Gushore Sweethearts

3,000 L

Gushore për mbrojtje të gjithanshme ndaj spërkatjeve dhe lagies. Materiali i papërshkueshëm nga uji i bën këto gushore të përshtatshme jo vetëm për momentet e ushqyerjes por edhe për seanca pikture dhe lojëra krijuese në shtëpi ose në çerdhe. Thjeshtë vishjani fëmijëve dhe lidhini butësisht në shpinë, tani argëtimi mund të fillojë! Mëngët e gjata i lejojnë fëmijët të kënaqen plotësisht me aktivitetet e tyre krijuese ose të vetëushqehen pa u shqetësuar, sepse rrobat e tyre do të qëndrojnë të pastra dhe të thata.
Karakteristikat:
- Gushore e papërshkrueshme nga uji
- Ofron mbrojtje të gjithanshme ndaj spërkatjeve dhe lagies
- Falë lidhëses në shpinë i përshtatet masave të ndryshme
Të dhënat teknike:
- Materiali: 100% poliestër
- Larja: Në lavatriçe me 40 °C
- Mosha: Nga 3 muajsh
S’ka stok
Gushore Sweethearts
3,000 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Gushore Sweethearts
3,000 LAsk a Question
Marka | Done by Deer |
---|---|
Mosha | 6- 18 muajsh |
Kategoritë
- A
- AA
- Baby Adventures
- Baby L Wishlist
- BLACK FRIDAY
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Gift by Megi
- Govata
- Kejsi Wishlist
- Laura Wishlist
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Marlow
- Në oferte
- Rafaela
- Stola
- Uturakë
- Veshje me 50%
- Veshje ne oferte
- 🖤🖤
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Organizuese lodrash
- Scooter
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Arnold the Avocado do të stimulojë shqisat e foshnjeve ndërsa i qetëson edhe mishrat e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do ta ndjejnë realisht prekjen në mënyrë të shëndetshme. Ky produkt është i përsosur për tu përdorur si një thithës për fëmijët, si lodër, si lodër banje, për lojë shqisore dhe si objekt dekorativ. Është bërë nga një proces artizanal, eko- miqësor me gome 100% natyrale nga pemët Hevea. Arnold the Avocado është bërë i gjithi në një copë të vetme, pa vrima, të cilat shmangin krijimin e baktereve brenda. Gjithashtu është pikturuar me dorë me pigmente natyrore një nga një, kështu që është unike!
Çfarë e bën të vyer:
- I butë, i lehtë për t’u kapur dhe i sigurt për t’u përtypur
- Stimulon shqisat e foshnjës dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale.
- Plotësisht i sigurt për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë të produkteve të fëmijëve
- Shumë higjenike, pa myk dhe nuk ka vrima, të cilat që parandalojnë praninë, rritjen e baktereve dhe mykut
- Eko-lodra, të biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimikate
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 6.5 x 7 x 10 cm
In stock
Kapuç për fëmijë dimëror, i bërë me pambuk organik. Mbron në mënyrë të përkryer kokën dhe veshët falë një shtresë të dyfishtë pambuku, shumë i butë dhe shumë i ngrohtë. Materiali natyral i pambukut organik parandalon mbinxjehjen, përthith lagështinë dhe është delikat ndaj lëkurave të ndjeshme.
Karakteristikat:
- Kapuç dimëror me veshë të gjatë dhe rripa
- Ngjyrat në dispozicion: bezhë dhe ecru
- E bërë 100% prej pambuku, pa përdorimin e lëndëve toksike dhe pesticideve (çertifikatë GOTS).
- Karton i certifikuar nga FSC
- Mban ngrohtë edhe veshët, por nuk krijon mbinxehje
- Material që ajroset
- Nuk irriton as lëkurat më delikate
Të dhëna teknike:
- Masa: 38
- Ngjyra: Ecru
In stock
Një mënyrë e thjeshtë, zbavitëse dhe edukuese me të cilën të vegjlit tuaj të luajnë dhe njëkohësisht të zhvillojnë shqisat e tyre përmes prekjes dhe lëvizjes! Vjen me 9 blloqe kubash të vogjël që ndihmojnë zhvillimin e shikimit, të dëgjuarit e të prekurit nëpërmjet lojës. Blloqet janë të realizuara nga dru i ricikluar, pa kimikate dhe i tharë në furrë. Ngjyrat e përdorura janë jo toksike dhe me bazë uji.
E shkëlqyer për:
- Koordinimin sy – duar
- Zhvillimin e shikimit
- Zhvillimin e dëgjimit
- Zhvillimin e të prekurit
- Nxitjen e imagjinatës
Mosha e rekomanduar: 12 muajsh
In stock
Rrepa Ramona do të stimulojë shqisat e foshnjeve teksa i qetëson mishin e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do të mund ta kafshojnë, thithin, të luajnë me të, ta mbajnë si lodër dushi etj. E realizuar me një proces artizanal, ekologjik me gomë 100% natyrale nga pemët Hevea. Ajo është bërë e gjitha në një copë të vetme, pa vrima, për të shmangur krijimin e baktereve dhe mykut. Gjithashtu është e pikturuar me dorë me pigmente natyrale me bazë uji. Të gjitha njësitë janë të realizuara një nga një, kështu që janë unike!
Çfarë e bën të vyer:
- E butë, e lehtë për t’u kapur dhe e sigurt për t’u kafshuar
- Stimulon shqisat e foshnjes dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale
- Plotësisht e sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë së produkteve për fëmijë
- Higjenike dhe pa vrima
- Lodër ekologjike, e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimike
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 2.2 x 13.5 x 6.9 cm
In stock
Një produkt i domosdoshëm për të argëtuar vogëlushët! Falë formës ergonomike të dorezës, rraketakja është e lehtë për tu kapur dhe tundur nga duart e vogla të fëmijëve. Sa herë që ata do ta tundin, do të shikojnë topat e vegjël të lëvizin e të përplasen me njëri – tjetrin. Sfera me material të butë është shumë zbavitëse dhe interesante falë rruazave në brëndësi të saj të cilat përveçse stimulojnë prekjen bëjnë gjithashtu një zhurmë të butë e të veçantë. Në ktë mënyrë të gjitha shqisat janë të stimuluara njëkohësisht.
Karakteristikat:
- Rrake me formë ergonomike
- Materiali: 100 % gomë natyrale
- Pa ftalate dhe bpa
- Përmasat: 21 x 11 x 13
- Mosha: + 3 muajsh
In stock
Shall për vogëlushë me formën e dhelpre dhe me ngjyrë të ndezur portokalli. Ky shall i bërë nga pambuku organik do ti mbajë ngrohtë vogëlushët tuaj, por pa krijuar djersitje. Butësia e tij nuk irriton lëkurën, madje edhe ato më të ndjeshmet.
Karakteristikat:
- Shall për vogëlushë
- Ofron ngrotësi dhe butësi
- Nuk krijon djersitje falë materialit që ajroset
- I bërë nga pambuku organik
In stock
Ana Banana do të stimulojë shqisat e foshnjeve teksa i qetëson mishin e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do të mund ta kafshojnë, thithin, të luajnë me të, ta mbajnë si lodër dushi etj. E realizuar me një proces artizanal, ekologjik me gomë 100% natyrale nga pemët Hevea. Ajo është bërë e gjitha në një copë të vetme, pa vrima, për të shmangur krijimin e baktereve dhe mykut. Gjithashtu është e pikturuar me dorë me pigmente natyrale me bazë uji. Të gjitha njësitë janë të realizuara një nga një, kështu që janë unike!
Çfarë e bën të vyer:
- E butë, e lehtë për t’u kapur dhe e sigurt për t’u kafshuar
- Stimulon shqisat e foshnjes dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale
- Plotësisht e sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë së produkteve për fëmijë
- Higjenike dhe pa vrima
- Lodër ekologjike, e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimike
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 5.2 x 12 x 21.9 cm
In stock
Kuti druri me formën e një ketri të lezetshëm me vrima në të cilat kalohen topa me ngjyra të cilat më pas rishfaqen në këmbët e ketrushit. Kjo lojë është e përkryer për fëmijët që fillojnë të lëvizin në mënyrë të pavarur dhe tregojnë kuriozitet për botën e jashtme: ata stimulohen të shtyjnë topat me çekiç brënda barkut të kafshës dhe të argëtohen duke parë topat që dalin në anën e poshtme. Paketa përmban: një kuti druri në formë ketri, 3 topa druri me ngjyra dhe një çekiç.
Karakteristikat:
- Ideale për të argëtuar vogëlushët
- E përshtatshme për moshat nga +18 muajsh
- Një ide perfekte dhurate
- Përmasat e lodrës: 21.7 x 18.8 x 16 cm
- Përmasat e kutisë: 22.5 x 19.5 x 16.5 cm
In stock
Brrmmm Brrmmm! Makina Terreno, e ilustruar me një qen të bukur që drejton një makinë të montuar në 4 rrota të vërteta dhe mund të tërhiqet së bashku me litarin e bashkangjitur. Kjo është një lodër argëtuese, me vlerë të madhe që do të bëjë pas vetes të gjithë fëmijët e vegjël pasiqë mund ta tërheqin dhe manovrojnë duke mësuar aftësitë e koordinimit ndërsa luajnë.
Karakteristikat:
- Bërë prej druri
- Ngjyrosur me ngjyra jo toksike
- Pamja dhe ndjenja e kësaj lodre tërheqëse janë të shkëlqyera
- Rrotat krijojnë stabilitet
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 16 x 23 cm
- Mosha: +18 muajsh
Out of stock
Një lodër me ngjyra të gëzueshme dhe forma emocionuese, që do nxisi kuriozitetin e vogëlushëve tuaj. Koha kalon më shpejt dhe këndshëm me këto lodra me ngjyra të gëzueshme që rrotullohen duke nxitur kuriozitetin e fëmijëve dhe aftësitë e tyre motorike.
Karakteristikat:
- I përshtatshëm për lëkundësin Balance dhe lëkundësin Blis
- Format me ngjyra, nxisin kuriozitetin e fëmijës
- E thjeshtë për një të rritur ta vendosi dhe heqi
- Stimulon imagjinatën dhe aftësitë motorike
- Materiale jo toksike
Out of stock