Fustan marinar – Blue navy

4,800 L – 5,400 L

Fustan pambuku me mëngë të shkurta, me ngjyrë blu dhe detaje të veçanta në pjesën qëndrore dhe tek krahët. Fustani ka jakë rrumbullake dhe fund me pala. Përshtatet në mënyrë perfekte me atlete dhe sandale dhe mund të vishet në disa stinë të vitit duke e kombinuar me triko ose xhaketa.
Karakteristikat:
- Fustan me mëngë të shkurta
- Detaje të veçanta të stilit marinar
- Jakë rrumbullake
- Fund me pala
- Pambuk super i butë dhe delikat me lëkurat e ndjeshme
Të dhëna teknike:
- Materiali: 100 % pambuk
- Mosha: 3/6/12/18/24/36 muajsh
Fustan marinar - Blue navy
4,800 L – 5,400 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Fustan marinar - Blue navy
4,800 L – 5,400 LAsk a Question
Marka | Petit Bateau |
---|---|
Mosha | 3 muajsh, 36 muajsh |
Kategoritë
- Avis
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Govata
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Marlow
- Në oferte
- Stola
- Uturakë
- Veshje me 50%
- Veshje ne oferte
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Marka
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Triko e përshtatshme për të porsalindurit, si vajzë apo djalë, e punuar me thurje dhe me material 100% pambuk. Kombinohet lehtësisht me shumë veshje të tjera dhe tre butonat e vegjël i japin një pamje të këndshme. Ofron ngrohtësi, butësi dhe shumë lirshmëri në lëvizjes. Gjithashtu është një ide dhurate shumë e bukur për të porsalindurit.
Karakteristikat:
- E përshtatshme për të porsalindurit, si vajzë apo djalë
- Punuar me thurje
- Kombinohet lehtësisht me shumë veshje të tjera
- Ofron ngrohtësi, butësi dhe shumë lirshmëri në lëvizjes
- Ide dhurate shumë e bukur për të porsalindurit
Të dhënat teknike:
- Mosha: 1 muajsh
- Materiali: 100% pambuk
Out of stock
Pizhama të plota pambuku të përsosura për t’i mbajtur vogëlushët tuaj ngrohtë gjatë pasditeve të lojës në kopësht ose shtëpi. Me një dizajn të ëmbël me lule shumëngjyrëshe. Super e butë, e ngrohtë dhe e rehatshme. Hapja me kopsa në pjesën anësore e bën ndërrimin e vogëlushëve të shpejtë dhe vërtetë praktik.
Karakteristikat:
- Pizhama të plota pambuku
- Dizajn i ëmbël me lule shumëngjyrëshe
- Materiali përbërës lejon ajrosjen duke parandaluar mbinxehjen ose djersitjen
- Super e butë dhe e ngrohtë
- Hapje praktike me kopsa anësore
Të dhënat teknike:
- Mosha: 12 muajsh
- Materiali: 100% pambuk
- Larja: Në lavatriçe me 40 °c
Out of stock
Komplet i adhurueshëm për vogëlushë, i përbërë nga një pulovër dhe një palë tuta. Të realizuara me një përzierje leshi dhe poliamidi, ky kostum është super i ngrohtë dhe i butë. Pulovra përmban 5 kopsa anësore për t’a patur sa më të thjeshtë dhe praktik momentin e veshjes dhe heqjes. Një dhuratë e mrekullueshme për lindjen e një bebi.
Karakteristikat:
- Komplet me 2 pjesë për vogëlushë
- I përbërë nga një pulovër dhe një palë tuta
- Pulovra hapet në formë zarfi dhe mbyllet me 5 kopsa anësore
- Super të ngrohta, të buta dhe të rehatshme
- Dhuratë lindje e mrekullueshme
Të dhënat teknike:
- Mosha: Nga 0 deri në 12 muajsh
- Materiali: 50% lesh 40% poliamid 10% alpaca
- Larja: Në lavatriçe me 30 °C dhe çentrifugë minimale
Pizhama pambuku me këmbëza të mbyllura, të përsosura për t’i mbajtur fëmijët tuaj ngrohtë si gjatë momenteve të lojës ashtu edhe në orën e gjumit. Me një dizajn të veçantë me printe të monumenteve më të njohua të Parisit. Super të buta, të ngrohta dhe të rehatshme. Hapja me perçina e bën ndërrimin e vogëlushëve të shpejtë dhe vërtetë praktik.
Karakteristikat:
- Pizhama pambuku me këmbëza të mbyllura
- Me printe monumentesh nga qyteti i Parisit
- Materiali përbërës lejon ajrosjen duke parandaluar mbinxehjen ose djersitjen
- Janë super të buta dhe të ngrohta
- Hapje praktike me perçina
Të dhënat teknike:
- Mosha: 24 muajsh
- Materiali: 100 % pambuk i çertifikuar OEKO – TEX
- Larja: Në lavatriçe me 40 °C
Set me 3 pjesë për vajza, i përbërë nga një body me mëngë të gjata, një triko dhe një palë tuta. Veshjet janë bërë me pambuk super të butë 100 % organik, delikat dhe i sigurtë edhe për lëkurat më të ndjeshme. Një ide e bukur dhurate për lindje.
Karakteristikat:
- Set me 3 pjesë për vajza
- 1 body me mëngë të gjata dhe jakë elegante
- Një komplet me triko me vija dhe pantallona ngjyrë pjepri
- Pambuk organik, super i butë, i ngrohtë dhe delikat me lëkurat e ndjeshme
- Ide e bukur dhurate
Të dhënat teknike:
- Mosha: 1 – 12 muajsh
- Materiali: 100 % pambuk organik i çertifikuar OEKO – TEX
- Larja: Në lavatriçe me 40°C
Set dhurate i adhurueshëm me 3 pjesë. Përbëhet nga një triko, një palë pantallona dhe një kordele, të treja me material pambuku 100 % organik. Triko ka një model zarf të kryqëzuar me lidhëse, me detaje tek mëngët dhe jaka. Një set elegant dhe po ashtu i butë, i ngrohtë dhe i rehasthëm. Një ide dhurate fantastike për një vajzë të porsalindur.
Karakteristikat:
- Set me 3 pjesë për vogëlushe
- I përbërë nga një triko, një palë tuta dhe një kordele
- Triko ka model të kryqëzuar dhe mbyllet me fjongo
- Pambuk organik super i butë, i ngrohtë dhe i rehatshëm
- Ide dhurate fantastike
Të dhënat teknike:
- Mosha: 0 – 12 muajsh
- Materiali: 100 % pambuk organik i çertifikuar OEKO – TEX
- Larja: Në lavatreiçe me 30 °c
Out of stock
Bodyjama me material pambuku me këmbëza jo të mbyllura dhe me një pjesë me kopsa e cila mund të hapet lehtësisht. Është veshja e përsosur për vogëlushët tuaj për aktivitete brenda në shtëpi me temperatura normale. Vijnë me një dizajn me printe yjesh. Janë ultra të buta për ti dhënë një ndjenjë vërtet të rehatshme ndaj lëkurës delikate, kështu që vogëlushët tuaj do të jenë shumë komod kur e veshin atë ditë e natë. Hapja me kopsa në pjesën anësore e bën veshjen vërtetë praktike dhe këmbëzat e vogla i mbajnë gishtërinjtë e bukur dhe të vegjël ngrohtë. Mund ta kombinoni edhe me veshje të tjera si, me kapuçë apo edhe triko.
Karakteristikat:
- Bodyjama me material pambuku me këmbëza jo të mbyllura
- Vijnë me një dizajn me printe yjesh
- Materiali përbërës lejon ajrosjen duke parandaluar mbinxehjen ose djersitjen
- Janë ultra të buta për ti dhënë një ndjenjë vërtet të rehatshme ndaj lëkurës delikate
- Mund ta kombinoni edhe me veshje të tjera si, me kapuçë apo edhe triko
- Hapja me kopsa në pjesën anësore e bën veshjen vërtetë praktike
Të dhënat teknike:
- Mosha: Për të porsalindur
- Materiali: 100% pambuk
- Larja: Në cikël 40 °c
Out of stock
Pizhama pambuku me këmbëza të hapura, të përsosura për t’i mbajtur fëmijët tuaj ngrohtë si gjatë momenteve të lojës ashtu edhe në orën e gjumit. Me një dizajn të veçantë me printe fluturash. Super të buta, të ngrohta dhe të rehatshme. Hapja me perçina në pjesën ballore e bën ndërrimin e vogëlushëve të shpejtë dhe vërtetë praktik.
Karakteristikat:
- Pizhama pambuku me këmbëza të hapura
- Me printe fluturash
- Materiali përbërës lejon ajrosjen duke parandaluar mbinxehjen ose djersitjen
- Janë super të buta dhe të ngrohta
- Hapje praktike me perçina
Të dhënat teknike:
- Mosha: 24 muajsh
- Materiali: 100% pambuk
- Larja: Në lavatriçe me 40 °c
Set me 3 pjesë për vajza dhe për djem, i përbërë nga një body me mëngë të gjata, një bluzë dhe një palë tuta. Veshjet janë bërë me pambuk super të butë 100 % organik, delikat dhe i sigurtë edhe për lëkurat më të ndjeshme. Një ide e bukur dhurate për lindje.
Karakteristikat:
- Set me 3 pjesë uniseks
- 1 body me mëngë të gjata ngjyrë e bardhë
- Një komplet me bluzë dhe pantallona me printe dallëndyshesh
- Pambuk organik, super i butë, i ngrohtë dhe delikat me lëkurat e ndjeshme
- Ide e bukur dhurate
Të dhënat teknike:
- Mosha: 1 muajsh
- Materiali: 100 % pambuk organik i çertifikuar OEKO – TEX
- Larja: Në lavatriçe me 40°C
Bodyjama me material pambuku me këmbëza të mbyllura, jakë të bardhë dhe me një pjesë me kopsa e cila mund të hapet lehtësisht, në pjesën e pasme. Është veshja e përsosur për vogëlushët tuaj për aktivitete brenda në shtëpi me temperatura normale. Vijnë me një dizajn me vija mbishkrime Petit Bateau, Je T’aime dhe me zemra të vogla. Janë ultra të buta për ti dhënë një ndjenjë vërtet të rehatshme ndaj lëkurës delikate, kështu që vogëlushët tuaj do të jenë shumë komod kur e veshin atë ditë e natë. Hapja me kopsa e bën veshjen vërtetë praktike dhe këmbëzat e vogla i mbajnë gishtërinjtë e bukur dhe të vegjël ngrohtë. Mund ta kombinoni edhe me veshje të tjera si, me kapuçë apo edhe triko.
Karakteristikat:
- Bodyjama me material pambuku me këmbëza të mbyllura dhe jakë të bardhë
- Vijnë me një dizajn me vija mbishkrime Petit Bateau, Je T’aime dhe me zemra të vogla
- Materiali përbërës lejon ajrosjen duke parandaluar mbinxehjen ose djersitjen
- Janë ultra të buta për ti dhënë një ndjenjë vërtet të rehatshme ndaj lëkurës delikate
- Mund ta kombinoni edhe me veshje të tjera si, me kapuçë apo edhe triko
- Hapja me kopsa e bën veshjen vërtetë praktike
Të dhënat teknike:
- Mosha: Nga 18 deri në 24 muajsh
- Materiali: 100% pambuk
- Larja: Në cikël 40 °c
Out of stock