2 Gushore silikoni All together Sandy

3,400 L

Me këto gushore praktike dhe të bukura, fëmija juaj qëndron i thatë dhe rrobat janë të sigurta sepse nuk i kalojnë lëngjet dhe i mbledhin copat e ushqimit në një xhep të madh. Mund të vendosen dhe të hiqen lehtësisht falë mbylljes së rregullueshme me 6 vrima në lartësi të ndryshme dhe do të mund ti përdorni për një kohë të gjatë teksa fëmija juaj rritet. Të realizuara me silikon 100 % ushqimor, janë plotësisht të sigurta për fëmijën tuaj. Këto gushore janë gjithashtu jashtëzakonisht të lehta për t’u pastruar, mjafton një leckë e lagur, ose mund ti vendosni direkt në pjatalarëse.
Karakteristikat:
- 2 Gushore silikoni
- Të rehatshme dhe praktike
- Përdoren për një kohë të gjatë falë mbylljes me 6 vrima
- Material plotësisht i sigurtë për fëmijët
- Mund të pastrohen me leckë të lagur ose mund ti lani në pjatalarëse
- Me dizajn printe kafshësh të ndryshme
Të dhëna teknike
- Përmasat: 29 x 22 cm
- Materiali: silikon 100 % ushqimor, pa BPA
Ka stok
2 Gushore silikoni All together Sandy
3,400 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
2 Gushore silikoni All together Sandy
3,400 LAsk a Question
Marka | Liewood |
---|---|
Mosha | +0 muajsh |
Kategoritë
- A
- Baby Adventures
- Baby L Wishlist
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Gift by Megi
- Govata
- Kejsi Wishlist
- Laura Wishlist
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Në oferte
- Rafaela
- Stola
- Uturakë
- Veshje me 50%
- Veshje ne oferte
- 🖤🖤
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i siguruar me tingujt e BabyBali të lëshuar nga lëvizja dhe përplasja e formave të ndryshme me njëri- tjetrin. Një lodër aktiviteti shumë origjinale me ngjyra pastel, të cilën vogëlushët tuaj do ta shijojnë në shumë mënyra. Forma që i ngjan një topi do të stimulojë fëmijët ecin këmba – dorazi ose të zavrriten për ta ndjekur. 4 kubat prej druri mund të rrotullohen dhe të zhvendosen nga një pikë në tjetrën si dhe 2 kubat transparent me rruaza shumëngjyrëshe do të krijojnë tinguj tërheqës kur tunden ose sa herë që topi është në lëvizje.
Karakteristikat:
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- Rrake shumë – funksionale
- Aktivizon dhe zhvillon të gjitha shqisat
- Inkurajon fëmijët të zvarriten dhe të ecin këmba dorazi për ta kapur
- E përshtatshme për moshat nga 3 muajsh
- Ide dhurate fantastike
Të dhëna teknike:
- Madhësia: 9 x 9 x 9 cm
- Mosha: + 3 muajsh
In stock
Një lodër me ngjyra të gëzueshme dhe forma emocionuese, që do nxisi kuriozitetin e vogëlushëve tuaj. Koha kalon më shpejt dhe këndshëm me këto lodra me ngjyra të gëzueshme që rrotullohen duke nxitur kuriozitetin e fëmijëve dhe aftësitë e tyre motorike.
Karakteristikat:
- I përshtatshëm për lëkundësin Balance dhe lëkundësin Blis
- Format me ngjyra, nxisin kuriozitetin e fëmijës
- E thjeshtë për një të rritur ta vendosi dhe heqi
- Stimulon imagjinatën dhe aftësitë motorike
- Materiale jo toksike
In stock
Fustan për vajza nga 6 deri në 24 muajsh. Fustan me thurje dhe me rrudha në bel dhe mëngë.
Karakteristikat:
- 100% pambuk.
- Mosha 6-24 muajsh
Shall për vogëlushë me formën e dhelpre dhe me ngjyrë të ndezur portokalli. Ky shall i bërë nga pambuku organik do ti mbajë ngrohtë vogëlushët tuaj, por pa krijuar djersitje. Butësia e tij nuk irriton lëkurën, madje edhe ato më të ndjeshmet.
Karakteristikat:
- Shall për vogëlushë
- Ofron ngrotësi dhe butësi
- Nuk krijon djersitje falë materialit që ajroset
- I bërë nga pambuku organik
In stock
Kjo lojë e mrekullueshme përbëhet nga një shufër mbajtëse e veshur me material të butë 3D nga i cili, pothuajse sikur të ishin majmunë, janë varur tre kukulla 100% pambuk me ngjyra të ndryshme. Fëmijët do t’i adhurojnë miqtë e tyre të butë dhe do të lozin me to për orë të tëra!
Karakteristikat:
- Përshtatet të gjithë lëkundësit BABYBJÖRN.
- Stimulon zhvillimin e aftësive motorike të fëmijës nëpërmjet lojës.
- E lehtë për t’u vendosur dhe hequr nga një i rritur.
- Pëlhurë e butë edhe për të vegjlit.
- Dizajn emocionues për fëmijët kuriozë.
- Ngjyra të lehta qetësuese
In stock
Dalja e dhëmbëve të parë është me siguri periudha më emocionuese por gjithashtu shkakton edhe shqetësim si për foshnjën ashtu edhe për prindërit. Baby Fishy ju vjen në ndihmë vogëlushëve dhe prindërve. Peshku prej silikoni me relieve të ndryshme do të qetësojë dhimbjen dhe kruajtjen e mishit të dhëmbëve çdo herë që foshnjet do ta kafshojnë, ajo është e bërë me materiale 100 % të sigurta për fëmijë.
Çfarë e bën të vyer:
- I butë, i lehtë për t’u kapur dhe i sigurtë për t’u kafshuar
- Vjen me një dorezë për tu kapur dhe mbajtur lehtësisht nga bebet
- Inkurajon kafshimin dhe qetëson dhimbjen dhe kruajtjen e mishit të dhëmbëve
- Plotësisht i sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë për produktet e fëmijëve
- Pa përmbajtje lëndësh toksike
- Mosha: 0+ muajsh
Të dhëna teknike:
- Madhësia: 7 x 7 x 5 cm
In stock
Luga fantastike e markës Boon nuk është një lugë e thjeshtë, por një zbulim i vërtetë që do ta shndërrojë kohën e ushqyerjes në një moment të rehatshëm, argëtues, por mbi të gjitha të pastër dhe të rregullt. Luga ka një dorezë silikoni që shërben njëkohësisht si ”serbator” dhe mund të mbajë deri në 90 ml ushqim të lëngshëm. Mjafton të vendosni ushqimin brënda saj dhe me një presion të lehtë lëreni të zbresë gradualisht mbi lugë, të gjitha me një dorë!! Falë kapakut, asgjë nuk derdhet duke e bërë atë të përsosur për udhëtime. Mund ta ushqeni fëmijën tuaj kudo që të jeni!
Karakteristikat:
- Lugë dhe mbajtëse ushqimi 2 në 1
- E përkryer për ushqyerjen e të vegjëlve për fazën 1 ose 2
- Kapaciteti: 90 ml
- Pastrohet shpejt dhe thjeshtë edhe në pjatalarëse
- Mosha e rekomanduar: + 4 muajsh
- Materiali: silikon pa BPA, PVC dhe ftalate
- Përmasat: 5 x 18 x 9.7
Këshilla për larjen:
- Lajeni mirë para përdorimit të parë dhe pas çdo përdorimi
- Lajeni secilën pjesë veç e veç
- Mund ta lani në pjatlarëse
- MOS e përdorni në mikrovalë
- MOS e vloni ose sterilizoni
In stock
Sterilizues me avull për t’u përdorur në mikrovalë. Sterilizon deri në 6 shishe në 4 minuta. I zhvilluar posaçërisht për sterilizimin e të gjitha biberonave, çuçave dhe produkteve të tjera për fëmijë, sterilizuesi MAM ka një kapacitet të madh të shpërndarë në dy nivele.
Produktet e mbyllura në sterilizues qëndrojnë sterile për 24 orë. Mund të përdoret edhe për sterilizim me ujë të ftohtë. Me dy 2 kosha të mëdhenj mund të sterilizoni 6 biberonë dhe përbërës e tyre. Projektuar për të vendosur shpejt dhe me lehtësi produktet që do të sterilizohen. Kapaku është i lehtë dhe i sigurtë falë grepave praktike. Mund të përdoret gjithashtu si tabaka kulluese për sendet e sterilizuara. Në paketim gjejmë gjithashtu një pincë për të vendosur dhe hequr produktet nga sterilizuesi. Baza përmban një gryke nga e cila mund ta mbushim me ujë shpejt dhe lehtësisht. Mund të përdoret për sterilizim me ujë të ftohtë.
*Pa BPA: të gjitha produktet MAM janë pa Bisphenol A. Të gjitha biberonat MAM janë pa Bisphenol A në përputhje me Rregulloren Zbatuese (BE) Nr. 321/2011
Përmban:
- 1 sterilizues me avull për mikrovalë
- 1 biberon First Bottle 160 ml
- 1 pincë për vendosjen dhe heqjen e produkteve nga sterilizuesi
Të dhëna teknike:
- Diametri: 28cm
- Lartësia: 16.5cm
- I përshtatshëm për shumicën e mikrovalave
In stock
Kukullat Miqtë e fermës | Ky grup pellushash me 4 personazhe të ndryshem cope, ua lehtëson fëmijëve dhe prinderve të luajnë role së bashku! Katër kukulla të thjeshta mund të veprojnë së bashku ne një skenë, ose të përdoren veçmas thjesht si pupet. Sido që të jetë, ato janë të shkëlqyera për zhvillimin e aftësive motorike, koordinimin sy-sy, aftësitë e komunikimit, vetëbesimin, lidhjen prindër-fëmijë dhe shumë më tepër! Mosha +2 vjeç
In stock
Lodër druri me një lepurush simpatik të hipur mbi një makinë. Në pjesë e përparme të makinës gjejmë edhe një litar me të cilin fëmijët mund të tërheqin makinën e lepurushit e të bëjnë xhiro bashkë me të. E përsosur për fëmijët që sapo kanë filluar të ecin, kjo lodër e bukur do t’i nxisë ata të shtojnë hapat dhe të krijojnë dalë ngadalë më shumë siguri tek këmbët e tyre.
Karakteristikat:
- Lodër druri me tërheqje
- Ideale për të nxitur fëmijët drejt ecjes
- Ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë motorike dhe koordinimin sy – duar
- Bërë prej druri
- Ngjyrosur me ngjyra jo toksike
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 15.5 x 7.8 x 14.5 cm
- Mosha: +12 muajsh
In stock