Jam i sigurt që të gjithë ju keni marrë një enigmë të paktën një herë si dhuratë për fëmijën tuaj të vogël ose ia keni blerë vetë. Gjithashtu jemi në dijeni, padyshim edhe ju, se sa e rëndësishme është ta lini vogëlushin tuaj të eksplorojë dhe mësojë me enigma. Pyetja vetvetiu ngrihet, pse? Çfarë faktori luan dhe si ndikojnë enigmat tek zhvillimi i fëmijëve?
Ja pse. Sigurisht që ka një fakt, madje një e vërtetë e pamohushme, se enigmat janë të shkëlqyera për ushtrimin e trurit për të gjitha moshat. Por, përfitimet e enigmave janë akoma më të mëdha dhe spsecifike kur je në vegjëli. Kur ju jeni duke zgjidhur një enigmë, hulumtimet kanë treguar se truri i majtë dhe i djathtë janë të angazhuar, duke qenë më aktiv se normalisht. Me hollësi, bazuar nga specialistë të fushës, por edhe studimet të vazhdueshme, ne do t`ju paraqesim më poshtë disa nga përfitimet kryesore.
Ndikojnë tek kujtesa
Enigmat e thjeshta mund të ndihmojnë në ndërtimin e kujtesës së një fëmije, pasi ata do duhet të mbajnë mend një ngjyrë, formë ose madhësi të veçantë kur kërkojnë pjesën e duhur të enigmës.
Ndikojnë tek njohja e formës
Një fëmijë duhet të shikojë më parë hapësirën boshe që mungon për ta mbushur dhe pastaj të gjejë pjesën e duhur. Kur të vegjlit janë duke e bërë këtë, do duhet të mbajnë mend formën, ngjyrën, madhësinë e enigmës dhe orientimin e pjesës mungur të saj. Ky ndikim është më i madh dhe më i dukshëm tek fëmijët 12 muajsh.
Ndikojnë tek zgjidhja e problemeve
Për të përfunduar me sukses një enigmë, kërkohen aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe nuk ka hapësirë që mund të zgjidhet ndryshe. Pra nuk ka alternativa të tjera, përveç zgjidhjes! Enigmat u lejojnë fëmijëve të praktikojnë dhe kultivojnë zgjidhjen e problemeve. Në fillim ata mund të kenë nevojë për udhëzime, por më pas mund ta mësojnë ta përfundojnë vetë procesin e plotësimit të enigmës. Fëmija arrin të eksplorojë se cilat pjesë përshtaten dhe nuk përshtaten, shpesh përmes provës dhe gabimit. Ky proces merr vlerë sepse i mëson ata se si t’i zgjidhin problemet në një mënyrë logjike.
Ndikojnë në rritjen e aftësive praktike
Në varësi të enigmave, fëmijëve u nevojitet të lëvizin pjesë të madhësive të ndryshme, të rrethojnë fjalët, të rrotullojnë çelësat, të orientojnë pjesët në mënyrën e duhur dhe t’i bëjnë ato të përshtaten me njëra- tjetrën. Shumë prej tyre përfshijnë lëvizje më të vogla të duarve që mund të zhvillojnë forcën e tyre të dorës. Këto përfitime janë më të dukshme kur ata fillojnë të praktikojnë të shkruarit.
Ndikojnë në rritjen e koordinimit sy- duar
Ndikimi i enigmave është edhe në rritjen e koordimit midis syve dhe duarve. Kur një fëmijë është në gjendje të rrotullohet, të heqë ose të ndiejë pjesë të enigmës, ai/ajo po mëson lidhjen midis duarve dhe syve të tij/saj. Një fëmijë mëson atë që i përshtatet hapësirës duke provuar pjesë të ndryshme ose më vonë, fjalë.
Ndikojnë në socializim
Fëmijët mësojnë të ndjekin hapat ose një proces të caktuar për të arritur qëllimin e përfundimit të një enigme. Ndonjëherë kjo mund të bëhet edhe me një bashkëmoshatar ose në një grup dhe puna në grup praktikohet për të përfunduar enigmën së bashku. Kjo rrit ndjeshëm socializimin e fëmijve, e cila fatkeqësisht po bëhet çdo ditë e më shumë shqetesuese edhe për realitetin shqiptar.
Përveç të gjitha përfitimeve të mësipërme, enigmat mund të jenë një aktivitet i shkëlqyeshëm për t’u praktikuar në familje. Enigmat ju sjellin më afër dhe ju mundëson të kaloni disa momente çlodhëse e argëtuese gjithashtu. Prindër, sugjeroni të vegjlit tuaj, madje edhe imponojani, të merren me enigma, sepse përfitimet janë shumë të mëdha.
Në Bee Kids ne ofrojmë një gamë të gjër puzzle për tju ofruar mundësi zgjedhjesh sipas preferencave të çdo prindi apo fëmije. Më poshtë ne po listojmë disa nga enigmat që mund ti gjeni online ose në dyqanet Bee Kids. Për të parë listën e plotë klikoni këtu
Loja e parë Puzzle ABC/123 për fillestarë do u mundësojë fëmijëve të kalojnë orë argëtuese me këtë puzzle të adhurueshëm me 9 copë prej druri! Pjesët përfshijnë A, B, C, 1, 2, 3 dhe një rreth, katror dhe trekëndësh me një mollë, dy zogj dhe tre makina. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël do të kënaqen në ndarjen e pjesëve me fotot në tabelën prej druri të fortë nga bordi i enigmës, duke zbuluar ngjyrat dhe modelet.
Vendoseni copëzën në vendin që duhet duke e perputhur me foton në tabelën e enigmës dhe dëgjoni 8 tinguj të ndryshëm të personazheve ose objekteve të fshehur në puzzle. Inkurajon aftësi te mira për zgjidhjen e problemeve dhe që femijët juaj të zhvillojnë një lojë të pavarur.
Puzzle edukativ Shtëpia e Kafshëve. Me enigmën e Shtëpisë së Kafshëve, të vegjlit do të mësojnë të shoqërojnë çdo kafshë me habitatin e tij përkatës.
Puzzle Numrat – Montessori, bazuar në “metodën Montessori”, kjo enigmë edukative është mënyra më argëtuese që fëmijët të mësojnë numrat nga 1 deri në 10 në anglisht. Ata do të kenë një kohë të shkëlqyeshme të mësojnë dhe të numërojnë!
Karakteristikat:
- Përmban 20 copë kartoni të përforcuar: në 10 prej tyre ilustrohet një numër i caktuar kafshësh dhe në 10 të tjera ilustrohen numrat nga 1 deri në 10.
- Fëmijët duhet të lidhin pjesët me ilustrime të kafshëve me numrin që pasqyron sasinë e saktë.
- Përmirëson zhvillimin e koordinimit sy-dorë dhe përvetësimin e fjalorit bazë në anglisht.
Cila është metoda Montessori?
Metoda Montessori u zhvillua në fillim të shekullit të 20-të në Itali me qëllim të ndihmës së fëmijëve për të marrë një zhvillim gjithëpërfshirës. Karakterizohet duke u dhënë fëmijëve një rol aktiv në të mësuarit e tyre, duke mbrojtur nevojën për të promovuar zhvillimin natyror të aftësive të tyre duke eksploruar mjedisin e tyre dhe, rrjedhimisht, zbulimin e tyre.
Vendoseni copëzën në vendin që duhet duke e përputhur me foton në tabelën e enigmës. Inkurajon aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe bën që fëmija juaj të zhvillojë një lojë të pavarur. Mosha +3 vjeç
***
Ky artikull është përpunuar dhe përshtatur në shqip nga stafi i Bee Kids. Informacioni është bazuar në artikullin në faqen zyrtare të The Tot, me autore Specialisten e Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme Anastasia Moloney,
Linku: https://bit.ly/3mv9rcF