Kangur Harmony 3D Mesh Black

29,400 L

Baby Carrier Harmony 3D Mesh Black mund të përdoret nga të porsalindurit deri për fëmijët e moshës 3 vjeçare. Ka një rrip që lidhet në mes dhe dy tek shpatullat, të cilat të kombinuara sëbashku shpërndajnë peshën e fëmijës në mënyrë të tillë që të mos krijojë lodhje dhe të jetë sa më komod. Kanguri BabyBjorn është ergonomik dhe i butë, një zgjedhje e zgjuar që do bëjë të mundur shtimin e afrimitetit prind-fëmijë që në ditët e para. Gjithashtu materiali rrjetë mundëson ajrosje më të mirë dhe mos djersitje.
Materiali fleksibël bën të mundur që ju të ndjeni që fëmija juaj është pranë jush dhe që po qëndron në një mënyrë natyrale. Ju mund të zgjidhni si dëshironi ta mbanin fëmijën tuaj, në kraharor duke parë nga ju, në kraharor duke parë në të njëjtin drejtim me ju, apo në shpinë (fëmijët deri në 5 muajsh duhet të vendosen përballë jush). Mbështetësja e kokës është e pozicionueshme në mënyrë të tillë që fëmija juaj të jetë i sigurt deri në fazën që janë të aftë të mbajnë vetë trupin drejtë. Gjithashtu ju mund ta hapni mbështetësen e kokës dhe gjatë kohës që fëmija juaj po fle.
Karakteristikat:
- I përshtatshëm nga të porsalindurit deri më 3 vjeç
- I butë dhe fleksibël
- Materiali rrjetë mundëson ajrosje më të mirë dhe mos djersitje
- Mbështetësja kokës e rregullueshme
- Pesha shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme
- Pozicionim mbajtës me tre pozicione të ndryshme
- Mundësi rregullimi për përmasat mbajtëse
Të dhëna teknike:
- Pesha minimale: 3.5 kg
- Gjatësia minimale: 53 cm
- Pesha maksimale: 15 kg
- Gjatësia maksimale: 100 cm
- Përbërë nga material rrjetë
- Lahet në lavatriҫe me 40 gradë
S’ka stok
Kangur Harmony 3D Mesh Black
29,400 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Kangur Harmony 3D Mesh Black
29,400 LAsk a Question
Marka | BabyBjorn |
---|
Kategoritë
- A
- AA
- Baby Adventures
- Baby L Wishlist
- BLACK FRIDAY
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Gift by Megi
- Govata
- Kejsi Wishlist
- Laura Wishlist
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Marlow
- Në oferte
- Rafaela
- Stola
- Uturakë
- Veshje me 50%
- Veshje ne oferte
- 🖤🖤
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Organizuese lodrash
- Scooter
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Lodrat e para për bebet e vogla, të bëra me 100 % gomë natyrale, të lehta, me forma dhe ngjyra tërheqëse dhe të sigurta për tu kafshuar. Janë ideale për stimulimin e shqisave dhe zhvillimin e lëvizjeve të shkathëta. Çdo top dhe kub ka një reliev të ndryshëm me forma të gdhenduara për të stimuluar prekjen si dhe ngjyrat të ndryshme për të stimuluar shikimin.
Karakteristikat:
- Seti përmban 2 topa dhe 2 kuba
- Bërë nga 100% nga gomë natyrale
- Ngjyra të lehta për të stimuluar shikimin
- Ndihmon në shkathtësimin e vogëlushëve
- Reliev i ndryshëm në çdo formë për të stimuluar prekjen
- Të sigurta pë t’u kafshuar
Kukullat Miqtë e fermës | Ky grup pellushash me 4 personazhe të ndryshem cope, ua lehtëson fëmijëve dhe prinderve të luajnë role së bashku! Katër kukulla të thjeshta mund të veprojnë së bashku ne një skenë, ose të përdoren veçmas thjesht si pupet. Sido që të jetë, ato janë të shkëlqyera për zhvillimin e aftësive motorike, koordinimin sy-sy, aftësitë e komunikimit, vetëbesimin, lidhjen prindër-fëmijë dhe shumë më tepër! Mosha +2 vjeç
In stock
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i siguruar me rraken me fytyrë maçoku. Një lodër aktiviteti shumë origjinale që do t’i zbavisë ata tuaj duke i stimuluar njëkohësisht shqisat. Koka e maçokut është e mbushur me forma të vogla plastike të cilat duke u lëvizur do përplasen me njëra – tjetrën dhe do të lëshojnë tinguj gazmorë. Vogëlushët mund ta mbajnë në dorë dhe ta tundin lehtësisht falë dorezës prej druri.
Karakteristikat:
- Rrake gazmore me fytyrë maçoku
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- E përshtatshme për moshat nga 3 muajsh
- Ide dhurate fantastike
- Përmasat: 6.5 x 10.5 cm
In stock
Lodër për argëtimin e bebit- Googly Eyes, me ngjyra të mrekullueshme argëtuese dhe stimulon argëtimin. Kjo lodër është e thjeshtë për tu vendosur dhe hequr nga lëkundësit e BabyBjorn. Format e saj të lyera me bojë të shndërritshme, janë fantastike për fëmijën tuaj, që ti shohi dhe argëtohet me to. Lodrat e vendosura në shufrën kryesore janë të rrotullueshme në vend dhe sytë zgurdullues bëjnë të mundur që fëmija juaj të qesh sa herë i shikon. Duke luajtur fëmija juaj zhvillon aftësinë e lëvizjes.
Karakteristikat:
- Përshtatet tek të gjithë lëkundësit e BabyBjorn
- Stimulon produktivitetin e fëmijës suaj
- Prodhuar me dru dhe plastik, të përpunuara në Suedi
- E thjeshtë për një të rritur ta vendosi dhe heqi
Out of stock
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i siguruar me tingujt e rrakes të mbushur me topa të vegjël plastikë brënda petaleve të lules. Një lodër shumë origjinale për të bebet ku në njërën anë kanë një fytyrë të bukur të ilustruar dhe në anën tjetër, një pasqyrë që lejon fëmijët të zbulojnë veten. Falë transparencës së petaleve, vogëlushi juaj do të jetë në gjendje të vëzhgojë topat e vegjël me ngjyrë që lëvizin si pasojë e lëvizjes së dorës. E bërë me një dizajn tërheqës dhe që mund të mbahet lehtësisht në dorë, falë një doreze prej druri.
Karakteristikat:
- Rrake në formë luleje
- E dobishme për të aktivizuar dhe zhvilluar të gjitha shqisat
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- E përshtatshme për moshat nga +3 muajsh
- Ide dhurate fantastike
- Përmasat: 10 x 5 cm
In stock
Ana Banana do të stimulojë shqisat e foshnjeve teksa i qetëson mishin e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do të mund ta kafshojnë, thithin, të luajnë me të, ta mbajnë si lodër dushi etj. E realizuar me një proces artizanal, ekologjik me gomë 100% natyrale nga pemët Hevea. Ajo është bërë e gjitha në një copë të vetme, pa vrima, për të shmangur krijimin e baktereve dhe mykut. Gjithashtu është e pikturuar me dorë me pigmente natyrale me bazë uji. Të gjitha njësitë janë të realizuara një nga një, kështu që janë unike!
Çfarë e bën të vyer:
- E butë, e lehtë për t’u kapur dhe e sigurt për t’u kafshuar
- Stimulon shqisat e foshnjes dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale
- Plotësisht e sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë së produkteve për fëmijë
- Higjenike dhe pa vrima
- Lodër ekologjike, e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimike
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 5.2 x 12 x 21.9 cm
In stock
Portokalli Clementino do të stimulojë shqisat e foshnjeve teksa i qetëson mishin e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do të mund ta kafshojnë, thithin, të luajnë me të, ta mbajnë si lodër dushi etj. E realizuar me një proces artizanal, ekologjik me gomë 100% natyrale nga pemët Hevea. Ajo është bërë e gjitha në një copë të vetme, pa vrima, për të shmangur krijimin e baktereve dhe mykut. Gjithashtu është e pikturuar me dorë me pigmente natyrale me bazë uji. Të gjitha njësitë janë të realizuara një nga një, kështu që janë unike!
Çfarë e bën të vyer:
- E butë, e lehtë për t’u kapur dhe e sigurt për t’u kafshuar
- Stimulon shqisat e foshnjes dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale
- Plotësisht e sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë së produkteve për fëmijë
- Higjenike dhe pa vrima
- Lodër ekologjike, e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimike
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 2.2 x 13.5 x 6.9 cm
In stock
Një mënyrë e thjeshtë, zbavitëse dhe edukuese me të cilën të vegjlit tuaj të luajnë dhe njëkohësisht të zhvillojnë shqisat e tyre përmes prekjes dhe lëvizjes! Vjen me 9 blloqe kubash të vogjël që ndihmojnë zhvillimin e shikimit, të dëgjuarit e të prekurit nëpërmjet lojës. Blloqet janë të realizuara nga dru i ricikluar, pa kimikate dhe i tharë në furrë. Ngjyrat e përdorura janë jo toksike dhe me bazë uji.
E shkëlqyer për:
- Koordinimin sy – duar
- Zhvillimin e shikimit
- Zhvillimin e dëgjimit
- Zhvillimin e të prekurit
- Nxitjen e imagjinatës
Mosha e rekomanduar: 12 muajsh
In stock
Luga fantastike e markës Boon nuk është një lugë e thjeshtë, por një zbulim i vërtetë që do ta shndërrojë kohën e ushqyerjes në një moment të rehatshëm, argëtues, por mbi të gjitha të pastër dhe të rregullt. Luga ka një dorezë silikoni që shërben njëkohësisht si ”serbator” dhe mund të mbajë deri në 90 ml ushqim të lëngshëm. Mjafton të vendosni ushqimin brënda saj dhe me një presion të lehtë lëreni të zbresë gradualisht mbi lugë, të gjitha me një dorë!! Falë kapakut, asgjë nuk derdhet duke e bërë atë të përsosur për udhëtime. Mund ta ushqeni fëmijën tuaj kudo që të jeni!
Karakteristikat:
- Lugë dhe mbajtëse ushqimi 2 në 1
- E përkryer për ushqyerjen e të vegjëlve për fazën 1 ose 2
- Kapaciteti: 90 ml
- Pastrohet shpejt dhe thjeshtë edhe në pjatalarëse
- Mosha e rekomanduar: + 4 muajsh
- Materiali: silikon pa BPA, PVC dhe ftalate
- Përmasat: 5 x 18 x 9.7
Këshilla për larjen:
- Lajeni mirë para përdorimit të parë dhe pas çdo përdorimi
- Lajeni secilën pjesë veç e veç
- Mund ta lani në pjatlarëse
- MOS e përdorni në mikrovalë
- MOS e vloni ose sterilizoni
In stock
Sophie La Girafe, Bebe në makinë, sensori i lëvizjes së integruar aktivizon automatikisht LED-et e ndezura të fshehura në vendet e Sophie La Girafe sa herë që makina fillon të lëvizë.
Out of stock