Çarçaf Stokke® Sleepi™ Mini

5,300 L

Vogëlushët tuaj do të flenë një gjumë të rehatshëm falë çarçafëve Stokke® Sleepi™ Mini Fitted Sheet të cilët ofrojnë një butësi maksimale. Çarçafët janë të butë për lëkurën delikate të vogëlushëve tuaj të porsalindur, kështu që ju nuk keni pse të shqetësoheni. Madje ata vijnë në një set ngjyrash të këndshme që do të bëjë akoma më perfekt krevatet e vogëlushëve tuaj.
Karakteristikat:
- Janë të butë
- Bërë 100% nga pambuku
- Certifikuar nga OEKO- TEX, STANDARD 100, Klasi 1
- Përshtatur më së miri me dyshekun oval Sleepi Mini
-
Të dhëna teknike:
- Pesha: 0.111 kg
- Lahet në makinë larëse në 40 °
Çarçaf Stokke® Sleepi™ Mini
5,300 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Çarçaf Stokke® Sleepi™ Mini
5,300 LAsk a Question
Marka | Stokke |
---|---|
Ngjyra | Dots Sage, E bardhë, Fans Grey, Peachy pink, Powder blue |
Kategoritë
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Fjona
- Govata
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Marlow
- Në oferte
- Stola
- Uturakë
- Veshje ne oferte
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Marka
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Karusel i bukur muzikor me personazhet Après la Pluie me motive të figurave të vogla që kanë ardhur për t’u strehuar në dhomën e gjumit pas një shëtitjeje në pyll. Janë të veshura me materiale natyrale, liri dhe pambuk organik, me veshë të mëdhenj dhe super të butë. Ideale për në shtrat dhe për të magjepsur të vegjlit me një ëmbëlsi të madhe falë melodisë muzikore. Është fleksibël, pasi lartësia ndryshohet me rritjen e vogëlushëve.
Karakteristikat:
- Me personazhet Après la Pluie me motive të figurave të vogla
- Baza është prej druri
- Ideale për të magjepsur të vegjlit me një ëmbëlsi të madhe falë melodisë muzikore
- Është fleksibël, pasi lartësia ndryshohet me rritjen e vogëlushëve
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 35 x 65 cm
- Pesha: 1.5 kg
- Mosha: 0- 6 muajsh
Out of stock
Mbulesa Sleepyhead në ngjyrë rozë përshtatet lehtësisht mbi dyshekun e modelit Sleepyhead Deluxe dhe është një mënyrë e shkëlqyeshme për të personalizuar dyshekun tuaj, duke e përshtatur me dekorin e dhomës ose stilin tuaj. Është gjithmonë një ide e shkëlqyeshme të kesh një mbulesë rezervë për cdo rast.
Karakteristikat:
- E përshtatshme për dyshekun Sleepyhead Deluxe (0- 8 muajsh)
- Lahet lehtësisht
- Materiali është 100% pambuk
- Përmasat: 29.3 x 20.4 x 6.2 cm
In stock
Lojrat dhe gjumi janë momentet më argëtuese për fëmijët, por pa dyshim mund të kthehen edhe ne aktivitete ku ata mund të lëndohen. Pikërisht, mbrojtësja e lojës ose e gjimit, Playpen bumper Diamond Blue, është zgjidhja juaj perfekte. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përforcuar akoma më mirë vendin e lojërave për të parandaluar lëndimet e forta. Linja përshtatet në mënyrë të përkryer me dyshekun në të njëjtin koleksion dhe mund të ngjitet në çdo cep falë shiritave ngjitës. Falë saj, prindërit do jenë më të lehtësuar pasi vendi i argëtimit ose i gjumit të fëmijëve është më i sigurtë.
Karakateristikat:
- Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përforcuar akoma më mirë vendin e lojërave ose të gjumit
- Ofron butësi, komoditet dhe siguri shtesë
- Parandalon lëndimet e forta
- Mund të ngjitet në çdo cep falë shiritave ngjitës
Të dhënat teknike:
- Materialet: Pambuk
- Larja në proces në 30 gradë
In stock
Çarçafi që i duhet fëmijës tuaj për një gjumë të qetë e të rehatshëm. I ngrohtë, i butë dhe nuk sjell irritimin e lëkurës së fëmijës. Aksesori perfekt për krevatët e të vegjëlve.
Karakteristikat:
- Materiali: 100% pambuk
- Përmasat: 100 x 140 cm
- I përshtatshëm për krevatin për fëmijë nga 0- 3 vjeç
In stock
Karusel i bukur muzikor Ocean Pink me personazhe simpatike të botës oqeanike. Përfshin melodi të ëmbël që do ti bëjë vogëlushët të bien në gjumë. Muzika është e përshtatur enkas për vogëlushët. Ideale për në shtrat dhe për të magjepsur të vegjlit me një ëmbëlsi të madhe falë melodisë muzikore. E përkryer që vogëlushët të zhvillojnë shqisat, aftësitë njohëse dhe inteligjencën emocionale.
Karakteristikat:
- Karusel muzikor me lodra të buta tërhqëse
- Përfshin melodi të ëmbël
- Ideale për në shtrat dhe përpara se vogëlushët të flenë
- E përkryer që vogëlushët të zhvillojnë shqisat, aftësitë njohëse dhe inteligjencën emocionale.
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 52 x 75 x 37 cm
- Mosha: +0 muajsh
Out of stock
Rrethoni fëmijët tuaj me qetësi dhe plot stil falë perdes së djepit ofruar nga BabyBjorn. Mbulesa u mundëson fëmijëve krijimin e një ambienti komod, çlodhës dhe të ngrohtë. Perfekte për një gjumë të qetë duke mos lejuar edhe dritën e tepërt për ti shqetësuar gjatë gjumit. Është e bërë me material pëlhure rrjete, 100% poliestër, e cila është lehtësisht e ajrosshme.
Karakteristikat:
- Krijon një mjedis komod dhe qetësues për fëmijët tuaj
- Pëlhurë transparente
- Perfekte për qarkullim optimal të ajrit
- Montim i lehtë
Të dhënat teknike:
- Përmasa: 66 cm
- Pesha: 0.4 kg
- Materiali: 100% Poliestër
- Larje në lavatriçe në 40°
In stock
Fletë mbrojtëse Stokke® Sleepi™ Oval e krijuar për t’u përshtatur në mënyrë të përsosur me dyshekun Stokke® Sleepi™ . Mbron dyshekun në në rast derdhjesh të vogla ose aksidentesh. Gjithashtu siguron një gjumë të qetë për vogëlushët tuaj. Sipërfaqja e jashtme është e butë duke siguruan një jetëgjatësi më të madhe për dyshekun Stokke® Sleepi™.
Karakteristikat:
- Mbron dyshekun e djepit Sleepi nga aksidentet dhe derdhjet
- Ruan dhe zgjat jetën e dyshekut
- Siguron gjumë të qetë për fëmijën tuaj
- Sipërfaqja e jashtme e butë
Të dhëna teknike:
- Materiali: Pambuk & Poliuretani
- Përmasat e palosur: 116 x 64
Out of stock
Lojrat dhe gjumi janë momentet më argëtuese për fëmijët, por pa dyshim mund të kthehen edhe ne aktivitete ku ata mund të lëndohen. Pikërisht, mbrojtësja e lojës ose e gjumit, Playpen bumper Ribble Brick, është zgjidhja juaj perfekte. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përforcuar akoma më mirë vendin e lojërave për të parandaluar lëndimet e forta. Linja përshtatet në mënyrë të përkryer dhe mund të ngjitet në çdo cep falë shiritave ngjitës. Fëmijët do të kënaqen pafundësisht dhe prindërit do jenë më të lehtësuar pasi vendi i argëtimit ose i gjumit të fëmijëve është më i sigurtë.
Karakateristikat:
- Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përforcuar akoma më mirë vendin e lojërave ose të gjumit
- Ofron butësi, komoditet dhe siguri shtesë
- Parandalon lëndimet e forta
- Mund të ngjitet në çdo cep falë shiritave ngjitës
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 95 x 75 x 30 cm
- Materialet: 100% pambuk organik dhe PES
- Larja në proces në 30 gradë
In stock
Nuk janë thjeshtё lodra, por krijesa tё lezeҫme qё varen nё harkun e lodrave, tё pёrshtatshёm pёr dyshekun Sleepyhead. Ato sjellin njё ndjesi ndryshe nё botёn e fёmijёs suaj. Tre lodrat me ngjyrёn e bardhё dhe tё zezё, krijojnё tinguj, tё cilёt nxisin zhvillimin e shqisёs sё dёgjimit tё fёmijёs. Seti i lodrave Cheeky Chums janё nё bashkёpunim me artistin Matthew Langille.
Karakteristikat
- Komplet me tre lodra i krijuar per t’u varur tek harku i lodrave per dyshekun Sleepyhead
- Detaje perfekte nё pjesёn e pёrparme dhe tё pasme
- Dizanji me ngjyrat e bardha dhe tё zeza ndihmon nё stimulimin e shikueshmёrisё sё fёmijёs
- Pastrohen lehtё me njё leckё tё lagur
- Çertifikuara sipas Standartit OEKO-TEX 100 për produktet e fëmijëve
Të dhënat teknike:
- Mosha: +8 muajsh
In stock
Karusel i bukur muzikor me personazhet frutash me motive të figurave të vogla që kanë ardhur për t’u strehuar në dhomën e gjumit. Janë të veshura me materiale natyrale, liri dhe pambuk organik, plot ngjyra dhe super të butë. Ideale për në shtrat dhe për të magjepsur të vegjlit me një ëmbëlsi të madhe falë melodisë muzikore. Është fleksibël, pasi lartësia ndryshohet me rritjen e vogëlushëve.
Karakteristikat:
- Me frutat me dizajne simpatike
- Baza është prej druri
- Ideale për të magjepsur të vegjlit me një ëmbëlsi të madhe falë melodisë muzikore
- Është fleksibël, pasi lartësia ndryshohet me rritjen e vogëlushëve
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 35 x 65 cm
- Mosha: +0 muajsh
In stock