beekidsblog STOKE

Karroca Xplory® X- Dizajn dhe cilësi superiore skandinave

Karroca Xplory® X përçon një dizajn unik e cilësi superiore që ju përafron edhe më shumë me foshnjën tuaj! Cilësia skandinave e Stokke vjen eksluzivisht në Shqipëri nga dyqani për fëmijë Bee Kids. 

Karroca Xplory® X është zgjedhja perfekte për të gjithë ata prindër  që duan më të mirën për foshnjën e tyre pa cenuar sigurinë, cilësinë ose stilin. Xplory® X sjell foshnjën tuaj më afër për lidhjen që u nevojitet për t’u ndjerë të sigurt dhe të dashur.

Atë që e bën unike Xplory® X dhe shumë të kërkuar janë karakteristikat e saj, si, sedilja mbrojtëse me pozicione aktive, pushimi dhe gjumi i jep fëmijës tuaj komoditetin më të mirë në çdo hap të rrugës. Dizajni inovativ Skandinav e bën Stokke® Xplory® X të lehtë për tu manovruar dhe kontrolluar, kudo ku ju jeni. Aksesorët e sediljeve të makinës e bëjnë atë ideal  në funksion të të porsalindurit. Pëlhura ekstra e butë premium me mbrojtje nga dielli deri në 50°C bën që fëmija juaj të jetë plotësisht i mbrojtur.

bloginside 02

Me Xplory® X jo vetëm fëmijët ndjehen të mbrojtur, por edhe prindërit gjithashtu. Falë sediljes së lartë, ajo  ndihmon në shmangien e përkuljes, duke e bërë më të lehtë ndikimin në shpinë kur ndërveproni me fëmijën tuaj apo edhe karrocën në vende të ndryshme. Gjithashtu është e manovrueshme me shumë lehtësi, kur kaloni trotuarin, në rrugica të ngushta, në hyrje apo dalje nga kafeneja dhe kjo falë rrotave rrotulluese.

Më poshtë në mënyrë të përmbledhur ne do t`ju paraqesim disa nga karakteristikat kryesore që e kanë kthyer karrocën për fëmijë Stokke Xplory® X në zgjedhjen e parë dhe të padiskutueshme nga shumë prindër në mbarë europën.

Krijon lidhje më të ngushtë prind- fëmijë
Stokke Xplory® X ju mundëson që të krijoni një lidhje më të ngushtë me vogëlushët tuaj falë edhe afërsisë së strukturës. Kjo afërsi u mundëson vogëlushëve tuaj të ndjehen të mbrojtur dhe të ndjejnë dashurinë e prindërve

Sedilje mbrojtëse për fëmijët

Stokke Xplory® X falë dizanjit dhe strukturës ofron një mbrojtje ndaj fëmijëve tuaj, pavarësisht se ata janë duke lëvizur, po shplodhen ose janë duke fjetur. Gjithashtu nuk i limiton prindërit të shëtisin në vende të ndryshme me merakun e sigurisë së vogëlushëve.

Inovacion dhe stil 

Stokke Xplory® X përveç anës funksional vjen edhe me një dizajn unik dhe plot stil. Nga njëra anë e bën më të lehtë kontrollin dhe nga ana tjetër është edhe me stil, për të gjithë ata prindër që nuk duan të privojen nga stili i jetesës.

bloginside 01

Karakteristika të tjera që e bëjnë të vyer Stokke Xplory® X:

  • Komode për përdorim që nga të porsalindurit deri në 22 kg
  • Sedilje mbrojtëse për komoditetin e bebes
  • E manovrueshme lehtësisht dhe me rrota rrotulluese
  • Testuar  për sigurinë dhe cilësinë
  • Sedilje e lartë për ta mbajtur fëmijën tuaj afër. Afërsia dhe lidhja me prindërit e tyre u japin bebeve një ndjenjë sigurie
  • Sedilja e lartë ndihmon në shmangien e përkuljes, duke e bërë më të lehtë në shpinë kur ndërveproni me fëmijën tuaj
  • Palosja e tendës tepër pa asnjë zhurmë nuk shqetëson gjumin e foshnjës tuaj
  • Pëlhura ekstra të buta premium me mbrojtje nga dielli deri në 50°C
  • Rrota të lëvizshme për pastrim të lehtë
  • Dimensionet e shasisë me vend (gjatësia x lartësia x gjerësia): 101 x 56 x 131
  • Garanci 3-vjeçare

 

 

***
Ky artikull është përpunuar dhe përshtatur në shqip nga stafi i Bee Kids.
Informacioni është bazuar në faqen zyrtare të brandit Stokke
Linku: https://bit.ly/3ycWhDj

Bee Kids sjell brandet më të mira për karroca për fëmijë
Karrocat Cybex promovojnë një stil jetese inovativ dhe dinamik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close SHPORTA BEE
Close Lista e dëshirave
Parë së fundmi Close
Close

Close
Bee Kids
Categories