Set ngrënie Kiddish Mint

Marka

2,500 L

Brand:  
Done by Deer

Set ushqimi prej silikoni jashtëzakonisht praktik për fëmijët e vegjël. Ato janë të pathyeshme dhe i bëjnë përpjekjet e para për t’u vetë-ushqyer më pak stresuese si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Me kompletin e ngrënies Kiddish nga Done by Deer, vogëlushi juaj do e presë me padurim orarin e ushqimit! Ky set përmban një lugë, një gotë dhe një tas me bord të ngritur. Përmasat janë të menduara posaçërisht për duart e vogla duke nxitur kështu dëshirën për pavarsi. Materialet janë plotësisht të sigurta për fëmijët, të realizuara pa lëndë toksike, pa BPA, PVC dhe ftalate.

Karakteristikat:

  • Set ngrënie i përbërë nga një pjatë, një gotë dhe një lugë
  • Nxit fëmijët të vetë-ushqehen
  • Të realizuara pa lëndë toksike dhe pa BPA, PVC dhe ftalate
  • Janë të lehta, nuk thyhen, nuk rrëshqasin, janë rezistente ndaj nxehtësisë dhe pastrohen lehtësisht
  • Mund të përdoren në furrë, mikrovalë, ngrirje dhe pjatalarëse

Të dhëna teknike:

  • Diametri i pjatës: 13.5 cm
  • Gjatësia e lugës: 13 cm
  • Diametri i gotës: 6.5 cm
  • Materiali: 100 % silikon ushqimor

S’ka stok

  • Set ngrënie Kiddish Mint

    2,500 L

    Request a Call Back

    •  Delivery & Return

      Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.

      Dërgesat & Ndërrimet

      Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.

      Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.

      Informacioni

      Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:

      Email: [email protected]

      WhatsApp: +355 68 904 1249

    •  Ask a Question

      Set ngrënie Kiddish Mint

      2,500 L

      Ask a Question

        ... people are viewing this right now

        Share
      Garantuar nga Bee KidsTrust
      Marka

      Done by Deer

      Close
      Kategoritë
      Close My Cart
      Close Wishlist
      Recently Viewed Close
      Close

      Close
      Navigation
      Categories