Bugaboo Fox 3 Black Frame – Grey Mélange

180,000 L

Bugaboo Fox 3 Black Frame vjen me një dizajn unik shasie dhe rrota të mëdha rezistente ndaj shpimit, në mënyrë që të mund ta drejtoni karrocën tuaj lehtësisht me një dorë nëpër çdo terren. Nga prindërit përshkruhet si karroca më e sofistikuar në treg. E projektuar me asistencën e specialistëve ortopedë, është plotësisht e dizenjuar në mënyrë ergonomike. Bugaboo Fox 3 është e përshtatshme për përdorim që nga lindja dhe i përshtatet në mënyrë perfekte stilit të jetës moderne, duke ofruar njëkohësisht komoditet dhe rehati maksimale për vogëlushët tuaj.
Karroca më e mirë për të gjitha terrenet!
Karakteristikat:
- Praktike dhe e lehtë në manovrim në çdo terren
- Rrota të mëdha, rezistente ndaj shpimit. Pezullimi me 4 rrota ofron udhëtimin më të qetë
- E lehtë për t’u shtyrë dhe manovruar me vetëm një dorë
- Rripa sigurie të mbushura, me 5 pika me klikim të shpejtë për komoditet dhe mbrojtje optimale
- Djep dhe dyshek të ajrosshëm dhe super të rehatshëm
- Shporta e madhe nën sedilje mban deri në 10 kg/35 litra peshë
- Ofron komoditet dhe rehati maksimale për vogëlushët tuaj
- Plotësisht ergonomike
- Pjesët përbërëse mund të lahen plotësisht
Përshtatet:
- Pesha: 9.9 kg
- Pesha mbajtëse: Deri në 22 kg
- Materiali i pëlhurave: 100% poliestër ( Mund të lahen në lavatriçe me 30°C)
- Përmasat maksimale (e hapur): 104 x 60 x 108 cm
- Përmasat (e mbyllur): 47 x 60 x 90 cm
Ka stok
Bugaboo Fox 3 Black Frame - Grey Mélange
180,000 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Bugaboo Fox 3 Black Frame - Grey Mélange
180,000 LAsk a Question
Marka | Bugaboo |
---|---|
Ngjyrë | Grey melange |
Kategoritë
- Avis
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Govata
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Marlow
- Në oferte
- Stola
- Uturakë
- Veshje me 50%
- Veshje ne oferte
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Marka
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Pëlhura UPF 50+ e mban fëmijën tuaj të mbrojtur nga dielli dhe rrjeta e integruar kundër mushkonjave ofron mbrojtje nga koka te këmbët kundër mushkonjave.
Mbulesa e diellit Bugaboo ka tre pozicione të ndryshme – të hapur, të mbyllur ose të zgjatur – siguron mbulim optimal për fëmijën tuaj gjatë gjithë ditës.
Kalueshmëri optimale e ajrit
Panelet e integruara rrjetë lejojnë kalimin e ajrit të pastër gjatë ditëve të nxehta të verës. Dritarja me zinxhir siguron jo vetëm ajrim shtesë, por edhe akses të lehtë tek fëmija tuaj.
Shtoni pak ngjyrë
Ngjyrat e mbulesës së diellit Bugaboo janë perfekte për t’u ndërruar dhe për t’u përshtatur me karrocën tuaj.
Karakteristikat:
- Ofron mbrojtje maksimale UPF 50+ nga rrezet e diellit dhe faktorët e tjerë atmosferik
- Mundëson tre pozicione të ndryshme, të hapur, të mbyllur ose të zgjatur
- Përmban dritaret me rrjetë për rrjedhjen optimale të ajrit dhe një dritare me zinxhir përpara
- I jep një tjetër pamje plot stil karroces tuaj falë opsioneve të ndryshme të ngjyrave
Përmirësoni karrocën tuaj me setin e stilit Bugaboo Bee 5. Ky grup vjen me aksesorë thelbësorë për t’i dhënë karrocës tuaj një pamje elegante dhe për t’i ofruar fëmijës tuaj komoditetin dhe mbrojtjen që i nevojitet. Ai përfshin pëlhurën e sediljes, e cila mund të përdoret nga 6 muaj e tutje, dhe gjithashtu vjen me një kosh të dobishëm nën sedilje, duke shtuar një hapësirë të madhe magazinimi. Mbulesa e shiut do ta mbrojë fëmijën tuaj në ditët me shi ndërsa kornizat e rrotave do t’i japin një pamje të sofistikuar. Gjithashtu dorezat e bëjnë drejtimin e karrocës edhe më të rehatshëm. Kur e kombinoni këtë artikull me bazën Bugaboo Bee 5, mbulesën diellore Bugaboo Bee 5 dhe koshin Bugaboo Bee 5, do të keni një karrocë të plotë që nga dita e parë.
Përfshin:
- Pëlhurën e sediljes
- Dorezat për ta bërë drejtimin e karrocës edhe më të thjeshtë
- Mbulesën e shiut
- Koshin e magazinimit
- Korniza për rrotat
In stock
Adaptues Bugaboo Kameleon 3 Plus Maxi Cosi® ofron një lidhje të sigurt dhe të lehtë midis vendeve Maxi Cosi® Car dhe Bugaboo Cameleon 3 Plus, Bugaboo Cameleon 3 ose Bugaboo Cameleon (2007). Sistemi i “klik dhe shko” e bën të shpejtë dhe të thjeshtë kalimin nga makina në karrocë.
In stock
Pëlhura UPF 50+ e mban fëmijën tuaj të mbrojtur nga dielli dhe rrjeta e integruar kundër mushkonjave ofron mbrojtje nga koka te këmbët kundër mushkonjave.
Mbulesa e diellit Bugaboo ka tre pozicione të ndryshme – të hapur, të mbyllur ose të zgjatur – siguron mbulim optimal për fëmijën tuaj gjatë gjithë ditës.
Kalueshmëri optimale e ajrit
Panelet e integruara rrjetë lejojnë kalimin e ajrit të pastër gjatë ditëve të nxehta të verës. Dritarja me zinxhir siguron jo vetëm ajrim shtesë, por edhe akses të lehtë tek fëmija tuaj.
Shtoni pak ngjyrë
Ngjyrat e mbulesës së diellit Bugaboo janë perfekte për t’u ndërruar dhe për t’u përshtatur me karrocën tuaj.
Karakteristikat:
- Ofron mbrojtje maksimale UPF 50+ nga rrezet e diellit dhe faktorët e tjerë atmosferik
- Mundëson tre pozicione të ndryshme, të hapur, të mbyllur ose të zgjatur
- Përmban dritaret me rrjetë për rrjedhjen optimale të ajrit dhe një dritare me zinxhir përpara
- I jep një tjetër pamje plot stil karroces tuaj falë opsioneve të ndryshme të ngjyrave
Mbajini fëmijët tuaj ngrohtë dhe të mbrojtur me Bugaboo Ant Footmuff. Mbështjellësja e këmbëve është e bërë me materiale të buta, me cilësi të lartë dhe është ideuar posaçërisht për ti mbajtur fëmijët tuaj gjithmonë ngrohtë dhe rehat gjatë udhëtimeve. Ky është një aksesor i domosdoshëm i karrocave dimërore që ofron kontroll ideal të temperaturës dhe lagështisë. Falë pëlhurës kundër ujit në pjesën e jashtme, fëmijët do të jenë jo vetëm ngrohtë, por edhe të thatë. Bugaboo Ant Footmuff është lehtësisht e përshtatshme dhe e rregullueshme. Ajo vjen me një mbulesë të sipërme që mund të hapet pjesërisht ose të hiqet plotësisht për rregullimin ideal të temperaturës, në varësi të kushteve të jashtme atmosferike. Kordoni i pjesës së sipërme, tërheqës, ju ndihmon për të mbuluar plotësisht fëmijët nga lart.
Karakteristikat:
- Mund të paloset dhe hapet me lehtësi
- Bërë me materiale cilësore, të buta dhe lehtësisht të ajrosshme
- Mbulesë e jashtme kundër ujit
- Ngjitet me lehtësi në sediljen e karrocës për një udhëtim të sigurt
- Ofron kontroll ideal të temperaturës dhe lagështisë
- Mund të hapet nga të dyja anët (sipër dhe poshtë), falë zinxhirit me dy drejtime
- Mund të lahet në makinë larëse
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 64 x 40 x 18 cm
In stock
Bugaboo Ant Base Aluminum është e vogël, por e fuqishme, e cila vjen me elementët bazë për karrocën tuaj. Shasia e karrocës, rrotat e përparme dhe të pasme do të jenë mjeti për një udhëtim të qetë dhe të rehatshëm për vogëlushët tuaj. Edhe pse me përmasa kompakte, Bugaboo Ant Base vjen gjithashtu me shportën e bagazhit të poshtëm dhe të pasme, të cilat mund të mbajnë deri në 8 kg në total. Shporta e pasme e bagazhit mund të mbajë deri në 5 kg dhe është projektuar posaçërisht për t’u palosur kur është plotësisht e ngarkuar, duke e bërë atë super të përshtatshëm për udhëtime. Tenda e diellit, kapëset dhe pajisjet e sediljeve janë të lehta për t’u instaluar dhe do të jenë baza për aksesorët e tjerë që do t’ju ndihmojnë ti mbani fëmijët komod dhe të mbrojtur. Kur kombinohet me setin Bugaboo Ant Style Set, ju do të keni një karrocë udhëtimi të plotë, gati për të shkuar kudo, pa marrë parasysh destinacionin.
Karakteristikat:
- Bugaboo Ant Base Aluminum është e vogël, por e fuqishme
- Përmban dy shport bagazhi
- Tenda e diellit, kapëset dhe pajisjet e sediljeve janë të lehta për t’u instaluar
- Ofron komoditet dhe rehati për të shkuar kudo, pa marrë parasysh destinacionin
Out of stock
Baza e setit zgjatues Bugaboo Donkey 3 Duo është një shtesë ideale për konvertimin e plotë të Bugaboo Donkey 3 në një karrocë të dyfishtë. Mund ta kombinoni lehtësisht me karrocën Bugaboo Donkey 3 Mono dhe kompletin e pëlhurës Bugaboo Donkey 3 Duo për të krijuar një karrocë të plotë për dy fëmijë të moshave të ndryshme. Ky set shtesë vjen me elementet bazë, si, një kornizë sediljeje, telat për të vendosur mbulesën e diellit, kapëse për mbulesën e diellit dhe dorezë transporti lëkure, për një pamje ekstra elegante.
Karakteristikat:
- Instalim i lehtë dhe praktik
- Dizajni me stil dhe elegant
- Cilësi dhe komoditet i garantuar
- Përmban elementët bazë për ta dyfishuar karrocën tuaj aktuale
Përshtatet me:
- Bugaboo Donkey
- Bugaboo Donkey 2
- Bugaboo Donkey 3
In stock
Çanta Bugaboo Mamuth e zezë siguron shumë hapësirë për ruajtjen e të gjitha aksesorëve kryesore ose blerjeve kur ju jeni jashtë. Kjo çantë shtesë e madhe i bashkëngjitet karrigeve Bugaboo Kameleon dhe Fox kur njësia e sediljes gjendet përpara. Kjo ju lejon të mbani deri në 12 kg sende shtesë pa mbingarkuar karrocën.
Karakteristikat:
- Çantë shtesë e madhe për ruajtje
- Bashkëngjitur karrigeve Bugaboo Cameleon / Fox
- Shmang mbingarkesen e karrigeve tuaja
- Mban deri në 12 kg
Out of stock
Bugaboo Cameleon ka ndihmuar familjet të dalin jashtë dhe të eksplorojnë botën që nga viti 2005 dhe është një preferuar i fortë falë zhdërvjelltësisë dhe lehtësisë së tij në përdorim. Bugaboo Cameleon 3 Plus është versioni ynë më i fundit, që ofron të gjitha veçoritë praktike që prindërit tashmë i njohin dhe i duan në një karrocë fëmijësh, tashmë me një dorezë transporti rrotulluese të ri-konceptuar dhe shumë veçanti të tjera. Shkon kudo, nga rrugët e qytetit në rrugët malore, me dy rrotat e vogla në pjesën e pasme dhe ato të mëdhatë përpara. Madje madje sfidon edhe dëborën dhe rërën!
Karakteristika:
- Dorezë e re rrotulluese me veshje të zëvendësueshme me imitim lëkure
- Shporta e ridizajnuar e nënsediljes, e bën më të lehtë qasjen tek sendet tuaja
- Timon i sipërm i kthyeshëm për të vendosur rrota të mëdha përpara kur futeni në terrene të vështira
- Pezullimi rrotullues i rrotave është i rregullueshëm për një udhëtim të rehatshëm në çdo fazë të rritjes së fëmijës suaj
- Pozicion me dy rrota për një udhëtim më të lehtë nëpër rërë ose borë
Të dhënat teknike:
- Pesha e karrocës: 4.9 kg
- Përmasat e hapur: 59 cm x 90 cm x 104 cm
- Përmasat e mbyllur: 59 cm x 90 cm x 30 cm
In stock
Baza e re e krahëve të Bugaboo Turtle Isofix përmban krahë me goditje anësore të aktivizuara automatikisht, duke siguruar një shtresë shtesë mbrojtjeje për vogëlushë tuaj ndërsa jeni në lëvizje. Krahët mbrojtës do të sigurojnë që çdo forcë goditëse të transferohet fillimisht në shtresën e jashtme të sediljes së makinës duke e shpërndarë atë dhe duke e mbajtur vogëlushin tuaj gjithmonë të sigurt. Sedilja e makinës Bugaboo Turtle Air by Nuna përmban gjithashtu një këmbë ngarkese të qëndrueshme për qëndrueshmëri më të lartë dhe instalim të sigurt në makinën tuaj. Falë sinjalizuesve baza e krahut Isofix tregon gjithashtu nëse sedilja e makinës është instaluar saktë në makinën tuaj apo jo.
Karakteristikat kryesore
- Mbrojtje e shtuar nga përplasja anësore me krahë mbrojtës anësor të projektuar posaçërisht
- Krahët mbrojtës nga goditjet anësore janë të aktivizuara automatikisht
- Falë sinjalizuesve baza e krahut Isofix tregon gjithashtu nëse sedilja e makinës është instaluar saktë në makinën tuaj apo jo
In stock