Set çarçafësh për krevatin Stokke

8,800 L

Set liri cilësor prej pellushi të Stokke me këllëf dysheku dhe jastëku. Mund të përdoren me krevatin Stokke si dhe me krevatë të tjerë. Butësia dhe rehatia do rrethojnë vogëlushët tuaj duke i mundësuar të bëjnë një gjumë të qetë dhe të rehatshëm.
Karakteristikat kryesore:
- Materiali: 100% pambuk
- Përmasat: 100 x 140 cm
- Komplet i përshtatshëm për krevatin për fëmijë nga 0-3 vjeç
Set çarçafësh për krevatin Stokke
8,800 LRezervo një telefonatë
- Transporti & Kthimet
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Na pyesni
Set çarçafësh për krevatin Stokke
8,800 LNa pyesni
Set liri cilësor prej pellushi të Stokke me këllëf dysheku dhe jastëku. Mund të përdoren me krevatin Stokke si dhe me krevatë të tjerë. Butësia dhe rehatia do rrethojnë vogëlushët tuaj duke i mundësuar të bëjnë një gjumë të qetë dhe të rehatshëm.
Karakteristikat kryesore:
- Materiali: 100% pambuk
- Përmasat: 100 x 140 cm
- Komplet i përshtatshëm për krevatin për fëmijë nga 0-3 vjeç
Marka | Stokke |
---|---|
Ngjyra | Bezhë, Rozë |
Kategoritë
- Produkte
- Baby Shower Ira
- Best Seller
- Dhurata me ♥
- e-Priam
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Art & Kreativitet
- Biçikleta
- Board games
- Connetix Tiles
- Edukative
- Helmeta
- Jashtë shtëpisë
- Kukulla dhe shtëpi
- Kuti muzike
- Kuzhinë & Aksesorë
- Lodra plazhi
- Lojëra druri
- Lojëra uji & plazhi
- Makina
- Me formim
- Me muzikë
- Me role
- Organizuese lodrash
- Pellusha
- Për vogëlushët
- Puzzle
- Ride On
- Scooter
- Shkencë
- Tapete
- Tenda
- Marka
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Produkte të ngjashme
Rrethoni fëmijët tuaj me qetësi dhe plot stil falë tendës Stokke® Sleepi. Mbulesa u mundëson fëmijëve krijimin e një ambienti komod, çlodhës dhe të ngrohtë. Perfekte për një gjumë të qetë duke mos lejuar edhe dritën e tepër për ti shqetësuar gjatë gjumit. Është e bërë me material 100% Poliestër dhe e certifikuar me Oeko-Tex Standard 100 class 1.
Karakteristikat:
- Krijon një mjedis komod dhe qetësues për fëmijët tuaj
- Pëlhurë transparente
- Perfekte për qarkullim optimal të ajrit
- Montim i lehtë
- Pështatet perfekt me krevatët Stokke
Të dhënat teknike:
- Përmasa: 147 x 250 cm
- Materiali: 100% Poliestër
- Larje në lavatriçe në 40°
Ka stok
Komoditet, rehati, ngrohtësi dhe një mjedis i sigurtë për vogëlushët tuaj me Voksi Baby Nest Premium. Dizajni plot stil dhe kombinimi unik i materialeve cilësore bën që vogëlushët tuaj të përjetojnë një ndjejnë të butë ngrohtësie dhe rehatie. Të gjitha pjesët përbërëse të Voksi® Baby Nest Premium janë të certifikuara sipas Oeko-Tex® Standard 100, Klasi 1, i cili siguron që vogëlushët tuaj të jenë të rrethuar nga materiale pa substanca të rrezikshme ose kimikate të dëmshme. Dysheku i fortë por i butë i siguron rehati maksimale foshnjës tuaj ndërsa mbështet qafën dhe shpinën. Ndërsa sipërfaqja e përbërë nga 100% pambuk i jep më tej një ndjenjë të butë përkëdhelëse ndërsa shijon gjumin.
Voksi® Baby Nest Premium, e krijuar jo rastësisht në formë veze imiton ndjenjën e të qenit në barkun e nënës dhe i jep foshnjës tuaj një ndjenjë mbrojtjeje, ngrohtësie dhe përkëdhelje. Kudo ku jeni, në shtëpi apo në udhëtim, me familjen apo me grup miqsh, Voksi® Baby Nest Premium u krijon mundësinë që vogëlushët tuaj të ndihen rehat dhe e bëjnë gjumin ose kohën e lojës shumë më të lehtë.
Nuk ka të mbaruar, Voksi® Baby Nest Premium është krijuar gjithashtu për t’u rritur me fëmijën tuaj. Duke qenë në gjendje të hapni rripin prej lëkure dhe të palosni pjesën e zgjatjes, ju mund t’i siguroni fëmijës tuaj edhe më shumë hapësirë. Çanta praktike e udhëtimit, në të cilën vjen Voksi® Baby Nest Premium, e bën të lehtë të merrni Voksi® Baby Nest Premium me vete në çdo udhëtim. Për t’i siguruar fëmijës tuaj sigurinë më të lartë të mundshme, Voksi® Baby Nest Premium është testuar kundër standardeve të shumëfishta dhe i është nënshtruar disa vlerësimeve të rrezikut, p.sh. nga SGS France.
Çfarë e bën të vyer:
- Voksi® Baby Nest Premium vjen me një dyshek 3D që mundëson ajrosje totale
- Të gjitha materialet përbërëse janë certifikuara sipas STANDARD 100 nga Oeko-Tex® Klasi I
- E lehtë për ta mbajtur gjatë udhëtimeve
- Rritet me fëmijën duke u zgjeruar
- Dyshek i fortë por i butë jep mbështetje shtesë dhe një komoditet të lartë ergonomik
- Unaza e jashtme e butë por e fortë, e cila pozicionon dhe mbron fëmijën
- Për të parandaluar rrezikun e mbytjes, nuk ka tela ose litarë të lirshëm
Të dhëna teknike:
- Madhësia, diametri i jashtëm: 91 cm x 53 cm (kur hapet), 81 cm x 53 cm (kur mbyllet)
- Madhësia, diametri i brendshëm: 71 cm x30 cm (kur hapet), 59 cm x 30 cm (kur mbyllet)
- Pëlhura e jashtme: 100% pambuk
- Pëlhura e brendshme: 100% pambuk
- Mbushja: 100% poliester
- Dysheku: 3D, 100% poliester
Udhëzimet për larje
- Lajeni në 60 ° C
- Thajeni në temperaturë të ulët
- Mos e zbardhni,
- Mos e hekurosni,
- Mbulesa: Lajeni në 40 ° C me cikël të butë ose lajeni me dorë në 60 ° C
- Dysheku: Lajeni me dorë në 60 ° C
- Mosha e përdorimit: përafërsisht 0-7 muaj
Ka stok
Një re e aktivitetit muzikor me unazë të varur dhe yll të vogël të ëmbël, hënë dhe zog, që do t’i mbajë të vogëlushët me argëtim. Një dhuratë perfekte për të porsalindurit ose një dhuratë speciale festash nga koleksioni Il Etait Une Fois. Ka shumë për të zbuluar dhe plot surpriza, falë tingujve që lëshojnë pjesët përbërëse. Kjo lodër është ideale për të stimuluar shqisat e të vegjëlve dhe për ta argëtuar.
Karakteristikat:
- Është perfekte për të stimuluar ndjesinë e prekjes së foshnjës
- Lodër aktiviteti për vogëlushët plot ngjyra
- E bërë nga pëlhura të buta
- Është gjithashtu edhe argëtuese
Të dhënat teknike:
- Përmasa: 30.5 cm
- Materialet: pambuk, poliestër, plastikë
- Mosha: +0 muajsh
S’ka stok
Shtrati që evoluon ndërsa fëmija juaj rritet
Stokke Sleepi Versioni Mini është krevati i parë që përshtatet në mënyrë perfekte për fëmijën tuaj. Forma e tij karakteristike ovale i jep fëmijës suaj një ndjesi sigurie duke krijuar një ambient komod si fole. Krevati ofron opsionin e rregullimit të lartësisë (së dyshekut) si dhe mundësinë e rritjes së bashku me fëmijën tuaj. Krevati- Mini zgjerohet për t’ju përshtatur nevojave së fëmijës në rritje, ndërsa ruan ndjesinë e familjaritet duke patur gjithnjë formën e tij të veçantë ovale.
Krevati zë një vend shumë të vogël në dhomën e fëmijës, ndërsa rrotat me frena lejojnë të lëvizet me lehtësi nga dhoma në dhomë. I gjerë vetëm 67 cm, është jashtëzakonisht shumë efikas dhe në një vend më pak hapësirë.
Karakteristikat kryesore:
- Formë karakteristike ovale që krijon një ambient komod si fole për fëmijën tuaj
- Krevat fleksibël që rritet së bashku me fëmijën, nga mosha 0-10 vjeҫ
- Rregulluesit e lartësis së dyshekut bëjnë të mundur lëvizjen e fëmijës në mënyrë më të rehatshme
- Rrotat të pajisur me frena, lejojnë lëvizjen me lehtësi nga dhoma në dhomë
- I bërë me dru ahu të qëndrueshëm
- Dysheku është i përbërë me shkumë rezistente ndaj presionit, është hipoalergjik dhe ka një mbulesë që mund të hiqet lehtësisht dhe të lahet
- Fundi i dyshekut është me vrima për qarkullimin maksimal të ajrit
- Paketa për zgjerimin e krevatit nga Stokke Sleepi Versioni Mini në Stoke Sleepi Krevat shitet veçmas
Pesha dhe dimensionet:
- Pesha e krevatit: 16 kg
- Përmasat e krevatit i montuar: 83 x 87 x 67 cm
- Një dyshek është i përfshirë
Ka stok
Rrethuesi i krevatit Stokke® Sleepi™ ju mundëson vogëlushëve një ambient më të rehatshëm gjatë gjumit dhe kohës së ndenjes në krevatet Stokke. I gjithë perimetri i krevatit me pjesën e drunjtë kthehet direkt në një pjesë të butë falë Stokke® Sleepi™ Bumper. Gjithashtu përshtatet në mënyrë thuajse perfekte me formën ovale të krevatit. I bërë prej pambuku organik dhe i aprovuar nga OEKO- TEX.
Karakteristikat:
- Bërë për t’iu përshtatur krevatit ovale të Sleepi në mënyrë perfekte
- E butë dhe mbrojtëse rreth shinave të krevatit prej druri
- Vendoset dhe hiqet me lehtësi
- Cilësi e aprovuar nga Oeko-Tex Standard 100, klasi 1
- Mund të lahet në makinë larëse në temperaturë 40 °
Të dhënat teknike:
- Pesha: 0.46 kg
- Përmasat: 317 x 27 cm
Ka stok
Gjumi është një pjesë thelbësore e zhvillimit dhe rritjes në mënyrë të shëndetshme të fëmijëve tuaj. Kjo është arsyeja pse Bugaboo krijoi këtë oborr lojërash që mund ta bëjë gjumin më të lehtë, komod, plotësisht çlodhës, por edhe ku mund të kalojë pjesën aktive të lojës. Bugaboo Stardust kombinon teknologjinë unike dhe dizajnin inteligjent për t’ju ofruar një oborr lojërash të gjitha në një, jashtëzakonisht të rehatshme që mund ta përdorni në shtëpi ose në lëvizje. Pjesët e buta anësore ofrojnë mbrojtje maksimale për vogëlushët gjatë kohës aktive. Materiali cilësor i pjesës dyshekut, ajroset duke mos lejuar mbinxehjen.
Karakteristikat:
- Bugaboo Stardust kombinon teknologjinë unike dhe dizajnin inteligjent
- Krevat që mund ta bëjë gjumin më të lehtë, komod dhe plotësisht çlodhës
- Paloset dhe hapet me lehtësi në disa hapa të thjeshtë
- Përfshihet dyshek i rehatshëm i integruar
- Mund të përdoret në shtëpi ose në lëvizje
- Pjesët e buta anësore ofrojnë mbrojtje maksimale për vogëlushët gjatë kohës aktive
Të dhënat teknike:
- Përmasat (hapur): 98 x 64 x 85 cm
- Përmasat (palosur): 14 x 64 x 85 cm
- Pesha: 7.8 kg
- Mosha e përshtatshme: 0-2 vjeç
S’ka stok
Shtrati që evoluon ndërsa fëmija juaj rritet
Stokke Sleepi Versioni Mini është krevati i parë që përshtatet në mënyrë perfekte për fëmijën tuaj. Forma e tij karakteristike ovale i jep fëmijës suaj një ndjesi sigurie duke krijuar një ambient komod si fole. Krevati ofron opsionin e rregullimit të lartësisë (së dyshekut) si dhe mundësinë e rritjes së bashku me fëmijën tuaj. Krevati- Mini zgjerohet për t’ju përshtatur nevojave së fëmijës në rritje, ndërsa ruan ndjesinë e familjaritet duke patur gjithnjë formën e tij të veçantë ovale.
Krevati zë një vend shumë të vogël në dhomën e fëmijës, ndërsa rrotat me frena lejojnë të lëvizet me lehtësi nga dhoma në dhomë. I gjerë vetëm 67 cm, është jashtëzakonisht shumë efikas dhe në një vend më pak hapësirë.
Karakteristikat kryesore:
- Formë karakteristike ovale që krijon një ambient komod si fole për fëmijën tuaj
- Krevat fleksibël që rritet së bashku me fëmijën, nga mosha 0-10 vjeҫ
- Rregulluesit e lartësis së dyshekut bëjnë të mundur lëvizjen e fëmijës në mënyrë më të rehatshme
- Rrotat të pajisur me frena, lejojnë lëvizjen me lehtësi nga dhoma në dhomë
- I bërë me dru ahu të qëndrueshëm
- Dysheku është i përbërë me shkumë rezistente ndaj presionit, është hipoalergjik dhe ka një mbulesë që mund të hiqet lehtësisht dhe të lahet
- Fundi i dyshekut është me vrima për qarkullimin maksimal të ajrit
- Paketa për zgjerimin e krevatit nga Stokke Sleepi Versioni Mini në Stoke Sleepi Krevat shitet veçmas
Pesha dhe dimensionet:
- Pesha e krevatit: 16 kg
- Përmasat e krevatit i montuar: 83 x 87 x 67 cm
- Një dyshek është i përfshirë
Ka stok
DockATot Deluxe Blu qiellore u ofron vogëlushëve dhe të porsalindurve, nga 0 deri në 8 mujash, një vend ideal për t’u qetësuar, për të luajtur dhe për t`u përkëdhelur. Është e butë, e rehatshme dhe e bërë nga materiale të certifikuara Oeko-Tex . Ky është një dok lehtësisht i lëvizsshëm dhe përshtatet perfekt në shtëpi sikurse për udhëtime. Ofron një ambient dhe vend të sigurtë për vogëlushët që të luajnë dhe qetësohen ndërsa prindërit kujdesen për punët e shtëpisë.
Anët e rrumbullakosura dhe të mbushura të DockATot i mundësojnë vogëlushëve të kenë hapësirën e vet komode dhe ideale për t’u çlodhur. Forma e rrumbullakosur imiton barkun, gjë që është qetësuese për të vegjlit. DockATot ofron siguri, ultra komoditet, super butësi dhe përkujdesje maksimale për vogëlushët. Është i bërë nga material ajrosës që është anti- bakterial dhe lahet në makinë larëse. Si mbulesa ashtu edhe mbushja janë të certifikuara Oeko-Tex Standard 100 Class 1, duke e bërë DockATot Deluxe Basic Celestial Blue ideale për vogëlushët me lëkurë të ndjeshme.
Karakteristikat:
- Ofron një vend ideal për t’u qetësuar, për të luajtur dhe për t`u përkëdhelur
- Është lehtësisht i lëvizshëm dhe përshtatet perfekt në shtëpi sikurse për udhëtime
- DockATot ofron siguri, ultra komoditet, super butësi dhe përkujdesje maksimale për vogëlushët
- Anët e rrumbullakosura dhe të mbushura të DockATot i mundësojnë vogëlushëve të ketë hapësirën e vet komode dhe ideale për t’u çlodhur
- Është i bërë nga material ajrosës që është anti- bakterial dhe lahet në makinë larëse
- Certifikuar me standartin Oeko-Tex Standard 100 Class 1
Të dhënat teknike:
- Përmasat (pjesa fundore e hapur): 45 x 15 x 85 cm
- Përmasat (pjesa fundore e mbyllur): 45 x 15 x 85 cm
- Pesha: 1.7 kg
- Mosha e përshtatshme: 0-8 muajsh
- Materiali i mbulesës: 100% pambuk
- Materiali i mbushjes: 100% poliester
S’ka stok
Harku i lodrave është plotësimi i përsosur i Deluxe dhe Sleepyhead. Ngjitni lehtësisht në Delux-in tuaj duke ofruar angazhim aktiv dhe argëtim për vogëlushin tuaj ndërsa ata argëtohen pafud. Janë perfekte për moshat deri në 8 muajsh. Vogëlushët do ti adhurojnë këto lodra dhe do të shkathtësohen duke tentuar ti kapin.
Ka stok
Një djep kompakt me lëkundje të butë dhe qetësuese për fëmijën tuaj.
Kur fëmija juaj fle i qetë, ashtu flini edhe ju! Djepi BabyBjörn është krevati i përsosur për fëmijën tuaj. Lëkundja e butë e këtij djepi është qetësuese dhe e sigurt për foshnjën tuaj. Djepi është i përsosur në muajt e parë kur të porsalindurit kalojnë nëpër periudha të shkurtra gjumi dhe zgjimi. Djepi mund të lëvizë lehtësisht nëpër shtëpi, kështu që gjithmonë mund ta mbani fëmijën afër. Djepi është krijuar në konsultim me ekspertët e sigurisë dhe faqet anësore të djepit janë te krijuara me një pëlhurë te butë për qarkullimin sa të mirë të ajrit.
Pikat Kryesore
- I përshtatshëm për foshnjet nga 0 – 6 muajsh (Maksimumi 8 kg)
- Lëkundje e butë elastike e ngjashme me lëvizjen qetësuese të një karroce
- Djepi është i lehtë për t’u lëkundur me dorë ose me këmbë
- Një pëlhurë e butë ndihmon ajrosjen dhe lejon fëmijës një gjumë të sigurt
- Të gjitha materialet janë të sigurta dhe jo të dëmshme ndaj lëkurës së foshnjës tuaj, të çertifikuara sipas Standartit OEKO-TEX 100, Class 1 për produktet e fëmijëve
- Ju jep mbikëqyrje të sigurt të foshnjës tuaj
- Djepi është i lehtë për t’u lëvizur nëpër shtëpi
- Djepi është shumë i qëndrueshëm dhe ka këmbë të forta që nuk rrëshqasin
- Djepi është i lehtë për tu montuar dhe gjithçka që ju nevojitet është e përfshirë në paketim
- Djepi është i lehtë për t’u palosur
- Djepi i palosur është vetëm 13 cm i lartë
- Dysheku i djepit lahet në lavatrice me temperaturë të lartë (60 ° C)
- Një dyshek është i përfshirë
Materialet:
- Pëlhura kryesore, pëlhura rrjetë dhe mbushja: 100% poliester
- Mbulesa e dyshekut: 100% pambuk
- Këmbët: dru, çelik dhe baza e poshtme me plastikë
- Dysheku: shkumë polieteri
Pesha dhe dimensionet:
- Pesha e djepit: 6 kg
- Dysheku: 36 x 72 cm
- Djepi i montuar: 58 x 79 x 65 cm
Shënim: Mos vendosni asnjë dyshek tjetër në djep.
S’ka stok