Set ujë i aromatizuar & pellush – Paris

7,900 L
Kjo kuti e bukur dhurate përmban një ujë të aromatizuar dhe një pellush të ëmbël në formën e një gjirafe. Uji i aromatizuar vjen me një aromë qetësuese që përmban ekstrakte organike të kërcellit të qershisë dhe glicerinë natyrale biologjike të nxjerrë nga vajrat karanja ose mahwa (pemë vendase në Indi). Kjo aromë është aroma e fëmijërisë e cila kombinon ëmbëlsinë e luleve të portokallit me butësinë e vaniljes. 97% e përbërësve janë me origjinë natyrale, nuk përmban alkol dhe është i testuar klinikisht për lëkura delikate. Pellushi super i butë do të shoqërojë vogëlushët që në ditët të tyre të para dhe do të kthehet shumë shpejt në mikun e tyre të ngushtë. Përmasat prej 18 cm e bëjnë atë perfekt për duart e vogla. Ky set nga Sophie la girafe është dhurata e përsosur për lindje dhe baby shower.
Karakteristikat:
- Set dhurate me ujë të aromatizuar dhe pellush
- Aromë e lehtë dhe qetësuese me lule portokalli dhe vanilje
- E sigurtë për fëmijët e vegjël
- Pellush i vogël dhe super i butë në formë gjirafe
- Set dhurate fantastik për lindje
Të dhënat teknike:
- Përmasat e pellushit: 18 cm
- Përbërja e ujit të aromatizuar: 97% natyrale
- Pa alkol
- Përmbajtja: 100 ml
S’ka stok
Set ujë i aromatizuar & pellush - Paris
7,900 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Set ujë i aromatizuar & pellush - Paris
7,900 LAsk a Question
Marka | Sophie La Girafe |
---|
Based on 0 reviews
|
|
0% |
|
|
0% |
|
|
0% |
|
|
0% |
|
|
0% |
Kategoritë
- A
- AA
- Baby Adventures
- Baby L Wishlist
- BLACK FRIDAY
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Gift by Megi
- Govata
- Kejsi Wishlist
- Laura Wishlist
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Marlow
- Në oferte
- Rafaela
- Stola
- Uturakë
- Veshje me 50%
- Veshje ne oferte
- 🖤🖤
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Organizuese lodrash
- Scooter
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i siguruar me rraken me fytyrë maçoku. Një lodër aktiviteti shumë origjinale që do t’i zbavisë ata tuaj duke i stimuluar njëkohësisht shqisat. Koka e maçokut është e mbushur me forma të vogla plastike të cilat duke u lëvizur do përplasen me njëra – tjetrën dhe do të lëshojnë tinguj gazmorë. Vogëlushët mund ta mbajnë në dorë dhe ta tundin lehtësisht falë dorezës prej druri.
Karakteristikat:
- Rrake gazmore me fytyrë maçoku
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- E përshtatshme për moshat nga 3 muajsh
- Ide dhurate fantastike
- Përmasat: 6.5 x 10.5 cm
In stock
Coco the Coconut do të stimulojë shqisat e foshnjeve teksa i qetëson mishin e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do të mund ta kafshojnë, thithin, të luajnë me të, ta mbajnë si lodër dushi etj. E realizuar me një proces artizanal, ekologjik me gomë100% natyrale nga pemët Hevea. Ajo është bërë e gjitha në një copë të vetme, pa vrima, për të shmangur krijimin e baktereve dhe mykut. Gjithashtu është e pikturuar me dorë me pigmente natyrale me bazë uji. Të gjitha njësitë janë të realizuara një nga një, kështu që janë unike!
Çfarë e bën të vyer:
- E butë, e lehtë për t’u kapur dhe e sigurt për t’u kafshuar
- Stimulon shqisat e foshnjes dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale
- Plotësisht e sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë së produkteve për fëmijë
- Higjenike dhe pa vrima
- Lodër ekologjike, e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimike
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 2.2 x 13.5 x 6.9 cm
In stock
Kjo lojë e mrekullueshme përbëhet nga një shufër mbajtëse e veshur me material të butë 3D nga i cili, pothuajse sikur të ishin majmunë, janë varur tre kukulla 100% pambuk me ngjyra të ndryshme. Fëmijët do t’i adhurojnë miqtë e tyre të butë dhe do të lozin me to për orë të tëra!
Karakteristikat:
- Përshtatet të gjithë lëkundësit BABYBJÖRN.
- Stimulon zhvillimin e aftësive motorike të fëmijës nëpërmjet lojës.
- E lehtë për t’u vendosur dhe hequr nga një i rritur.
- Pëlhurë e butë edhe për të vegjlit.
- Dizajn emocionues për fëmijët kuriozë.
- Ngjyra të lehta qetësuese
Out of stock
Lodër për argëtimin e bebit- Googly Eyes, me ngjyra të mrekullueshme argëtuese dhe stimulon argëtimin. Kjo lodër është e thjeshtë për tu vendosur dhe hequr nga lëkundësit e BabyBjorn. Format e saj të lyera me bojë të shndërritshme, janë fantastike për fëmijën tuaj, që ti shohi dhe argëtohet me to. Lodrat e vendosura në shufrën kryesore janë të rrotullueshme në vend dhe sytë zgurdullues bëjnë të mundur që fëmija juaj të qesh sa herë i shikon. Duke luajtur fëmija juaj zhvillon aftësinë e lëvizjes.
Karakteristikat:
- Përshtatet tek të gjithë lëkundësit e BabyBjorn
- Stimulon produktivitetin e fëmijës suaj
- Prodhuar me dru dhe plastik, të përpunuara në Suedi
- E thjeshtë për një të rritur ta vendosi dhe heqi
Out of stock
Brrmmm Brrmmm! Makina Terreno, e ilustruar me një qen të bukur që drejton një makinë të montuar në 4 rrota të vërteta dhe mund të tërhiqet së bashku me litarin e bashkangjitur. Kjo është një lodër argëtuese, me vlerë të madhe që do të bëjë pas vetes të gjithë fëmijët e vegjël pasiqë mund ta tërheqin dhe manovrojnë duke mësuar aftësitë e koordinimit ndërsa luajnë.
Karakteristikat:
- Bërë prej druri
- Ngjyrosur me ngjyra jo toksike
- Pamja dhe ndjenja e kësaj lodre tërheqëse janë të shkëlqyera
- Rrotat krijojnë stabilitet
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 16 x 23 cm
- Mosha: +18 muajsh
Out of stock
Sterilizues me avull për t’u përdorur në mikrovalë. Sterilizon deri në 6 shishe në 4 minuta. I zhvilluar posaçërisht për sterilizimin e të gjitha biberonave, çuçave dhe produkteve të tjera për fëmijë, sterilizuesi MAM ka një kapacitet të madh të shpërndarë në dy nivele.
Produktet e mbyllura në sterilizues qëndrojnë sterile për 24 orë. Mund të përdoret edhe për sterilizim me ujë të ftohtë. Me dy 2 kosha të mëdhenj mund të sterilizoni 6 biberonë dhe përbërës e tyre. Projektuar për të vendosur shpejt dhe me lehtësi produktet që do të sterilizohen. Kapaku është i lehtë dhe i sigurtë falë grepave praktike. Mund të përdoret gjithashtu si tabaka kulluese për sendet e sterilizuara. Në paketim gjejmë gjithashtu një pincë për të vendosur dhe hequr produktet nga sterilizuesi. Baza përmban një gryke nga e cila mund ta mbushim me ujë shpejt dhe lehtësisht. Mund të përdoret për sterilizim me ujë të ftohtë.
*Pa BPA: të gjitha produktet MAM janë pa Bisphenol A. Të gjitha biberonat MAM janë pa Bisphenol A në përputhje me Rregulloren Zbatuese (BE) Nr. 321/2011
Përmban:
- 1 sterilizues me avull për mikrovalë
- 1 biberon First Bottle 160 ml
- 1 pincë për vendosjen dhe heqjen e produkteve nga sterilizuesi
Të dhëna teknike:
- Diametri: 28cm
- Lartësia: 16.5cm
- I përshtatshëm për shumicën e mikrovalave
In stock
Ana Banana do të stimulojë shqisat e foshnjeve teksa i qetëson mishin e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do të mund ta kafshojnë, thithin, të luajnë me të, ta mbajnë si lodër dushi etj. E realizuar me një proces artizanal, ekologjik me gomë 100% natyrale nga pemët Hevea. Ajo është bërë e gjitha në një copë të vetme, pa vrima, për të shmangur krijimin e baktereve dhe mykut. Gjithashtu është e pikturuar me dorë me pigmente natyrale me bazë uji. Të gjitha njësitë janë të realizuara një nga një, kështu që janë unike!
Çfarë e bën të vyer:
- E butë, e lehtë për t’u kapur dhe e sigurt për t’u kafshuar
- Stimulon shqisat e foshnjes dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale
- Plotësisht e sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë së produkteve për fëmijë
- Higjenike dhe pa vrima
- Lodër ekologjike, e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimike
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 5.2 x 12 x 21.9 cm
In stock
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i siguruar me tingujt e BabyBali të lëshuar nga lëvizja dhe përplasja e formave të ndryshme me njëri- tjetrin. Një lodër aktiviteti shumë origjinale me ngjyra pastel, të cilën vogëlushët tuaj do ta shijojnë në shumë mënyra. Forma që i ngjan një topi do të stimulojë fëmijët ecin këmba – dorazi ose të zavrriten për ta ndjekur. 4 kubat prej druri mund të rrotullohen dhe të zhvendosen nga një pikë në tjetrën si dhe 2 kubat transparent me rruaza shumëngjyrëshe do të krijojnë tinguj tërheqës kur tunden ose sa herë që topi është në lëvizje.
Karakteristikat:
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- Rrake shumë – funksionale
- Aktivizon dhe zhvillon të gjitha shqisat
- Inkurajon fëmijët të zvarriten dhe të ecin këmba dorazi për ta kapur
- E përshtatshme për moshat nga 3 muajsh
- Ide dhurate fantastike
Të dhëna teknike:
- Madhësia: 9 x 9 x 9 cm
- Mosha: + 3 muajsh
In stock
Sophie La Girafe, Bebe në makinë, sensori i lëvizjes së integruar aktivizon automatikisht LED-et e ndezura të fshehura në vendet e Sophie La Girafe sa herë që makina fillon të lëvizë.
Out of stock
Kuti druri me formën e një ketri të lezetshëm me vrima në të cilat kalohen topa me ngjyra të cilat më pas rishfaqen në këmbët e ketrushit. Kjo lojë është e përkryer për fëmijët që fillojnë të lëvizin në mënyrë të pavarur dhe tregojnë kuriozitet për botën e jashtme: ata stimulohen të shtyjnë topat me çekiç brënda barkut të kafshës dhe të argëtohen duke parë topat që dalin në anën e poshtme. Paketa përmban: një kuti druri në formë ketri, 3 topa druri me ngjyra dhe një çekiç.
Karakteristikat:
- Ideale për të argëtuar vogëlushët
- E përshtatshme për moshat nga +18 muajsh
- Një ide perfekte dhurate
- Përmasat e lodrës: 21.7 x 18.8 x 16 cm
- Përmasat e kutisë: 22.5 x 19.5 x 16.5 cm
In stock
Reviews
There are no reviews yet.