Brandi i njohur norvegjez, Stokke, sapo ka nxjerrë në treg Stokke Xplory X e ri. Era e re e karroceve për fëmijë Xplory. Dizajni unik është krijuar enkas për të krijuar një lidhje më të ngushtë midis prindërve dhe vogëlushëve të tyre. Por, jo vetëm, edhe për të rritur kontaktin pamor kudo, në lëvizje, ulur në kafe apo në vende të tjera publike.
Padyshim që me Xplory X, Stokke ka rritur ndjeshëm cilësinë e ofruar, duke kombinuar modelin skandinav me stilin e shkëlqyer dhe një listë të gjatë e të vyer me veçorive. Stokke Xplory X është një karrocë e përsosur për prindërit kërkues, po kërkues ama. Siguria, cilësia dhe stili janë të gjitha në një produkt të vetëm. Le të shohim nga afër se çfarë e bën kaq unike Stokke Xplory X, të cilën e gjeni në dyqanin online për fëmijë Bee Kids. Ja çfarë të ofron Xplory X:
Një udhëtim luksi
Çdo gjë e kuruar në detaje, nga “koka” tek “këmbët”. Xplory X u mundëson atë çfarë fëmijët kanë më së shumti nevojë, të ndjehen të sigurtë, komodë dhe të padyshim të përkëdhelur. Ulësja e Stokke Xplory X, në cilindo pozicion që është fëmija, aktiv, duke pushuar ose duke fjetur, mundëson rehati maksimale, pavarësisht se ku jeni duke shëtitur. Stokke përdor pëlhura premium të buta dhe me mbrojtje maksimale nga rrezet e diellit UPF 50+, kështu që prindërit nuk do të privohen nga lëvizjet, pavarësisht temperaturave të larta.
Një karrocë që rritet bashkë me vogëlushët tuaj
Stokke Xplory X është ideale dhe e përshtatshme që nga lindja deri kur ata arrijnë një peshë prej 22 kg. Madje fleksibiliteti dhe dizanji u mundëson prindërve që të mos privohen nga të bëri veprime gjatë kohës që janë duke shëtitur me vogëlushët e tyre. Madje, është shumë e thjeshtë për ta hapur, mbyllur, ose përshtatja për në automjet.
Një lidhje më të ngushtë prind- fëmijë dhe rehati
Stokke Xplory X ju mundëson që të krijoni një lidhje më të ngushtë me vogëlushët tuaj falë edhe afërsisë së strukturës. Kjo afërsi u mundëson vogëlushëve tuaj të ndjehen të mbrojtur dhe të ndjejnë dashurinë e prindërve. E gjitha pa prekur rehatinë dhe komoditetin e vogëlushëve, duke qenë se ulësja është e bërë nga një material i butë dhe që thahet shpejt. Xplory X ka tre kënde të shtrirjes së ulëses për rehati gjatë gjithë ditës dhe një mbështetëse këmbësh të rregullueshme, për tu përshtatur lehtësisht.
Një siguri të garantuar
Stokke Xplory X vë sigurinë në radhë të parë, duke ofruar siguri të shtuar dhe një përshtatje të rehatshme. Ulësja e karroces Stokke Xplory X ka mbushje mbështetëse rreth kokës dhe ijeve për të mundësuar një udhëtim të sigurt. Sistemi i frenimit reagon shpejt duke ju mundësuar të keni kontroll gjatë gjithë kohë, edhe kur mund të jeni në vështirësi. Gjithashtu nuk i limiton prindërit të shëtisin në vende të ndryshme me merakun e sigurisë së vogëlushëve të tyre.
Prakticitet dhe stil
Stokke Xplory X përveç anës funksionale vjen edhe me një dizajn unik e plot stil. Nga njëra anë e bën më të lehtë kontrollin dhe nga ana tjetër dizanji unik u ofron shumë mundësi për të gjithë ata prindër që nuk duan të privojen nga stili i jetesës. Stokke Xplory X vjen në 5 ngjyra të shkëlqyera dhe të bukura sa edhe kombinim jua bën akoma më të lehtë. Aq praktike është sa prindërit mund ti komandojnë me një dorë edhe në vende të vështira. Nuk pengojnë ecjen e prindërve pasi largësia me rrotat është llogaritur në detaje. Xplory X ka një shasi të lehtë, të palosshme për karrocë dhe është mjaft kompakte kur paloset për t’u përshtatur në bagazhin e makinës. Madhësia e karriges me rrota; 101cm x 56cm x 131xm. Peshon 13.4 kg. E përshtatshme duke filluar nga të porsalindurit deri në 22 kg (afërsisht 48 muajsh).
Ju lejon ti shtoni aksesorë
Ekziston një gamë e tërë aksesorësh shtesë që mund t’i shtoni Xplory X tuaj për të gjithë ata prindër që duan ti lejojnë vetes kënaqësi ekstra gjatë shëtitjes. Duke filluar nga mbulesa ekstra e shiut, mbajtësja e këmbëve, çanta e ndërrimit dhe shumë aksesorë të tjerë që i gjeni online në dyqanin për fëmijë Bee Kids.
***
Ky artikull është përpunuar dhe përshtatur në shqip nga stafi i Bee Kids. Informacioni është bazuar në artikullin në faqen zyrtare të Natural Baby Shower, me autore Charlotte Geltsharp,
Linku: https://bit.ly/3mxiUjR