beekidsblog stokke

Stokke Sleep versioni Mini- Shtrati që evoluon ndërsa fëmija juaj rritet

Stokke Sleep versioni Mini është krevati i parë që përshtatet në mënyrë perfekte për fëmijën tuaj. Shtrati që evoluon ndërsa fëmija juaj rritet. Forma e tij karakteristike ovale i jep fëmijës suaj një ndjesi sigurie duke krijuar një ambient komod si fole.

Krevati ofron opsionin e rregullimit të lartësisë (së dyshekut) si dhe mundësinë e rritjes sëbashku me fëmijën tuaj. Krevati- Mini zgjerohet për t’ju përshtatur nevojave dhe madhësisë – së fëmijës në rritje, ndërsa ruan ndjesinë e familjaritet duke patur gjithnjë formën e tij të veçantë ovale.

Krevati zë një vend shumë të vogël në dhomën e fëmijës, ndërsa rrotat me frena lejojnë të lëvizet me lehtësi nga dhoma në dhomë. I gjerë vetëm 67 cm, është jashtëzakonisht shumë efikas dhe në një vend më pak hapësirë. Kjo e bën ideal për prindërit e rinj që akoma nuk kanë një shtëpi të tyre ose hapësira e shtëpisë aktuale nuk është shumë e madhe.

 

bloginside 03

Lëvizet lehtësisht
Stokke Sleep versioni Mini është i pajisur me rrota, të cilat lejojnë lëvizjen me lehtësi nga dhoma në dhomë. Madje për të rritur akoma më shumë sigurinë rrotat janë të pajisura edhe me frena

Rregullues lartësie
Stokke Sleep versioni Mini ka rregulluesit e lartësisë së dyshekut. Të cilët bëjnë të mundur lëvizjen e fëmijës në një pozicion të dëshiruar  në mënyrë më të rehatshme, pa shqetësuar aspak vogëlushët tuaj

Dyshek hipoalergjik
Dysheku i krevatit Mini është i përbërë me shkumë rezistente ndaj presionit, është hipoalergjik dhe ka një mbulesë që mund të hiqet  dhe të lahet lehtësisht.

Siguron ajrosje maksimale
Fundi i dyshekut është i përbërë nga vrima të vogla  për qarkullimin maksimal të ajrit. Kjo i mundëson vogëlushëve tuaj të bëjnë një gjumë të rehatshëm dhe pa djersitur.

Karakteristika të tjera:

  • Formë karakteristike ovale që krijon një ambient komod si fole për fëmijën tuaj
  • Krevat fleksibël që rritet sëbashku me fëmijën, nga mosha 0 deri 10 vjeҫ
  • I bërë me dru ahu të qëndrueshëm
  • Paketa për zgjerimin e krevatit nga Stokke Sleepi Versioni Mini në Stoke Sleepi Krevat shitet veçmas.

Pesha dhe dimensionet:

  • Pesha e krevatit: 16 kg
  • Krevati i montuar (gjatësia x lartësia x gjerësia): 83 x 87 x 67 cm

 

***
Ky artikull është përpunuar dhe përshtatur në shqip nga stafi i Bee Kids.
Informacioni është bazuar në faqen zyrtare të brandit Stokke
Linku: https://bit.ly/3sMbr1t

Karrocat Cybex promovojnë një stil jetese inovativ dhe dinamik
Pse prindërit i dashurojnë aq shumë karriget Stokke Tripp Trapp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close SHPORTA BEE
Close Lista e dëshirave
Parë së fundmi Close
Close

Close
Bee Kids
Categories