Një kategori dedikuar karrigeve, një aksesor shumë i domosdoshëm. Padyshim produktet lidhen kryesisht me karrigen Tripp Trapp dhe aksesorët shtesë. Tripp Trapp është karrigia që evoluon ndërsa fëmija juaj rritet.
Karrigia Tripp Trapp i përshtatet ҫdo lloj kategorie tavoline, për të bërë të mundur mbledhjen e të gjithë familjes në tryezën tuaj të dashur dhe në “zemër” të saj të jetë vogëlushi juaj. Dizajni inteligjent i karriges lejon rregullimin e vendosjes së uljes së karriges në drejtim vertikal (lartësi), si dhe atë horizontal (thellësinë), për ti dhënë liri në lëvizje fëmijës.
Por, jo vetëm kaq! Karrige me dizajne me motive kafshësh, ergonomike dhe me materiale cilësore që do adhurohen nga fëmijët. Sete, karrige dhe tavolinë, ideale për aktivitete argëtuese, aktivitete ngjyrosjeje, lojra në grupe, por edhe vakte të shpejta. Të gjitha me dizajne dhe cilësi superiore, që do përshtatet me çdo arredim dhome fëmijësh apo çdo këndi tjetër në shtëpi.

Janë shfaqur 1–24 nga 48 produkte

SHPORTA NË BEE

close