Delja Ewan Deluks Gri
6,900 L
Ewan Deluxe është projektuar me mjeshtëri për të ndihmuar të vegjlit të qetësohen gjatë natës, nëse ata zgjohen dhe janë duke qarë. Ofron rehatinë, si në barkun e nënës, me një përzgjedhje të tingujve qetësues, përfshirë regjistrimet aktuale të barkut të nënës dhe rrahjeve të zemrës së nënës. Falë një sensori inteligjent, MoonMode smartCRY, i cili aktivizohet automatikisht kur foshnja shqetësohte ose qan gjatë natës, siguron që e gjithë familja të ketë një gjumë të qetë dhe çlodhës gjatë natës. Për më tepër, këto tinguj janë provuar gjithashtu që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së shkaktuar nga COLIC. Shkëlqimi i butë i dritës rozë dhe erës imiton ambientin e barkut të nënës për të ndihmuar qetësimin e vogëlushëve tuaj, ndërsa tingujt e tij magjikë dhe drita e natës shfaqen nëpërmjet pellushit. Madje pas 4 orëve fiket automatikisht për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë. Ewan Deluxe ka gjithashtu një kapak kontrolli të lëvizshëm në mënyrë që ewan të mund të lahet, duke e mbajtur atë të pastër dhe të shëndetshëm.
Karakteristikat:
- Imiton në perfeksionin ambientin në barkun e nënës
- Ka pesë tinguj të përzgjedhur
- Ndihmon shumë në ofrimin e një gjumi të qetë për vogëlushët
- Ka efekt qetësues tek vogëlushët
- Ka kohëmatës për fikje automatike
- Varet kudo
Të dhëna teknike:
- Lahet në 30 gradë
- Mosha: +0 muajsh
Ka stok
Delja Ewan Deluks Gri
6,900 LRezervo një telefonatë
- Transporti & Kthimet
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Na pyesni
Delja Ewan Deluks Gri
6,900 LNa pyesni
Mosha | +0 muajsh |
---|---|
Ngjyra | Gri |
Kategoritë
- Produkte
- Best Seller
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Marka
- Ninas 1-st Birthday Gifts
- Plazh
- Shtëpia
- Sol Drita Gift List
- Vogëlushët
Produkte të ngjashme
Chef’s Kitchen | Kuzhinierët e rinj mund të kalojnë orë të tëra argëtuese në këtë kuzhinë moderne rozë! Kuzhina përfshin një frigorifer, një furrë dhe sobë me 2 vatra, mikrovalë, lavaman, si dhe raftet. E përshtatshme per moshën +3 vjeç.
S’ka stok
Service Station Parking Garage | Parkoni të dy makinat prej druri në garazhin e parkimit me ashensor të levizshem ose tërhiqni ato përmes lavazhit. Mos harroni të mbusheni në pompën e gazit para se të dilni nga garazhi me dyer rrëshqitëse. Kjo lojë e caktuar për moshat +3 vjeçe dhe inkurajon aftësi të shkëlqyera per koordinim të syve me duart, zgjidhje problemesh dhe lojë imagjinare.
Ka stok
Railway Set | Ky grup hekurudhor i mahnitshëm prej druri përfshin gjithçka që është e nevojshme për te apasionuarit pas trenave. Përmban një motor të gjerë rrethi i derdhur, dhjetëra copë pista në kthesa dhe ngushtica, pemë, punëtorë, shenja trafiku; trenat me shumë copë; vinça magnetikë; çelësat dhe një kryqëzim T për ndryshimin e kursit; ura e pezullimit, ura e rradhës, dhe tryeza e rrumbullakët, gjithashtu! Me më shumë se 130 copë, është një vlerë e jashtëzakonshme!
Ka stok
Cook’s Corner, kuzhinë prej druri ka gjithçka që duhet të ketë një kuzhinier i ri. Me një lavaman të lëvizshëm, 3 vatrat e sobes, furren, dërrasën prerëse dhe raftet. Kjo kuzhinë e përsosur bënë që të vegjlit tuaj të kalojnë orë të tëra argëtuese. Një ide fantastike për fëmijë të moshës +3 vjeç.
Ka stok
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i padiskutueshëm me këtë pazëll me tinguj. Vogëlushët duhet të vendosin copëzën në vendin që duhet duke e përputhur me foton në tabelën e enigmës dhe të dëgjojnë 8 tinguj të ndryshëm të personazheve ose objekteve të fshehur në puzzle. Kjo enigmë zhvillon aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe bën që vogëlushët juaj të zhvillojnë një lojë të pavarur. Secila pjesë e shtëpisë ka një pjesë në pazëll dhe si rrjedhojë edhe një tingull të veçantë.
Karakteristikat:
- Pazëlli përbëhet nga tetë pjesë
- Secila pjesë ka dhe një tingull të veçantë
- Zhvillon aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve
- Pazëll argëtues dhe zbavitës
Të dhënat teknike:
- Mosha: +2 vjeç
- Përmasat: 22.2 x 30 x 1.9 cm
Ka stok
Labirinti kafshëve, përmban piktura për fëmijë. Thjesht përdorni lapsin me ujë në secilën fletë dhe detajet me ngjyra shfaqen menjëherë. Pastaj lëreni që faqja të thahet për të fshirë figurën dhe mund ta përdorni përsëri dhe përsëri. Ky libër përfshin katër fletë për t’u ngjyrosur dhe një aktivitet kërkimi per gjetjen e objekteve ne fleta. Fantastike për udhëtime. Promovon aftësi të shkëlqyera për vogëlushët.
Karakteristikat:
- Përmban piktura për fëmijë
- Përfshin katër fletë për t’u ngjyrosur
- Fantastike për udhëtime
- Promovon aftësi të shkëlqyera për vogëlushët
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
Ka stok
Vogëlushët tuaj do të shijojnë argëtimin “në fermë” me këtë hambar prej druri. Shtëpiza e kuqe, e ndritshme, dykatëshe e cila është e pajisur me shtatë kafshë reale plastike të fermave, një shkallë prej druri dhe një dorezë të palosshme. Doreza lejon që fëmijët ta marrin me vete kudo që të shkojnë!
Karakteristikat:
- Hambari prej druri portativ hapet i gjerë për qasje të lehtë në lojë dhe mbyllet për ta marrë me vete
- Ka një dorezë për transport të lehtë
- Përfshin shtatë kafshë plastike të fermës
- Promovon lojën imagjinare
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
- Përmasat: 25.8 x 32.4 x 17.8 cm
Ka stok
Ky koleksion i 12 modeleve të qenve të adhurueshëm nga racat më të dashura dhe më të njohura, duke filluar nga Çiaua, Pomeraneze e deri te gjigandët si Shën Bernard dhe Husky. Qentë ruajnë një ndarje të etiketuar individuale në “shtëpinë e qenve”. Seti përmban informacione për të gjitha racat. Fëmijët do të duan të luajnë me ta dhe të mësojnë për miqtë më të mirë të njeriut.
Karakteristikat:
- Seti përmban 12 raca qensh
- Për çdo racë ka informacione përkatëse
- Fëmijët do të argëtohen dhe do të njihen me raca të ndryshme qensh
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
Ka stok
Multi-Activity Train Table | Tavolina prej druri është ideale për trenat, shtëpitë e kukullave, artet dhe projektet artizanale, blloqet, enigmat dhe më shumë! Bordi i madh i lojërave jep hapësirë të mjaftueshme për të luajtur shumë fëmijë dhe ekziston një sirtar me madhësi të madhe për ruajtje të përshtatshme të shinave të trenave, enigmave dhe pjesëve të lojës.
Ka stok
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i padiskutueshëm me këtë pazëll me tinguj. Vogëlushët duhet të vendosin copëzën në vendin që duhet duke e përputhur me foton në tabelën e enigmës dhe të dëgjojnë 6 tinguj të ndryshëm të pjesëve të autobuzit shkollor. Kjo enigmë zhvillon aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe bën që vogëlushët juaj të zhvillojnë një lojë të pavarur. Pjesët prej druri të formësuara me kunja plastike janë të lehta për tu kapur nga duart e vogla, duke e bërë këtë një enigmë të përsosur për vogëlushët e moshës +2 vjeç.
Karakteristikat:
- Pazëlli përbëhet nga gjashtë pjesë
- Secila pjesë ka dhe një tingull të veçantë
- Zhvillon aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve
- Pazëll argëtues dhe zbavitës
Të dhënat teknike:
- Mosha: +2 vjeç
- Përmasat: 22.2 x 30 x 1.9 cm
Ka stok