Qetësues për foshnje – Princi Pinguin

4,800 L
Princi Pinguin është nga lodrat e para muzikore të foshnjës që mund ta qetësojë atë para gjumit dhe ta argëtojë gjatë ditës. Vjen me një dizajn shumë të këndshëm që do të adhurohet nga vogëlushët. Sensori unik i zërit aktivizon automatikisht muzikën dhe dritën kur fëmija fillon të qajë, duke e qetësuar dhe duke e ndihmuar atë të flejë sërish. Përveç këtyre veçorive unike kjo lodër funksionale ndihmon në zhvillimin e shqisave dhe aftësive motorike.
Karakteristikat:
- E pajisur me një sensor zëri që riaktivizon muzikën dhe dritën kur foshnja zgjohet për ta qetësuar fëmijën dhe për ta ndihmuar të rikthehet në gjumë
- Melodi qetësuese të shoqëruara nga një dritë e butë
- Çdo melodi qetësuese luhet për 15 minuta
- Drita e butë aktivizohet për 10 minuta
- Muzika aktivizohet duke shtypur barkun e pinguinit ose duke tërhequr kordonin kur varet unaza e silikonit
- Mund ta varni tek krevati i bebit ose në karrocë
- Ndihmon në zhvillimin e shqisave dhe aftësive motorike
Të dhënat teknike:
- Mosha: +0 muajsh
- Nevojiten 3 bateri AA
Ka stok
Qetësues për foshnje - Princi Pinguin
4,800 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Qetësues për foshnje - Princi Pinguin
4,800 LAsk a Question
Marka | Taf Toys |
---|---|
Mosha | +0 muajsh |
Kategoritë
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Fjona
- Govata
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Marlow
- Në oferte
- Stola
- Uturakë
- Veshje ne oferte
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Marka
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Wooden Play Set Town është e krijuar për orë të tëra loje dhe ideale për udhëtime. Ky bord magnetik prej druri përfshin 120 magnetë shumëngjyrësh gjeometrikë dhe gjashtë karta të dyanëshme. Fëmijët e vegjël do të kënaqen duke përdorur format për të përsëritur 12 fotot gjeometrike të përfshira në kartat, ndërsa fëmijët me te rritur me shumë mundësi do të krijojnë modelet e tyre të mozaikut dhe fotografitë direkt në tabelën magnetike. Ky grup vjen i paketuar në një kuti akrilike të përshtatshme, me doreza të forta dhe është e gatshme të shkojë kudo që shkojnë fëmijët.
Karakteristikat:
- Wooden Play Set Town është e krijuar për orë të tëra loje
- Mund të merret edhe në udhëtime
- Ky bord magnetik prej druri përfshin 120 magnetë shumëngjyrësh gjeometrikë
- Ky grup vjen i paketuar në një kuti akrilike
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
- Përmasat: 35.5 x 43 x 5 cm
In stock
Labirinti kafshëve, përmban piktura për fëmijë. Thjesht përdorni lapsin me ujë në secilën fletë dhe detajet me ngjyra shfaqen menjëherë. Pastaj lëreni që faqja të thahet për të fshirë figurën dhe mund ta përdorni përsëri dhe përsëri. Ky libër përfshin katër fletë për t’u ngjyrosur dhe një aktivitet kërkimi per gjetjen e objekteve ne fleta. Fantastike për udhëtime. Promovon aftësi të shkëlqyera për vogëlushët.
Karakteristikat:
- Përmban piktura për fëmijë
- Përfshin katër fletë për t’u ngjyrosur
- Fantastike për udhëtime
- Promovon aftësi të shkëlqyera për vogëlushët
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
In stock
Shtepia e kukullave viktoriane, e pikturuar brenda dhe jashtë. Ajo është e mbushur me detaje të hollësishme për të terhequr vëmendjen e të gjithë fëmijëve. Pjesa e jashtme përfshin një dizanj fantastik klasik për tu dukur sa më interesante tek të vegjlit tuaj. Pjesa e brendshme përfshin letër unike murale në çdo dhomë dhe shkallë të kthyera. Përdorini mobiliet që keni ne shtëpi për të mobiluar gjashtë dhomat e saj.
In stock
Cook’s Corner, kuzhinë prej druri ka gjithçka që duhet të ketë një kuzhinier i ri. Me një lavaman të lëvizshëm, 3 vatrat e sobes, furren, dërrasën prerëse dhe raftet. Kjo kuzhinë e përsosur bënë që të vegjlit tuaj të kalojnë orë të tëra argëtuese. Një ide fantastike për fëmijë të moshës +3 vjeç.
Out of stock
Piqni dhe dekoroni. Sigurohuni që kuzhinieri apo kuzhinierja juaj i/e vogël përdor dorashkën e furrës për të hequr këto 4 ëmbëlsira prej druri nga tepsia e tyre e cupcake. Ky set i veçantë ka 3 tubeta te thatë kremi për të dekoruar majat. Me 8 cupcake shumëngjyrësh dhe 4 qirinj dekorativë prej druri, këto cupcakes me kalori të ulët do të jenë hiti i festave të ditëlindjes.
Karakteristikat:
- Set druri shumëngjyrësh për lojëra me gatime
- Materialet me cilësi të lartë sigurojnë qëndrueshmëri dhe siguri
- Inkurajon koordinimin sy-duar dhe krijueshmërinë
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
- Përmasat: 26.7 x 33.7 x 8 cm
In stock
Kuzhina novatore Pepperpot do të adhurohet pafund nga kuzhinierët e rinj. Aq shumë realiste me dorezat e furrës që klikojnë dhe kthehen, dyert e pajisjeve që hapen dhe një dërrasë në pjesën e përparme të frigoriferit, fëmijët do të kenë orë të pafund argëtimi duke lënë të shpalosin imagjinatën e tyre. Fëmijët, sidomos vajzat, do të kënaqen pafund duke u kthyer në rolin e mamasë, për të gatuar dhe bërë gati drekën. Mund të zgjedhin të luajnë në grupe ose vetëm. Gjithashtu kuzhina lodër Pepperpot vjen me dizajn shumë të bukur dhe ngjyra të kombinuar perfekt.
Karakteristikat:
- Do të adhurohet pafund nga kuzhinierët e rinj
- Vjen me dizajn shumë të bukur dhe aksesorë realistë
- Fëmijët do të argëtohen pafund
- Zhvillon imagjinatën dhe shkathtëson fëmijët
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
-
Përmasat: 106 x 44.2 x 102.5 cm
-
Pesha: 30.19 kg
In stock
Ky set loje është i përsosur për të zhvilluar imagjinatën. Përfshin një strehë luksoze piratesh, një anije të fortë dhe madje edhe një kullë të veçantë vrojtimi.
Oh po, ka edhe piratë! Edhe artileri nga ku gjuhen topa! Dhe një thesar të fshehur!
Na besoni, ç’do gjë që bën pjesë në jetën e një pirati, mund ta gjeni këtu.
• 2 tyta ndizen dhe bëjnë tinguj me shtypjen e një butoni
• qëndra e thesarit ndizet me shtypjen e një butoni
• vinçi lëvizës ngre dhe ul ngarkesën
• 4 piratë të modelueshëm
• Shkallë prej litari dhe 5 mobilje
• një qeli ku mbahen të burgosurit
Paketimi përmban udhëzime të detajuara hap pas hapi për montimin e të gjiha pjesëve.
Out of stock
Set loje pastrimi, lejon që fëmijët të pastrojnë duke përdorur ujë të vërtetë ose imagjinatën e tyre. Pluhuri i pastrimit dhe shishja e sapunit mund të mbushet me ujë. Kompleti prej 9 copësh gjithashtu përfshin pajisje për t’i mbajtur objektet të shkëlqyera, si një leckë e butë, një furçë pastrimi, një sfungjer dhe një shtresë gome. Ekziston edhe një listë kontrolluese e ripërdorshme që i ndihmon fëmijët të mësojnë se cilat mjete funksionojnë më mirë për të pastruar objektet dhe zonat e ndryshme shtëpiake. Promovon aftësi të shkëlqyera dhe inkurajon lojën imagjinative.
Karakteristikat:
- Promovon aftësi të shkëlqyera dhe inkurajon lojën imagjinative
- Lojë argëtuese
- Shkathtëson fëmijët
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
- Përmasat: 20 x 20 x 20 cm
Out of stock
Të luash me lodra nuk ka qenë ndonjëherë kaq argëtuese. Me shtëpinë e kukullave My Dreamy, argëtimi dhe loja nuk kanë fund, sepse janë dispozicion katër dhoma për tu dekoruar dhe me një ashensor rrëshqitës që përfshin të tre katet. Dy ballkone dhe një derë hyrëse funksionale ofrojnë shumë hapësirë për të eksploruar dhe krijuar, duke nxitur imagjinatën. Por, nuk ka të mbaruar, sepse kompleti i aksesorëve, prej 14 pjesësh, përfshin një piano të madhe që luan muzikë. Mund të luhet në grupe ose vetëm. Falë dizajnit të saj dhe përmasave përshtatet pa problem në dhomën e fëmijëve ose këndin e dedikuar për lojra.
Karakteristikat:
- Ofron argëtim pafund për fëmijët
- Në dispozicion janë katër dhoma për tu dekoruar
- Zhvillon imagjinatën dhe shkathtëson fëmijët
- Përfshin edhe një set aksesorësh me 14 pjesë
- Dizajni dhe përmasat e mundësojnë përshtatjen në çdo ambient të shtëpisë
- Ide e bukur dhurate për festat e fundvitit ose ditëlindje
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
- Materiali: MDF dhe Plastikë
- Përmasat: 86.4 x 39.4 x 121.3 cm
In stock
Libri i ngjyrosjes përfshin katër faqe të ripërdorshme dhe një laps që mund të rimbushet me ujë. Thjeshtë përdor lapsin për të ngjyrosur secilën skenë të detajuar dhe ngjyrat vibruese shfaqen gjithnjë mahnitëse. Lëreni faqen të thahet, për të krijuar mundësinë e pastrimit të faqes dhe ripërdorimit të saj për ta ngjyrosur vazhdimisht. Libri përfshin katër skena me forma të ndryshme për tu ngjyrosur dhe një aktivitet ‘kërko-gjej’ për secilën skenë. Lapsi është i lehtë për tu mbajtur e përdorur, nga fëmijët. Ky libër ngjyrosje është ideal si libër aktiviteti për udhëtim dhe lodër për fëmijë.
Karakteristikat
- Katër aktivitete me forma të ndryshme
- Fletët mund të ripërdoren, thjesht lërini të thahen
- Madhësia e lapsit lejon të mbushet lehtë dhe të kapet lehtë
- Kompakt, me kapje spirale që e bën perfekt për udhëtime
- Promovon aftësinë e krijuese, aftësinë e shkrimit dhe atë të vërejtjes së detajeve
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
In stock