E krijuar në vitin 2017, Bee Kids që në fillimet e saj ka patur si objektiv të zgjedhë për të përfaqësuar ato brande që nuk bënin kompromise me cilësinë e tyre. Përse? Sepse si fillim nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti i fëmijëve tanë. Andaj Bee Kids sjell në Shqipëri brandet më të mira të karrocave për fëmijë.
Stokke
Stokke është një kompani norvegjeze e njohur në mbarë botën për zgjidhjet më të mira për fëmijët. Për më shumë se dyzet vjet, Stokke ka kombinuar pasionin për dizajnin skandinav me aftësinë për të sfiduar të zakonshmet dhe për ti bërë produkte të bukura dhe që të nxitin lidhjen e ngushtë familjare.
Fëmijët kanë nevojë për këtë ndjenjë lidhjeje që të ndihen të sigurt dhe të dashur, duke i inkurajuar ata që të bëhen nxënës të pavarur dhe të sigurt në jetë. Të gjitha produktet kanë një qëllim të përbashkët: të inkurajojnë zhvillimin e fëmijëve dhe nxitin lidhjen e ngushtë familjare. Produktet e Stokke janë me funksionalitet të lartë, të rehatshme dhe shumë të lehta në përdorim.
Cybex
Cybex ofron sexholini për fëmijë dhe karroca për fëmijë që janë jo vetëm të sigurta, por përshtaten në mënyrë të përkryer në stilin e jetës urbane. Në zemër të markës Cybex dhe zhvillimeve të saj të produktit qëndron kombinimi i dizajnit unik, sigurisë së maksimale, cilësisë dhe funksionalitetet inteligjente.
Produktet e Cybex janë vlerësuar me jo më pak se nëntë çmime të Red Dot Design. Cybex është jo vetëm një lider në produktet të sigurta, por edhe në promovimin e një stili jetese inovativ dhe me atë çfarë sot është kthyer në tendencë.
Babyzen/ YOYO
Karrocat për fëmijë YOYO² nga Babyzen paloset dhe hapet në një moment. Praktike dhe e thjeshtë për ta mbajtur. Me karrocën për fëmijë YOYO² ju mund të hipni në autobus, në taksi ose ta merrni me vete në udhëtime të gjata.
Karrocë e gjithanshme dhe ultra kompakte. YOYO² siguron rehati optimale për fëmijën tuaj, pa u shqetësuar. Aksesorët dhe suporti i karrocës janë të pajisura me mbrojtje UV 50+ dhe kështu mbron në mënyrë optimale fëmijën tuaj nga rrezet e dëmshme UV.
Bugaboo
Prindërimi është aventura më e madhe dhe ndjesia më e bukur që mund të kaloni në jetë. Dhe me një partner pranë jush si Bugaboo, përgatituni të përjetoni të gjitha llojet e argëtimit dhe eksperiencave. Bugaboo i kushton vëmendje çdo detaji që nga zgjedhja e materialeve me cilësinë më të lartë për të krijuar produkte jetëgjata.
Dizajni inovativ shkon në koherencë me materialet më cilësore dhe zgjidhjet krijuese. Pëlhurat janë të buta në prekje, dhe pjesët më të forta janë të lehta dhe lehtësisht të zëvendësueshme. Kjo vëmendje e përpiktë ndaj çdo detaji mundëson që poduktet të performojnë po aq shkëlqyeshëm sa duken.
Doona
Trerrotëshi Doona është trerrotëshi më kompakt në botë. Dizajni urbanistik ju lejon të jeni të sigurt dhe të argëtoheni, pasi kombinon në mënyrë elegante funksionalitetin dhe estetikën.
Ju mund të udhëtoni të qetë me fëmijën tuaj pasi përshtatet lehtësisht në bagazhin e makinës tuaj ose në bagazhin e sipërm të aeroplanit. Trerrotëshi Doona është prodhuar nga materiale të jashtëzakonshme për të siguruar cilësi të qëndrueshme dhe ka tendë mbrojtëse ndaj rrezet UV.
***
Ky artikull është përpunuar dhe përshtatur në shqip nga stafi i Bee Kids.
Për të mësuar më shumë rreth nesh klikoni Rreth Bee
Për të vizituar dyqanin online klikoni: www.beekids.al