Pse prindërit i dashurojnë aq shumë karriget Stokke Tripp Trapp? Ja pse. Që nga viti 1972 dhe deri më tani mbi 10 milionë karrige të larta Stokke Tripp Trapp janë shtuar në tryezat e darkave në të gjithë botën falë stilistit të famshëm industrial norvegjez, Peter Opsvik. Karrigia e lartë e projektuar ergonomikisht dhe tejet e vlefshme mund të përdoret nga të porsalindurit deri tek fëmijët e rritur. Madje tani Tripp Trapp është në dispozicion më një sërë ngjyrash të gjalla që do t’i përshtaten çdo dekori apo arredimi shtëpie.
Elisse Grabriel na vjen në ndihmë duke na shpalosur disa fakte shumë interesante se përse tendenca e prindërve sot është drejt karrigeve Tripp Trapp. Ashtu si shumë nga produktet që ne duam dhe rekomandojmë; ideja për Stokke Tripp Trapp buronte nga nevoja e një prindi dhe një “mungesa” e produktit në treg që e plotësonte këtë nevojë. Gjithçka nisi nga një eksperiencë personale e sot krijuesit të Tripp Trapp. Nisi pikërisht kur djali i Peter Opsvik, Tor, e tejkaloi karrigen e tij të lartë në moshën dy vjeçare, Opsvik zbuloi se nuk kishte asnjë karrige të lartë të disponueshme që mund të siguronte mbështetjen dhe sigurinë e nevojshme për djalin e tij, duke e lejuar atë të ulej i qetë në lartësinë e tryezës me pjesën tjetër të familjes së tij. Tashmë i njohur për modelet e tij të karrigeve, Opsvik ndërmorri sfidën e krijimit të karriges së lartë. Çmimet e shumta dhe familjet e lumturuar, sot ia vlen të thuhet me plot gojë, që ia doli.
Si dikush që kaloi shumë kohë duke menduar për një shoqëri që ishte (dhe po bëhet) gjithnjë e më shumë ku po shpenzohet kohë duke qëndruar ulur, Opsvik donte të sigurohej që fëmijët të mund të lëviznin në mënyrë të sigurtë në karrigen e tyre, kështu që ai ndërthuri fleksibilietin për ta ngritur ose ulur karrigen sipas nevojës, duke ofruar një bazë për këmbët dhe mbështetjen e shpinës. Kjo zgjidhje do ti mundësonte prindërve ta përshtatnin për çdo fazë të jetës së vogëlushëve të tyre. Kjo ishte diferenca që krijoi Stokke Tripp Trapp. Ndryshe nga karriget tipike të larta që jeni mësuar të shihni dhe jo të përshtatshme, Tripp Trapp është krijuar për t’u përshtatur me tryezën tuaj të darkës në mënyrë që fëmija juaj të jetë në “zemër” të familjes tuaj. Duke i lënë ata të nënkutojnë se edhe gjatë procesit të ngrënies ju komunikoni me ata dhe se jeni aty për të qenë përkrah tyre.
Meqenëse zhvillimi njohës dhe fizik është një pjesë e përditshme e jetës së një fëmije, Stokke Tripp Trapp është krijuar për të ndihmuar dhe inkurajuar pavarësinë. Me lartësi dhe largësi midis këmbëve, të vendosura strategjikisht edhe një fëmijë i vogël mund të ngjitet lehtësisht në karrige vetë. Ndërsa fëmija juaj rritet, rritet edhe karrigia. E bërë 100% nga druri i ahut, Stokke është fokusuar gjithashtu në prodhimin e një karrige të lartë me efekte minimale në mjedis. Përmes standardeve të larta të prodhimit, aftësisë për të modifikuar karrigen e lartë dhe një modeli bazuar në zhvillimin dhe moshen e femijës, Tripp Trapp ka për qëllim të zgjatë përjetësisht.
Kur keni një të porsalindur, thjesht mund të shtoni aksesorin shtesë për të porsalindurit dhe karrigia kthehet në moment e vlefshme. Nga 6- muajsh deri në 2- vjeç, shtimi i Baby Set dhe Cushion mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të ulet në mënyrë të qetë në tryezë për ushqim dhe gjatë një bisede familjare ose me miq. Në moshën 3-4 vjeç fëmija juaj është gati të ulet në Tripp Trapp, pa përdorimin e Setit për Foshnje. Stokke Tripp Trapp është plotësisht e rregullueshme dhe ju mundëson të gjeni pozicionin e përsosur për fëmijën tuaj, e cila inkurajon dhe promovon qëndrimin e duhur dhe ekuilibrit të të gjithë trupit.
Mbi 6 vjeç e lartë, karrigia mund të përdoret për ushqim, për të luajtur ose për të bërë të tjera veprimtari. Dhe këtu del në pah sërish mrekullia që ofron Tripp Trapp, e cila mundëson të përshtatni lartësinë optimale që siguron që kyçet e këmbëve, gjunjët, ijet, shpina dhe qafa të qëndrojnë të gjitha në mënyrë korrekte. Ju gjithashtu mund të shtoni ose hiqni jastëkun për t’iu përshtatur nevojave të fëmijëve. Nëse doni ta çlironi fantazinë mund edhe ta përdorni gjithmonë!
***
Ky artikull është përpunuar dhe përshtatur në shqip nga stafi i Bee Kids.
Informacioni është bazuar në artikullin në faqen zyrtare të The Tot,
me autore Shkrimtaren & Editoren Elisse Gabriel,
Linku: https://bit.ly/389iub1