Kangur Limas™ Plus nga Stokke® – Valerian Beige

19,500 L

Kanguri Limas™ nga Stokke® kombinon avantazhet e një fashe cope me ato të një kanguri ergonomik që mund të përdoret për bebet që nga 1 muajsh . Bëhet fjalë për një kangur half buckle i bërë nga materiale mbështjellëse pambuku super të butë, që ofrojnë liri lëvizjeje dhe siguri në çdo hap. Kanguri përshtatet me fëmijën tuaj teksa ai rritet, për ta mbajtur atë rehat, ngrohtë dhe pranë jush gjatë gjithë kohës. Fillimisht i krijuar për foshnje, ky kangur mund të përdoret gjithashtu gjatë viteve të para të jetës. Falë bazës dhe panelit në kurriz të rregullueshëm, përmasat e tij mund të përshtaten për të mbajtur me lehtësi fëmijën tuaj deri në një peshë prej 18 kg. Mund të vishet përpara, mbrapa ose anash, duke u dhënë prindërve fleksibilitetin e nevojshëm. Të bëra me pëlhurë me dy shtresa, rripat e rregullueshëm të shpatullave ndihmojnë në shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë. Midis dy shtresave të pëlhurës gjejmë një xhep në të cilin mund të vendoset një mbushje për shpatullat për të siguruar rehati maksimale. Ky kangur është shumë i lehtë për t’u përdorur, mjafton të lidhni rripin në bel, më pas, pasi të vendosni kangurin, tërhiqni rripat fort rreth vetes dhe lidhini bashkë me një nyje të dyfishtë.
Karakteristikat:
- Kangur pambuku i rehatshëm, i butë dhe ergonomik
- Rripa shpatullash të gjërë e të rregullueshëm me shtresë pëlhure të dyfishtë
- Të përfshira 2 mbushje me sfungjer për shpatullat, për rehati maksimale
- Rripa më të hollë në pjesën e poshtme për të thjeshtësuar lidhjen
- Baza e kangurit e rregullueshme (24 deri në 45 cm) siguron një pozicion ulje korrekt për fëmijën
- Materiali 50 % pambuk dhe 50 % lino mundëson ajrosje të mirë dhe parandalon mbinxehjen
- Rripi i drejtë në bazë është i mbushur me sfungjer dhe është i rregullueshëm nga 60 deri në 140 cm (pjesa zgjatuese e rripit është e përfshirë)
- E pajisur me një rrip të vogël kraharori për të mbajtur fëmijën në shpinë
- Pesha shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme
- Mund të përdoret në pozicione të ndryshme
- Zgjerohet me rritjen e moshës/peshës
Të dhëna teknike:
- Pesha e kangurit: 0.8 kg
- Pesha mbajtëse maksimale: 18 kg
- Masat e rripit të belit: 60 – 140 cm
- Materiali: 50% pambuk 50 % lino
- Lahet në lavatriҫe me 40°
- Mosha e rekomanduar: +1 muajsh (4 kg)
Ka stok
Kangur Limas™ Plus nga Stokke® - Valerian Beige
19,500 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Kangur Limas™ Plus nga Stokke® - Valerian Beige
19,500 LAsk a Question
Marka | Stokke |
---|
Kategoritë
- A
- Baby Adventures
- Baby L Wishlist
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Gift by Megi
- Govata
- Kejsi Wishlist
- Laura Wishlist
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Në oferte
- Rafaela
- Stola
- Uturakë
- Veshje me 50%
- Veshje ne oferte
- 🖤🖤
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Lodër për argëtimin e bebit- Googly Eyes, me ngjyra të mrekullueshme argëtuese dhe stimulon argëtimin. Kjo lodër është e thjeshtë për tu vendosur dhe hequr nga lëkundësit e BabyBjorn. Format e saj të lyera me bojë të shndërritshme, janë fantastike për fëmijën tuaj, që ti shohi dhe argëtohet me to. Lodrat e vendosura në shufrën kryesore janë të rrotullueshme në vend dhe sytë zgurdullues bëjnë të mundur që fëmija juaj të qesh sa herë i shikon. Duke luajtur fëmija juaj zhvillon aftësinë e lëvizjes.
Karakteristikat:
- Përshtatet tek të gjithë lëkundësit e BabyBjorn
- Stimulon produktivitetin e fëmijës suaj
- Prodhuar me dru dhe plastik, të përpunuara në Suedi
- E thjeshtë për një të rritur ta vendosi dhe heqi
Out of stock
Një lodër me ngjyra të gëzueshme dhe forma emocionuese, që do nxisi kuriozitetin e vogëlushëve tuaj. Koha kalon më shpejt dhe këndshëm me këto lodra me ngjyra të gëzueshme që rrotullohen duke nxitur kuriozitetin e fëmijëve dhe aftësitë e tyre motorike.
Karakteristikat:
- I përshtatshëm për lëkundësin Balance dhe lëkundësin Blis
- Format me ngjyra, nxisin kuriozitetin e fëmijës
- E thjeshtë për një të rritur ta vendosi dhe heqi
- Stimulon imagjinatën dhe aftësitë motorike
- Materiale jo toksike
In stock
Shall për vogëlushë me formën e dhelpre dhe me ngjyrë të ndezur portokalli. Ky shall i bërë nga pambuku organik do ti mbajë ngrohtë vogëlushët tuaj, por pa krijuar djersitje. Butësia e tij nuk irriton lëkurën, madje edhe ato më të ndjeshmet.
Karakteristikat:
- Shall për vogëlushë
- Ofron ngrotësi dhe butësi
- Nuk krijon djersitje falë materialit që ajroset
- I bërë nga pambuku organik
In stock
Luga fantastike e markës Boon nuk është një lugë e thjeshtë, por një zbulim i vërtetë që do ta shndërrojë kohën e ushqyerjes në një moment të rehatshëm, argëtues, por mbi të gjitha të pastër dhe të rregullt. Luga ka një dorezë silikoni që shërben njëkohësisht si ”serbator” dhe mund të mbajë deri në 90 ml ushqim të lëngshëm. Mjafton të vendosni ushqimin brënda saj dhe me një presion të lehtë lëreni të zbresë gradualisht mbi lugë, të gjitha me një dorë!! Falë kapakut, asgjë nuk derdhet duke e bërë atë të përsosur për udhëtime. Mund ta ushqeni fëmijën tuaj kudo që të jeni!
Karakteristikat:
- Lugë dhe mbajtëse ushqimi 2 në 1
- E përkryer për ushqyerjen e të vegjëlve për fazën 1 ose 2
- Kapaciteti: 90 ml
- Pastrohet shpejt dhe thjeshtë edhe në pjatalarëse
- Mosha e rekomanduar: + 4 muajsh
- Materiali: silikon pa BPA, PVC dhe ftalate
- Përmasat: 5 x 18 x 9.7
Këshilla për larjen:
- Lajeni mirë para përdorimit të parë dhe pas çdo përdorimi
- Lajeni secilën pjesë veç e veç
- Mund ta lani në pjatlarëse
- MOS e përdorni në mikrovalë
- MOS e vloni ose sterilizoni
In stock
Sophie La Girafe, Bebe në makinë, sensori i lëvizjes së integruar aktivizon automatikisht LED-et e ndezura të fshehura në vendet e Sophie La Girafe sa herë që makina fillon të lëvizë.
Out of stock
Ana Banana do të stimulojë shqisat e foshnjeve teksa i qetëson mishin e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do të mund ta kafshojnë, thithin, të luajnë me të, ta mbajnë si lodër dushi etj. E realizuar me një proces artizanal, ekologjik me gomë 100% natyrale nga pemët Hevea. Ajo është bërë e gjitha në një copë të vetme, pa vrima, për të shmangur krijimin e baktereve dhe mykut. Gjithashtu është e pikturuar me dorë me pigmente natyrale me bazë uji. Të gjitha njësitë janë të realizuara një nga një, kështu që janë unike!
Çfarë e bën të vyer:
- E butë, e lehtë për t’u kapur dhe e sigurt për t’u kafshuar
- Stimulon shqisat e foshnjes dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale
- Plotësisht e sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë së produkteve për fëmijë
- Higjenike dhe pa vrima
- Lodër ekologjike, e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimike
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 5.2 x 12 x 21.9 cm
In stock
Kapuç për fëmijë dimëror, i bërë me pambuk organik. Mbron në mënyrë të përkryer kokën dhe veshët falë një shtresë të dyfishtë pambuku, shumë i butë dhe shumë i ngrohtë. Materiali natyral i pambukut organik parandalon mbinxjehjen, përthith lagështinë dhe është delikat ndaj lëkurave të ndjeshme.
Karakteristikat:
- Kapuç dimëror me veshë të gjatë dhe rripa
- Ngjyrat në dispozicion: bezhë dhe ecru
- E bërë 100% prej pambuku, pa përdorimin e lëndëve toksike dhe pesticideve (çertifikatë GOTS).
- Karton i certifikuar nga FSC
- Mban ngrohtë edhe veshët, por nuk krijon mbinxehje
- Material që ajroset
- Nuk irriton as lëkurat më delikate
Të dhëna teknike:
- Masa: 38
- Ngjyra: Ecru
In stock
Fustan për vajza nga 6 deri në 24 muajsh. Fustan me thurje dhe me rrudha në bel dhe mëngë.
Karakteristikat:
- 100% pambuk.
- Mosha 6-24 muajsh
Lugë silikoni të vogla për kontakt të butë me mishin delikat të foshnjeve. Duke qënë shumë i ngjashëm me teksturën e biberonit, është e përsosur për kalimin nga shishja tek ushqimet e para.
Karakteristikat:
- Set me 2 lugë silikoni për foshnje
- Mosha e përshtatshme: + 3 muajsh
- Mund të lahet në pjatalarës
- Ngjyrat: e kuqe/ e bardhë
In stock
Një lodër aktiviteti shumë origjinale për të rritur shkathtësimin e vogëlushëve tuaj, duke filluar nga mosha +12 muajsh. Lojë druri me shumë aktivitete me një shteg metalik, një shteg zigzag, një dado për të vidhosur dhe zhvidhosur dhe një zhurmues që rrotullohet me topa shumëngjyrësh.
Karakteristikat:
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- Zhvillon shqisat dhe aftësitë motorike
- E përshtatshme për moshat nga +12 muajsh
- Një ide perfekte dhurate
- Përmasat e lodrës: 20 x 15 x 15 cm
Out of stock