27 rezultate

  • Rendit
    ...
Close
Mosha
Çmimi
Çmimi: Reset
  • Veshje tekstile për Tripp Trapp® Newborn- Pink 3,900 L

    Vishni kompletin tuaj të sapolindur Tripp Trapp® me mbulesën e kthyeshme tekstili ne nuancë pink. Duke pasur një printim të ndryshëm në të dyja anët ju lejon të ndryshoni pamjen herë pas here. Është e lehtë për t’u vendosur dhe hequr. Mban hapësirën e fëmijës suaj super të pastër dhe  ofron rehati shtesë falë një materiali super të butë.

    Karakteristikat:

    • E butë dhe komode
    • Vishet nga të dyja anët
    • Ofron rehati shtesë falë një materiali super të butë
    • Mban hapësirën e fëmijës suaj super të pastë
    • E bërë nga pambuku organik i cilësisë së lartë, Oeko Tex

    Të dhënat teknike:

    • Mosha: +0 muajsh
    • Lahet në 40 gradë

    Ka stok

  • Përzgjedhur-15%Limited
    Mbulesë dysheku Cradle Classic 4,250 L

    Mbrojtësja e dyshekut është bërë nga një përzierje pambuku dhe poliesteri. Kornizon të gjithë hapësirën dhe krijon një mjedis të sigurt gjumi për vogëlushët tuaj. Është perfekte pasi ofron një mjedis komod, mbron dyshekun dhe në të njëjtën kohë garanton qarkullim të ajrit, për të mos krijuar mbinxehje.

    Karakteristikat:

    • Mbrojtëse dysheku
    • Krijon një mjedis të sigurt gjumi për vogëlushët tuaj
    • Material i butë
    • Lejon ajrosjen duke mos krijuar mbinxehje

    Të dhënat teknike:

    • Rekomandimi i moshës: +0 muajsh
    • Larje në 40 °C

    Ka stok

  • Bazë Isofix Z2- E zezë 36,800 L

    Baza Isofix Z2 është projektuar posaçërisht për sediljen e makinës. Instalohet në makinën tuaj duke përdorur pikat e ankorimit ISOFIX për t’ju siguruar  se sedilja është e siguruar siç duhet pa pasur nevojë ta fiksoni me rripinin e sigurimit.  Baza Isofix është projektuar për siguri maksimale dhe thjeshtësi në vendosje dhe heqje. Përshtatet me ndenjëset Cybex Cloud Z2 i-Size dhe Sirona Z2 i-Size. Mundëson rrotullim 180 gradë për Cloud Z2 i-Size dhe 360 gradë Sirona Z2 i-Size.

    Karakteristikat:

    • Ofron siguri maksimale
    • Lartësia e këmbës mbështetëse është e rregullueshme
    • Instalim i thjeshtë me një klikim
    • Përshtatet me Cloud Z2 i-Size dhe Sirona Z2 i-Size

    Ka stok

  • Përzgjedhur-15%Limited
    Djepi Leander Classic™ Grey 38,930 L

    Çdo fëmijë ka nevojë për një bazë të sigurt për të fjetur. Në djepin Leander Classic™, fëmija juaj shtrihet i butë dhe i sigurt, si në një fole të vogël e të rehatshme. Djepi varet nga një pikë e vetme – ose nga tavani ose në një trekëmbësh. Prandaj, ai mund të lëkundet me qetësi dhe lirisht në të gjitha drejtimet. Lëvizjet janë qetësuese ndërsa stimulojnë shqisat, ekuilibrin dhe aftësitë motorike të foshnjës tuaj.
    Djepi është i përshtatshëm për fëmijën e porsalindur nga 0-6 muajsh. A është i bërë nga materiale të zgjedhura me kujdes dhe përputhen me kërkesat strikte të cilësisë dhe sigurisë.

    Nëse nuk keni mundësinë të varni djepin Leander Classic™ nga tavani, mund të përdorni trekëmbëshin Leander Classic™ të dizenjuar me porosi. Tripodi është i lehtë për t’u përdorur dhe lëviz nga dhoma në dhomë ose në cilindo ambient të shtëpisë që ju dëshironi. Tejet praktik në hapje dhe në palosje. Bërë nga material alumini i cili ofron fortësi dhe qëndrueshmëri të lartë.

    Karakteristikat:

    • Praktik dhe funskional
    • Dizenjo që përshtatet kudo
    • Lëvizet me thjeshtësi në çdo ambient të shtëpisë
    • Bërë nga material alumini

    Të dhënat teknike:

    • Lartësia: 242 – 275 cm
    • Pesha: 3 kg
    • Pesha mbajtëse: 15 kg
    • Certifikimi: EN 71-3

    Ka stok

  • Përzgjedhur-15%Limited
    Veshje për ndërrues Petit Praia Garden 4,080 L

    Ndërruesi Petit Praia, është tejet praktik për prindërit. Mund të vendoset kudo, tek krevati, komodina ose edhe në tavolinë. Butësia e dyshekut, forma dhe dizajni praktik e shdërrojnë në një vend të sigurtë për ndërrimin e vogëlushëve. Lartësia dhe pozicionimi mundëson kontaktin e vazhdueshëm me sy. Veshja e ndërruesit ju mundëson ti jepni një pamje të re dhe akoma më të bukur sa herë keni nevojë.

    Karakteristikat:

    • E bërë me material 100% pambuk
    • Vjen me një dizajn të bukur
    • Lahet në 30°C
    • Vjen me përmasa  70 x 80 cm

     

    Ka stok

  • Përzgjedhur-15%Limited
    Ndërrues Lalee- Sand 6,800 L

    Ndërruesi Lalee, ngjyrë nuance rëre, është tejet praktik për prindërit. Mund të vendoset kudo, tek krevati, komodina ose edhe në tavolinë. Butësia e dyshekut, forma dhe dizajni praktik e shdërrojnë në një vend të sigurtë për ndërrimin e vogëlushëve. Lartësia dhe pozicionimi mundëson kontaktin e vazhdueshëm me sy.

    Karakteristikat:

    • Multifunksional dhe tejet praktik për prindërit
    • I butë dhe komod
    • Me mbushje shkumë polieteri
    • Veshje me ndërthurje materiali poliesteri dhe shkume poliesteri
    • Lahet në 30°C
    • Vjen me përmasa  50 x 65 x 10 cm

     

    Ka stok

  • Kosh për rroba- Pata 3,400 L

    Koshi i rrobave me figurën e patës është zgjidhja perfekte për të mbajtur dhomën e fëmijës të rregullt duke ju ndihmuar në sistemimin e rrobave. Dy doreza të mëdha, të cilat palosen përbrenda krijojnë një hapje rrethore në të cilën futen rrobat. Baza është e bërë me një pëlhurë rrjetë për ajrosje. Koshi i rrobave është lehtësisht i pastrueshëm dhe paloset në mënyrë të sheshtë kur nuk është në përdorim.

    Karakteristikat:

    • Koshi ka dy doreza të mëdha që ndihmojnë në lëvizje, nga një vend në tjetrin
    • Mund të pastrohet lehtë dhe nuk zë shumë vend kur nuk është në përdorim

    Të dhënat teknike:

    • Materiali: 100% poliestër
    • Përmasat: 48 x 56 x 28 cm

    Ka stok

  • Pasqyrë makine për bebe – Baby XL 2 3,570 L

    Përveç pasqyrës standarde për fëmijë, BeSafe tani  ofron një pasqyrë premium për fëmijë me drita të integruara LED. Kur shtypni telekomandën e vogël, drita zbehet dhe i mundëson prindërve të shohin fëmijën e tyre në errësirë pa i zgjuar ose shqetësuar. Baby Mirror XL-2 mundëson një sipërfaqe shikimi të zgjeruar dhe këndi i saj mund të rregullohet lehtësisht me një mekanizëm rrotullues dhe anues. Është testuar dhe përmbush të gjitha standartet për sigurinë e lartë që ofron.

    Karakteristikat:

    • Pasqyrë me dritë LED për kontrollin e fëmijëve në makinë
    • Drita e rregullueshme nuk shqetëson fëmijët
    • Mundëson një sipërfaqe shikimi të zgjeruar
    • Përmbush kushtet e larta të sigurisë

     

     

    Ka stok

  • Karusel muzikor Musical Garden 7,565 L

    Karusel i bukur muzikor Musical Garden me personazhe simpatike, lepurin Ronnie, një zog dhe një luleshtrydhe. Përfshin 30 minuta muzikë klasike dhe tinguj të natyrës që do ti bëjë vogëlushët të bien në gjumë. Muzika është e përshtatur enkas për vogëlushët.   Ideale për në shtrat dhe për të magjepsur të vegjlit me një ëmbëlsi të madhe falë melodisë muzikore. E përkryer që vogëlushët të zhvillojnë shqisat, aftësitë njohëse dhe inteligjencën emocionale.

    Karakteristikat:

    • Karusel muzikor me tre personazhe simpatike
    • Përfshin 30 minuta muzikë klasike dhe tinguj të natyrës
    • Ofron kontroll të volumit
    • Ideale për  në shtrat dhe përpara se vogëlushët të flenë
    • E përkryer që vogëlushët të zhvillojnë shqisat, aftësitë njohëse dhe inteligjencën emocionale.

    Të dhënat teknike:

    • Punon me 3 bateri AAA
    • Mosha:  0- 6 muajsh

    Ka stok

  • PërzgjedhurOFERTËLimited
    Dyshek loje me harqe Trixie 16,065 L
    Mr. LionMrs. Elephant

    Dyshek loje për vogëlushët, i butë, i rehatshëm dhe argëtues. Në dy harqet mbi tapetin varen tre lodra të këndshme me disa funksione: një pasqyrë, një unazë për mishin e dhëmbëve, një unazë druri, një rrake, një pjesëz me letër të zhurmshme dhe detaje të tjera tërheqëse për fëmijët.

    Karakteristikat:

    • Dyshek loje argëtues me dy harqe dhe tre lodra argëtuese
    • Ka sipërfaqe të butë dhe të rehtashme
    • Stimulon shqisat nëpërmjet lojës
    • I përshtatshëm për forcimin e muskujve të qafës dhe kurrizit gjatë qëndrimit me bark
    • Mund të lahet në lavatriçe me 30 gradë
    • Mosha: 0 +

    Të dhënat teknike:

    • Diametri: 100 cm
  • Govatë Dhe Suport Stokke®- E Bardhë/Jeshile 8,200 L

    Govata dhe suporti Stokke® – Govata është shumë praktike, e lehtë për t’u përdorur dhe mund të merret kollaj me vete edhe kur udhëtoni. Gjithashtu govata mund të paloset në sekonda dhe uji derdhet lehtësisht përmes tapës në pjesën e poshtme, e cila është ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe u jep prindërve një sugjerim ne lidhje me temperaturën e ujit.  Për siguri shtesë ka një bazë jo rrëshqitëse, që fëmija mos të rrëshkasë gjatë larjes. Ky produkt nga marka revolucionare Stokke është i fortë për të mbajtur dhe e përdorshme nga fëmijët deri në moshën katër vjeç. Stokke Newborn  përshtatet në mënyrë perfekte brenda në govatën e larjes Stokke Flexi Bath. Është projektuar për t’iu përshtatur formës natyrale të trupit të foshnjeve dhe ofron mbështetje ergonomike gjatë kohës së banjës.

     

    Karakteristikat:

    • E përshtatshme për femijët nga mosha 0 – 4 vjeç
    • Pastrohet lehtësisht me ujë të ngrohtë dhe me sapun
    • E disponueshme në disa variante, me konture me ngjyra të ndryshme
    • Mbështetje ergonomike për të porsalindurin tuaj në kohën e banjës
    • Imiton në perfeksion mbështetjen e një krahu të qëndrueshëm të një prindi

    Të dhëna teknike:

    • Materiali: PP+TPE
    • Përmasat e palosur: 64 x 24 x 8 cm;
    • Përmasat e hapur: 66 x 35 x 24 cm
    • Pesha: 1.7 kg

    Këshillë!

    Ju lutemi vini re se tapa prej gome e ndjeshme ndaj nxehtësisë së ujit nuk është termometër! Gjithmonë kontrolloni temperaturën e ujit me dorë për të siguruar që ajo është temperatura e duhur për rehatinë dhe sigurinë e fëmijës tuaj. Nëse keni dyshime, përdorni saktësisht një termometër të besueshëm

    Ka stok

  • Rripi Sigurues Stokke® – Bezhë 5,900 L

    Rripi sigurues, Stokke® Bezhë,  është lehtësisht i rregullueshëm dhe është projektuar me kujdes me pesë pika. Ju lutemi mos harroni të mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje. Përshtatet shpejt dhe lehtë. Gjithashtu pastrohet shumë thjeshtë dhe ka material të fortë.

    Karakteristikat:

    • I lehtë për t’u përdorur
    • Projektuar me 5 pika dhe rripa të rregullueshëm
    • Bërë nga najloni i qëndrueshëm, i lehtë për tu larë
    • Asnjë substancë e dëmshme, pa BPA
    • Mund të përdoret vetëm me Setin e Foshnjës Tripp Trapp® në karrigen Tripp Trapp®.

    Të dhënat teknike:

    • Pesha: 0.2 kg
    • I përshtatshëm 6- 36 muajsh

    Ka stok

  • Jastëku Klasik Tripp Trapp®- Stars Multi 6,600 L

    Jastëku klasik, Tripp Trapp® Classic Cushion, është  i gjithanshëm dhe funksional. I shton  butësi dhe personalitet karrigeve Tripp Trapp. Jastëku është i disponueshëm në një gamë të gjerë ngjyrash dhe modelesh. Falë këtij jastëku të dedikuar ju mund ti ndryshoni pamjen karrigeve tuaja Tripp Trapp sa herë që të dëshironi. Jastëku klasik, Tripp Trapp® është lehtësisht i përshtatshëm me të gjitha karriget Tripp Trapp® me ose pa Setin e Foshnjës Tripp Trapp®.

     

    Karakteristikat:

    • Të butë dhe të rehatshëm
    • Vihet dhe hiqet me lehtësi
    • Plotësojnë standartet Organike OCS
    • Përshtaten me karriget Tripp Trapp®

    Të dhëna teknike:

    • Pesha: 0.188 kg
    • Përmasat: 25 x 2 x 42 cm

    Ka stok

  • Tripp Trapp Baby Set- Serene Pink 6,700 L

    Edhe më i vogli i familjes mund t’i shtohet tryezës suaj me anë të këtij aksesori shtesë; ulëses për bebe Tripp Trapp. Edhe pse i ul mundësinë e lëvizshmërisë fëmijës, ajo ofron komoditet dhe siguri. Qëllimi  është të kufizoj lëvizjet e panevojshme të fëmijës dhe të shmangë mundësinë e rënies  nga karrigia.

    Ndërkohë që fëmija juaj mëson si të rri ulur, karrigia Tripp Trapp, e pajisur me ulësen shtesë, i jep mbështetjen ideale për shpinën dhe e ndihmon të rri i qetë në karrigen e lartë.  Kur fëmija arrin të ulet e të ҫohet nga karrigia vetë, ju mund të hiqni ulësen për bebe dhe të lini thjeshtë karrigen revolucionare Tripp Trapp, e cila i ofron më shumë liri në lëvizje dhe më shumë pavarësi në qëndrimin e fëmijës ulur.

    Karakteristikat:

    • I jep fëmijës liri në lëvizje, por duke i penguar mundësinë e daljes vetë nga karrigia
    • Krijon lehtësi në uljen apo ngritjen e fëmijës nga karrigia.
    • I përshtatshëm deri në moshën 3- vjeҫare, ose deri në 15 kg

    Ka stok

  • Karrige Tripp Trapp – Rozë antike 27,800 L

    Karrigia që rritet bashkë me fëmijën

    Karrigia Tripp Trapp është një karrige revolucionare, e dizenjuar nga Peter Opsvik, i cili zhvilloi kategorinë e karrigeve për fëmijë që në vitin 1972. Ajo i përshtatet ҫdo lloj kategorie tavoline duke lejuar fëmijën tuaj të ulet pranë jush në tryezë, për të shijuar vaktet së bashku me pjestarët e tjerë të familjes. Dizajni inteligjent i karriges lejon rregullimin e ulëses si në lartësi ashtu edhe në thellësi. Gjithashtu mundësia e rregullimit të lartësisë së këmbëve i shton rehatinë fëmijëve pavarsisht gjatësisë së tyre. Kjo karrige do t’ju shoqërojë në të gjitha fazat e jetës.

    Karakteristikat:

    • Dizajni i saj klasik përshtatet me çdo stil ambjenti
    • Siguron mbështetje për shpinën dhe këmbët në ҫdo moshë ​
    • I realizuar me dru ahu
    • Variacion ngjyrash që mund të përshtaten me çdo dekor apo mobilim

    Të dhëna teknike:

    • Mund të mbajë deri në 136 kg peshë
    • Përmasat: 49 x 79 x 46 cm ​

    Ka stok

  • Mbulesa e shiut YOYO+ 4,500 L

    Mbulesa e shiut YOYO+ u mundëson ti mbani të sigurtë vogëlushët tuaj edhe në daljet në ditët me shi. Është e lehtë, kompakte, e thjeshtë për t’u përdorur dhe thahet shpejt. Mbulesa e shiut  YOYO+ është projektuar për të mbrojtur të voglin tuaj nga era dhe moti i lagësht. Bashkëngjitet lehtësisht në Karrocat Babyzen YOYO+. Më e rëndësishmja, ka ventilim dhe një hapësirë të madhe për dukshmëri më të lehtë dhe një pamje të mrekullueshme. Paloset në një çantë shtesë të integruar që futet në shasi për tu ruajtur.

    Karakteristikat:

    • Mundëson ti mbani të sigurtë vogëlushët tuaj edhe në daljet në ditët me shi
    • Ventilimi i integruar
    • I lehtë, kompakt për transport dhe ruajtje të lehtë
    • Bashkëngjitet lehtësisht në karrocat Babyzen YOYO+

    Ka stok

  • Tabaka Stokke® – E bardhë 7,200 L

    Tabakaja Stokke e bën karrigen tuaj Tripp Trapp të përshtatshme për ngrënie. Tabakaja është zgjidhja ideale kur duhet të ushqeni shpejt fëmijën tuaj, ose kur nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme në tryezën e përbashkët. Vogëlushët mund ta përdorin si hapësirë për të ngrënë dhe luajtur. Linjat e pastra të dizajnit skandinav të tabakasë Stokke plotësojnë më së miri karriget Tripp Trapp duke i shtuar funksionalitetin dhe vlerën.

    Karakteristikat:

    • E përshtatshëm për fëmijët nga 6 muajsh deri në 3 vjeç
    • E përbërë nga material plastik pa BPA
    • Pastrohet lehtë
    • E projektuar dhe e përshtatshme me karrigen Stokke Tripp Trap

    Të dhënat teknike:

    • Përmasat: 44 x 41 x 4 cm
    • Pesha: 0.7 kg

    Ka stok

  • Rrjetë insektesh – YOYO+ 4,500 L

    Rrjeta e insekteve YOYO 6+ mban mushkonjat dhe insektet larg fëmijës tuaj teksa lejon ajrin të qarkullojë brënda karrocës. E thjeshtë për t’u vendosur dhe hequr dhe gjithashtu mund të paloset dhe të ruhet brënda çantës së karrocës për ta patur gjithmonë me vete.

    Karakteristikat:

    • Mbrojtje maksimale ndaj mushkonjave dhe insekteve
    • E thjeshtë për t’u vendosur dhe hequr
    • Lejon qarkullimin optimal të ajrit brënda karrocës
    • Mund të paloset dhe të mbahet brënda çantës së karrocës për ta patur gjithmonë me vete

    Ka stok

  • Organizues- Elefanti 2,125 L

    Të mbash gjërat e organizuara ndonjëherë është e vështirë, por me mbajtësen e 3 Sprouts elefanti tani është më e thjeshtë. Ju mundëson të mbani të organizuara pelenat, pudrën, letrat e lagura apo ҫdo gjë tjetër që ju nevojitet. Ofron një dizenjo të këndshme dhe funksionale, që  mund ta përdorni edhe si mbajtëse për lodra.

    Karakteristikat:

    • Organizues dhe mbajtës i aksesorëve të ndryshëm
    • Mbajtës pelenash, pudre dhe letrash të lagura
    • Mban gjërat e organizuara kudo në shtëpi
    • Dizajni i këndshëm shkon me çdo dekor

    Të dhënat teknike:

    • Përmasat: 26.5 x 28 x  25.5 cm
    • Materiali: 100% poliestër
    • Mund të pastrohet lehtë me një letër të lagur

    Ka stok

  • PërzgjedhurSold Out
    Karrocë Babyzen YOYO2 – Peppermint (Classic) 65,400 L

    Karroca YOYO2 paloset dhe hapet me njërën dorë, mund të mbahet mbi supe si një çantë, rrëshqet kudo, ruhet lehtësisht dhe udhëton si bagazh dore në aeroplan. Karroca YOYO2 përfiton nga fleksibiliteti dhe amortizimi i pashembullt, falë bllokimit të ri individual në të 4 rrotat, duke lejuar e atë të udhëtojë në mënyrë të përsosur të gjitha llojet e sipërfaqeve. YOYO2 është jashtëzakonisht e fortë dhe e lehtë falë materialeve të saj me cilësi të lartë. Me aliazh alumini dhe plastikë teknike të veshur me çelik dhe të përforcuar me fibra xhami, karroca juaj do të zgjasë për disa breza.

    Të gjitha produktet dhe aksesorët BABYZEN që i përshtaten YOYO2 përshtaten edhe me YOYO+.

    Karakteristikat kryesore:

    • Paloset dhe transportohet lehtësisht me një dorë
    • Përmasa të përshtatshme për bagazh dore
    • Kosh magazinimi XXL
    • Materiale cilësore që i rezistojnë kohës dhe përdorimit
    • Mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit UPF 50 +
    • Pëlhurat mund të hiqen dhe të lahen në lavatriçe me 30°C
    • Dorezë me rrip lidhës për më shumë siguri
    • Rripa sigurie me 5 kapje
    • Mbështetëse ergonomike e lëvizsshme në disa pozicione
    • Përshtatet në hapësirat më të vogla
    • Teknologji unike për amortizimin e rrotave Hytrel®
    • Perfshin çantën që mban karrocën

    Të dhëna teknike: 

    • Pesha: 6.6 kg
    • Pesha mbajtëse: Deri në 22 kg
    • Madhësia: 52 x 44 x 18 cm (e palosur)

    S’ka stok

  • -15%LimitedSold Out
    Çantë karroce Stokke® Xplory® X- Rich Black 19,210 L

    Stokke® Xplory® X – çanta e karrocës  është një aksesor i vyer që prindërve u duhet modoemos gjatë xhirove mbasdite. Ajo ofron disa opsione mbajtjeje, i bashkëngjitet karrocave Stokke, mbahet në dorë ose hidhet në shpinë. Mund të mbajë të gjitha aksesorët e nevojshmëm, që të jeni të pregatitur në çdo situatë. Të gjitha opsionet e bëjnë më praktike në përdorim nga çdo prind. Nga ana funksionale,  çanta e ndërrimit Stokke, përfshin disa xhepa me madhësi të ndryshme dhe një xhep anësor për lehtësi.

    Karakteristikat:

    • Materiali i çantës është  UPF 50+ dhe pa PFC
    • Nuk është i përshkueshëm nga uji dhe pastrohet lehtë
    • I bashkëngjitet karrocave Stokke
    • Dorezë për ta mbajtur në dorë
    • Rripa për ta hedhur në shpinë

    Të dhënat teknike:

    • Përmasat: 39 x 25 x 18 cm
    • Pesha: 0.88 kg

     

    S’ka stok

  • PërzgjedhurSold Out
    Ndenjëse makine – Cybex Sirona Z2 Plus i-Size 59,900 L
    Deep BlackKhaki GreenMustard YellowSoho Grey Mid Grey

    Sirona Z2 i-Size Plus vë në pah sigurinë, komoditetin dhe stilin. Falë mekanizmit të zgjuar të rrotullimit 360°, është e lehtë të zgjedhësh midis pozicionit të sigurtë nga ana e kundërt e drejtimit të makinës ose atij të rehatshëm në anën e drejtimit të makinës. Hyrja dhe dalja e fëmijës suaj është gjithashtu e lehtë, pasi tashmë sedilja mund të rrotullohet anash nga dera e makinës edhe kur është e shtrirë. Standardet e sigurisë që përcaktojnë industrinë për të cilat njihet CYBEX sigurohen nga sistem i integruar linear i mbrojtjes nga goditjet anësore dhe teknologjia e zvogëlimit të energjisë. Udhëtime paqësore, komode dhe të sigurta për ju dhe fëmijën tuaj janë të siguruara me Sirona Z2 i-Size Plus.

    Karakteristikat kryesore:

    • I përshtatshëm nga lindja deri në rreth 4 vjeç (45 – 105 cm; maksimumi 18 kg)
    • Pozicioni hyrës-dalës i lehtësuar
    • Mekanizëm rrotullimi 360° për hyrje dhe dalje të lehtë të fëmijës
    • Funksioni i shtrirjes me një dorë
    • 5 pozicione mbështetëse si përpara ashtu edhe mbrapa
    • Kapëse rripi magnetik për të lehtësuar hyrjen dhe daljen e fëmijës
    • Mbështetësja e kokës e rregullueshme me 12 pozicione
    • Sistemi i integruar LSP për mbrojtje nga goditjet anësore
    • Teknologjia ER-Tech për të ofruar siguri më të madhe në rast të një përplasjeje ballore
    • Mbushja për foshnje mund të hiqet
    • Baza Z blihet veçmas

    Të dhënat teknike:

    • Përmasat: 71.5 x 43 x 64 cm
    • Pesha: 15 kg

    S’ka stok

  • Përzgjedhur-15%LimitedSold Out
    Pëlhurë mbrojtëse Leander Classic Cradle- Sage Green 5,695 L

    Pëlhura mbrojtëse gjysmë transparente është bërë nga një përzierje pambuku dhe poliesteri. Kornizon të gjithë djepin dhe krijon një mjedis të sigurt gjumi për vogëlushët tuaj. Është perfekte pasi i mbron nga stimujt e jashtëm dhe në të njëjtën kohë garanton qarkullim të ajrit. Pëlhura vjen me një ngjyrë të ëmbël nuance jeshile duke i dhënë një pamje akoma më të bukur djepit Leander Classic™.

    Karakteristikat:

    • Pëlhura mbrojtëse gjysmë transparente
    • Krijon një mjedis të sigurt gjumi për vogëlushët tuaj
    • Lejon qarkullimin e ajrit
    • I jep një pamje akoma më të këndshme djepit

    Të dhënat teknike:

    • Rekomandimi i moshës: +0 muajsh
    • Materiali: 35% pambuk, 65% poliester
    • Pesha: 250 g
    • Përmasat: 150 x 290 cm
    • Larje në 40 °C

    S’ka stok

  • Përzgjedhur-15%LimitedSold Out
    Çarçafë pambuku për Leander Cradle (2 copë) 4,250 L

    Çarçafë të butë, set me 2 copë, bërë nga pambuku organik. Çarçafi është bërë në një material i butë dhe elastik, duke e bërë atë të komod dhe të rehatshëm për të fjetur fëmijën tuaj. Çarçafi përshtatet me dyshekun ovale të djepit Leander Classic™, por përshtatet edhe me dyshekët e tjerë të djepit me përmasa 40 x 80 cm.

    Karakateristikat:

    • Ofron butësi dhe komoditet
    • Materiale cilësore prej pambuku
    • Vjen me përmasa 40 x 80 cm

    S’ka stok

  • -15%LimitedSold Out
    Liewood Baby Nest Classic Dino mix 13,515 L

    Liewood Baby Nest, në formë veze imiton ndjenjën e të qenit në barkun e nënës dhe i jep foshnjës tuaj një ndjenjë mbrojtjeje, ngrohtësie dhe përkëdhelje. Kudo ku jeni, në shtëpi apo në udhëtim, me familjen apo me grup miqsh, Baby Nest krijon mundësinë që vogëlushët tuaj të ndihen rehat dhe e bëjnë gjumin ose kohën e lojës shumë më të lehtë. Dizajni plot stil dhe kombinimi unik i materialeve cilësore bën që vogëlushët tuaj të përjetojnë një ndjejnë të butë ngrohtësie dhe rehatie.  Ndërsa sipërfaqja e përbërë nga 100% pambuk i jep më tej një ndjenjë të butë përkëdhelëse ndërsa shijon gjumin.

    Çfarë e bën të vyer:

    • I jep foshnjës tuaj një ndjenjë mbrojtjeje, ngrohtësie dhe përkëdhelje
    • Bërë nga materiale cilësore dhe jo të dëmshme për vogëlushët
    • E lehtë për ta mbajtur gjatë udhëtimeve
    • Dizaj  ergonomik
    • Ofron siguri dhe ndjesi butësie
    • Testuar sipas standardit ndërkombëtar të provës EN1466: 2014 / AC: 2015, plotëson standardet evropiane të sigurisë për ashensorët e foshnjave

    Të dhëna teknike:

    • Materiali: 100% pambuk organik
    • Pesha mbajtëse: 9 kg
    • Përmasat: 32 x 76 cm
    • Proces tharjeje natyrale

    S’ka stok

  • -15%LimitedSold Out
    Jastëku Nuuroo Bobby- Autumn Leaf 7,310 L

    Jastëku Bobby Nursery ka një dizajn unik që ofron rehati optimale për vogëlushët dhe mbështetjen e duhur për nënën. Jastëku është prej pambuku organik me mbushje poliestër të ricikluar.  Madje rekomandohet dhe përdoret nga ekspertë të fushës. Bërë me materiale cilësore, antialegjik, pa erë dhe pa substanca të dëmshme. Gjithashtu mund ta përdorini edhe gjatë ushqyerjes me qumësht gjiri, ose gjatë aktiviteteve të vogëlushëve në muajt e parë si mbështetës.

    Karakteristikat:

    • Ofron një mbështetje të rehatshme dhe të sigurt
    • Përshtatet gjatë aktivitetit ditor dhe gjatë natës
    • Bërë nga material i butë dhe cilësor
    • Vjen me dizajn ergonomik
    • Antialegjik, pa erë dhe pa substanca të dëmshme

    Të dhënat teknike:

    • Materiali: 100% pambuk organik
    • Përmasat: 70 x 45 cm
    • Larja: Rekomandohet larja vetëm e mbështjelljes në 30 gradë

    S’ka stok

  • Kembe Govate Stokke 8,500 L

    Stokke® Flexi Bath® Stand është krijuar për t’ju sjellë më afër me vogëlushët tuaj dhe për ti kthyer në momente argëtuese. Ideuar ekskluzivisht për t’iu përshtatur Stokke® Flexi Bath® dhe ofron siguri, lehtësinë në mbajtje  dhe komoditetin me gjithçka afër. Stokke® Flexi Bath® Stand është një nga stendat e para që plotëson rregulloret e reja të BE për qëndrimet e stendave (EN 17072: 2018). Mund të përdoret për larjen e të porsalindurve duke ju shmangur  dhimbjet e shpinës nga gjunjëzimi në dysheme.

    Karakteristikat:

    • Instalim i thjeshtë, duke e ngritur foshnjën tuaj afër në një lartësi të rehatshme
    • Ofron siguri me këmbë jo të rrëshqitshme, brava me veprim të dyfishtë dhe tregues të sigurisë
    • Paloset e sheshtë me Flexi Bath® të bashkangjitur  për transport dhe magazinim të lehtë
    • Përmban mbajtës për peshqirin
    • Përmban zorrë kulluese
    • Mbajtëse për shampo
    • I përshtatshëm për të porsalindurit deri në 10 kg

    Teknike:

    • Madhësia: 91 x 57 x 96 cm
    • Pesha: 3.7  kg

    S’ka stok

Close SHPORTA BEE
Close Lista e dëshirave
Parë së fundmi Close
Close

Close
Bee Kids
Categories