Seti i çajit

5,500 L
Një set fantastik çaji prej druri për fëmijë, që përbëhet nga një çajnik, dy filxhanë dhe pjata, dy lugë, dy bustina çaji, një mbajtës sheqeri dhe një mbajtës qumështi. Është bërë nga druri i qëndrueshëm i gomës dhe i lyer me ngjyra jo toksike me bazë uji. Të gjitha pjesët e grupit të lojërave janë në mënyrë optimale të sigurta për fëmijët. Kjo lojë është perfekte për fëmijët të zhvillojnë aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimin.
Karakteristikat:
- Lojë me role argëtuese dhe edukuese
- Organizoni një festë klasike çaji me këtë set çaji
- Përfshin të gjithë aksesorët e nevojshëm
- Është i bërë nga dru dhe me bojra me bazë uji, jo toksike
- Të gjitha pjesët e grupit të lojërave janë në mënyrë optimale të sigurta për fëmijët
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
Ka stok
Seti i çajit
5,500 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Seti i çajit
5,500 LAsk a Question
Marka | Plan Toys |
---|---|
Mosha | +3 vjeç |
Kategoritë
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Fjona
- Govata
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Marlow
- Në oferte
- Stola
- Uturakë
- Veshje ne oferte
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Marka
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Fold & Go Castle | Kështjella prej druri Melissa & Doug Fold & Go e bën të lehtë imagjinatën e te vegjelve tuaj! Përfshinë një mbret dhe një mbretëreshë me frone dhe një shtrat mbretëror, dhe dy kalorës me kuaj për t’i mbrojtur ata dhe therasin e tyre.
In stock
Piqni dhe dekoroni. Sigurohuni që kuzhinieri apo kuzhinierja juaj i/e vogël përdor dorashkën e furrës për të hequr këto 4 ëmbëlsira prej druri nga tepsia e tyre e cupcake. Ky set i veçantë ka 3 tubeta te thatë kremi për të dekoruar majat. Me 8 cupcake shumëngjyrësh dhe 4 qirinj dekorativë prej druri, këto cupcakes me kalori të ulët do të jenë hiti i festave të ditëlindjes.
Karakteristikat:
- Set druri shumëngjyrësh për lojëra me gatime
- Materialet me cilësi të lartë sigurojnë qëndrueshmëri dhe siguri
- Inkurajon koordinimin sy-duar dhe krijueshmërinë
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
- Përmasat: 26.7 x 33.7 x 8 cm
In stock
Vogëlushët tuaj do të shijojnë argëtimin “në fermë” me këtë hambar prej druri. Shtëpiza e kuqe, e ndritshme, dykatëshe e cila është e pajisur me shtatë kafshë reale plastike të fermave, një shkallë prej druri dhe një dorezë të palosshme. Doreza lejon që fëmijët ta marrin me vete kudo që të shkojnë!
Karakteristikat:
- Hambari prej druri portativ hapet i gjerë për qasje të lehtë në lojë dhe mbyllet për ta marrë me vete
- Ka një dorezë për transport të lehtë
- Përfshin shtatë kafshë plastike të fermës
- Promovon lojën imagjinare
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
- Përmasat: 25.8 x 32.4 x 17.8 cm
Out of stock
Kuzhina novatore Pepperpot do të adhurohet pafund nga kuzhinierët e rinj. Aq shumë realiste me dorezat e furrës që klikojnë dhe kthehen, dyert e pajisjeve që hapen dhe një dërrasë në pjesën e përparme të frigoriferit, fëmijët do të kenë orë të pafund argëtimi duke lënë të shpalosin imagjinatën e tyre. Fëmijët, sidomos vajzat, do të kënaqen pafund duke u kthyer në rolin e mamasë, për të gatuar dhe bërë gati drekën. Mund të zgjedhin të luajnë në grupe ose vetëm. Gjithashtu kuzhina lodër Pepperpot vjen me dizajn shumë të bukur dhe ngjyra të kombinuar perfekt.
Karakteristikat:
- Do të adhurohet pafund nga kuzhinierët e rinj
- Vjen me dizajn shumë të bukur dhe aksesorë realistë
- Fëmijët do të argëtohen pafund
- Zhvillon imagjinatën dhe shkathtëson fëmijët
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
-
Përmasat: 106 x 44.2 x 102.5 cm
-
Pesha: 30.19 kg
In stock
Railway Set | Ky grup hekurudhor i mahnitshëm prej druri përfshin gjithçka që është e nevojshme për te apasionuarit pas trenave. Përmban një motor të gjerë rrethi i derdhur, dhjetëra copë pista në kthesa dhe ngushtica, pemë, punëtorë, shenja trafiku; trenat me shumë copë; vinça magnetikë; çelësat dhe një kryqëzim T për ndryshimin e kursit; ura e pezullimit, ura e rradhës, dhe tryeza e rrumbullakët, gjithashtu! Me më shumë se 130 copë, është një vlerë e jashtëzakonshme!
Out of stock
Libri i ngjyrosjes përfshin katër faqe të ripërdorshme dhe një laps që mund të rimbushet me ujë. Thjeshtë përdor lapsin për të ngjyrosur secilën skenë të detajuar dhe ngjyrat vibruese shfaqen gjithnjë mahnitëse. Lëreni faqen të thahet, për të krijuar mundësinë e pastrimit të faqes dhe ripërdorimit të saj për ta ngjyrosur vazhdimisht. Libri përfshin katër skena me forma të ndryshme për tu ngjyrosur dhe një aktivitet ‘kërko-gjej’ për secilën skenë. Lapsi është i lehtë për tu mbajtur e përdorur, nga fëmijët. Ky libër ngjyrosje është ideal si libër aktiviteti për udhëtim dhe lodër për fëmijë.
Karakteristikat
- Katër aktivitete me forma të ndryshme
- Fletët mund të ripërdoren, thjesht lërini të thahen
- Madhësia e lapsit lejon të mbushet lehtë dhe të kapet lehtë
- Kompakt, me kapje spirale që e bën perfekt për udhëtime
- Promovon aftësinë e krijuese, aftësinë e shkrimit dhe atë të vërejtjes së detajeve
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
In stock
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i padiskutueshëm me këtë pazëll me tinguj. Vogëlushët duhet të vendosin copëzën në vendin që duhet duke e përputhur me foton në tabelën e enigmës dhe të dëgjojnë 8 tinguj të ndryshëm të pjesëve të automjeteve të fshehur në puzzle. Kjo enigmë zhvillon aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe bën që vogëlushët juaj të zhvillojnë një lojë të pavarur. Pjesët janë të lehta për tu kapur nga duart e vogla, duke e bërë këtë një enigmë të përsosur për vogëlushët e moshës +3 vjeç.
Karakteristikat:
- Pazëlli përbëhet nga tetë pjesë
- Secila pjesë ka dhe një tingull të veçantë
- Zhvillon aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve
- Pazëll argëtues dhe zbavitës
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
- Përmasat: 22.2 x 30 x 1.9 cm
In stock
Service Station Parking Garage | Parkoni të dy makinat prej druri në garazhin e parkimit me ashensor të levizshem ose tërhiqni ato përmes lavazhit. Mos harroni të mbusheni në pompën e gazit para se të dilni nga garazhi me dyer rrëshqitëse. Kjo lojë e caktuar për moshat +3 vjeçe dhe inkurajon aftësi të shkëlqyera per koordinim të syve me duart, zgjidhje problemesh dhe lojë imagjinare.
Out of stock
Nën det Wow, përmban piktura për fëmijë. Thjesht përdorni lapsin me ujë në secilën fletë dhe detajet me ngjyra shfaqen menjëherë. Pastaj lëreni që faqja të thahet për të fshirë figurën dhe mund ta përdorni përsëri dhe përsëri. Ky libër përfshin katër fletë për t’u ngjyrosur dhe një aktivitet kërkimi per gjetjen e objekteve ne fleta. Fantastike për udhëtime. Promovon aftësi të shkëlqyera për vogëlushët tuaj.
Karakteristikat:
- Përmban piktura për fëmijë
- Përfshin katër fletë për t’u ngjyrosur
- Promovon aftësi të shkëlqyera për vogëlushët tuaj
Të dhënat teknike:
- Mosha: +3 vjeç
In stock
Set i madh Treni, të gjithë në bord për nje argëtim me treni Choo-Choo! Ky tren prej druri me katër rrota përfshin një motor, makinë qymyrguri, kuti automjeti dhe një cisternë që lidhen lehtësisht. Kutitë e lëvizshme e ngarkesave përshtatet në kutinë e automjeteve dhe ka një pjesë ngarkese të kthyeshme, në mënyrë që treni të mund të transportojë qymyr ose ar!
Out of stock