Spirale aktiviteti – Z. Luan

5,100 L
Në rrugë apo në shtëpi zoti Luan di gjithmonë se si ta argëtojë fëmijën tuaj me këtë spirale gazmore nga Trixie! Vendoseni në djep, në karrocë apo në sediljen e makinës dhe zbavisni fëmijët duke zbuluar aksesorët e ndryshëm me ngjyrat dhe detajet e veçanta. Me tinguj, kërcitje, zile si dhe me një pasqyrë të vogël, kjo lodër është ideale për të stimuluar shqisat e të vegjëlve tuaj. Të treja lodrat e varura mund të shkëputen nga spiralja.
Karakteristikat:
- Spirale aktiviteti, dekoruese dhe zbavitëse
- Stimulon shqisat dhe nxit kureshtjen
- E bërë nga materiale të buta
- Mund ta vendosni në makinë, karrocë apo djep
Të dhënat teknike:
- Përmasa: 16 x 30 cm
- Mosha: 0 +
Ka stok
Spirale aktiviteti - Z. Luan
5,100 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Spirale aktiviteti - Z. Luan
5,100 LAsk a Question
Marka | Trixie |
---|
Kategoritë
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Fjona
- Govata
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Marlow
- Në oferte
- Stola
- Uturakë
- Veshje ne oferte
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Marka
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i siguruar me tingujt e BabyBali të lëshuar nga lëvizja dhe përplasja e formave të ndryshme me njëri- tjetrin. Një lodër aktiviteti shumë origjinale me ngjyra pastel, të cilën vogëlushët tuaj do ta shijojnë në shumë mënyra. Forma që i ngjan një topi do të stimulojë fëmijët ecin këmba – dorazi ose të zavrriten për ta ndjekur. 4 kubat prej druri mund të rrotullohen dhe të zhvendosen nga një pikë në tjetrën si dhe 2 kubat transparent me rruaza shumëngjyrëshe do të krijojnë tinguj tërheqës kur tunden ose sa herë që topi është në lëvizje.
Karakteristikat:
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- Rrake shumë – funksionale
- Aktivizon dhe zhvillon të gjitha shqisat
- Inkurajon fëmijët të zvarriten dhe të ecin këmba dorazi për ta kapur
- E përshtatshme për moshat nga 3 muajsh
- Ide dhurate fantastike
Të dhëna teknike:
- Madhësia: 9 x 9 x 9 cm
- Mosha: + 3 muajsh
In stock
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i siguruar me tingujt e rrakes të mbushur me topa të vegjël plastikë brënda petaleve të lules. Një lodër shumë origjinale për të bebet ku në njërën anë kanë një fytyrë të bukur të ilustruar dhe në anën tjetër, një pasqyrë që lejon fëmijët të zbulojnë veten. Falë transparencës së petaleve, vogëlushi juaj do të jetë në gjendje të vëzhgojë topat e vegjël me ngjyrë që lëvizin si pasojë e lëvizjes së dorës. E bërë me një dizajn tërheqës dhe që mund të mbahet lehtësisht në dorë, falë një doreze prej druri.
Karakteristikat:
- Rrake në formë luleje
- E dobishme për të aktivizuar dhe zhvilluar të gjitha shqisat
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- E përshtatshme për moshat nga +3 muajsh
- Ide dhurate fantastike
- Përmasat: 10 x 5 cm
In stock
Një dhuratë e shkëlqyer dhe një aktivitet zbavitës për të gjithë fëmijët e vegjël. Mbështilleni atë në sediljen e makinës ndërsa jeni në lëvizje, në karrocë ose tek krevati. Me vetëm dy kapje mund të kapet kudo që dëshironi. Përbëhet nga 4 pellusha të vegjël me kafshë të ndryshme në materiale të buta dhe të forta për të aktivizuar të gjitha shqisat. Ngjyrat e ndezura dhe të larmishme janë shumë tërheqëse për fëmijët dhe do ti inkurajojnë ata të zbulojnë një nga një të gjitha detajet e kësaj spirale.
Karakteristikat:
- Përfshin një unazë dhëmbësh prej gome dhe 4 kafshë me përmasa të ndryshme dhe forma të larmishme
- Spirale aktiviteti për vogëlushët
- Ka dy mbërthesa me gjatësi të rregullueshme nga 20 deri në 80 cm
- Mund të fiksohet lehtësisht në çdo strukturë
- Mosha: 0+ muajsh
In stock
Sophie la Girafe, unaza për dhëmbët më e dashur për më shumë se 55 vjet! E bërë 100% nga gomë natyrale nga pema Hevea. Është totalisht e sigurtë për tu kafshuar nga fëmijët dhe pa përbërës toksik. Materiali i butë i Sophie dhe pjesët e shumta të kafshueshme (veshët, brirët, këmbët), e bëjnë atë të përsosur për qetësimin e dhimbjeve dhe kruajtjeve të mishit të dhëmbëve gjatë daljes së kicave të rinj.
Karakteristikat:
- Bërë prej 100% gome natyrale dhe bojë ushqimore
- Çdo njësi është unike, sepse secila prej tyre është vizatuar me dorë në menyrë artizanale
- Pjesë të shumta për t’u kafshuar dhe për të luajtur të sigurtë
- Mosha: 0 +
SHENIM: Paketimi mund të jetë ndryshe nga figura për shkak të ndryshimit së fundmi nga prodhuesi
In stock
Portokalli Clementino do të stimulojë shqisat e foshnjeve teksa i qetëson mishin e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do të mund ta kafshojnë, thithin, të luajnë me të, ta mbajnë si lodër dushi etj. E realizuar me një proces artizanal, ekologjik me gomë 100% natyrale nga pemët Hevea. Ajo është bërë e gjitha në një copë të vetme, pa vrima, për të shmangur krijimin e baktereve dhe mykut. Gjithashtu është e pikturuar me dorë me pigmente natyrale me bazë uji. Të gjitha njësitë janë të realizuara një nga një, kështu që janë unike!
Çfarë e bën të vyer:
- E butë, e lehtë për t’u kapur dhe e sigurt për t’u kafshuar
- Stimulon shqisat e foshnjes dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale
- Plotësisht e sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë së produkteve për fëmijë
- Higjenike dhe pa vrima
- Lodër ekologjike, e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimike
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 2.2 x 13.5 x 6.9 cm
In stock
Dhuratë e mrekullueshme mirëseardhje dhe një hajmali e vërtetë për bebet e sapolindura. Kompleti përbëhet nga gjirafa klasike Sophie dhe gjirafa me unaza So Pure. Sophie la girafe ka qenë një klasike e vërtetë për më shumë se 50 vjet dhe fëmijët e duan atë! Ajo stimulon të gjitha shqisat e foshnjës dhe njëkohësisht qetëson dhimbjet dhe kruajtjet e mishit të dhëmbëve kur dalin dhëmbët e parë. Forma dhe madhësia e Sophie prej 18 cm është ideale për duart e fëmijëve të vegjël. Janë shumë të lehtë dhe si këmbët ashtu dhe dhe qafa e tyre e gjatë janë të thjeshta për t’u kapur që nga dita e parë. Të lyera vetëm me ngjyra ushqimore dhe të realizuara 100 % me gomë natyrale, ato janë absolutisht të sigurta dhe të padëmshme për foshnjet. Pako kompletohet nga një kartolinë e bukur të cilën mund ta personalizoni me urimin tuaj.
Karakteristikat:
- Pako dhurate e rafinuar e përbërë nga një çantë kartoni cilësore, fjongo sateni dhe një kartolinë urimi
- Përmban 2 lodra për mishrat e dhëmbëve të klasikes Sophie la Girafe
- Materiali: 100 % gomë natyrale dhe bojë ushqimore me bazë uji
- Qetësojnë dhimbjet dhe kruajtjet e mishit në fazën e daljes së dhëmbëve
- Mosha: 0+
In stock
Dalja e dhëmbëve të parë është me siguri periudha më emocionuese por gjithashtu shkakton edhe shqetësim si për foshnjën ashtu edhe për prindërit. Baby Fishy ju vjen në ndihmë vogëlushëve dhe prindërve. Peshku prej silikoni me relieve të ndryshme do të qetësojë dhimbjen dhe kruajtjen e mishit të dhëmbëve çdo herë që foshnjet do ta kafshojnë, ajo është e bërë me materiale 100 % të sigurta për fëmijë.
Çfarë e bën të vyer:
- I butë, i lehtë për t’u kapur dhe i sigurtë për t’u kafshuar
- Vjen me një dorezë për tu kapur dhe mbajtur lehtësisht nga bebet
- Inkurajon kafshimin dhe qetëson dhimbjen dhe kruajtjen e mishit të dhëmbëve
- Plotësisht i sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë për produktet e fëmijëve
- Pa përmbajtje lëndësh toksike
- Mosha: 0+ muajsh
Të dhëna teknike:
- Madhësia: 7 x 7 x 5 cm
In stock
Coco the Coconut do të stimulojë shqisat e foshnjeve teksa i qetëson mishin e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do të mund ta kafshojnë, thithin, të luajnë me të, ta mbajnë si lodër dushi etj. E realizuar me një proces artizanal, ekologjik me gomë100% natyrale nga pemët Hevea. Ajo është bërë e gjitha në një copë të vetme, pa vrima, për të shmangur krijimin e baktereve dhe mykut. Gjithashtu është e pikturuar me dorë me pigmente natyrale me bazë uji. Të gjitha njësitë janë të realizuara një nga një, kështu që janë unike!
Çfarë e bën të vyer:
- E butë, e lehtë për t’u kapur dhe e sigurt për t’u kafshuar
- Stimulon shqisat e foshnjes dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale
- Plotësisht e sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë së produkteve për fëmijë
- Higjenike dhe pa vrima
- Lodër ekologjike, e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimike
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 2.2 x 13.5 x 6.9 cm
In stock
Senso Ball është i bërë nga 100% gomë natyrale, është i butë dhe i sigurtë për vogëlushët tuaj. Ka detaje me ngjyra të ndezura për të stimuluar shikimin dhe relieve të shumta. Topi është me formë ergonomike që e bën të thjeshtë për tu kapur nga duart e vogëlushëve. Fëmijët mund ta shtypin, ta mbajnë në duar, ta hedhin dhe të luajnë me të duke zbuluar çdo herë detaje të reja.
Karakteristikat:
- Detaje me ngjyra të ndezura për të stimuluar shikimin
- Me formë ergonomike
- I butë dhe i sigurtë
- Argëtues për vogëlushët
Të dhënat teknike:
- Materiali: 100% gomë natyrale
- Mosha: +3 muajsh
In stock
Rrake në formë byrzylyku me fytyra të lezetshme kafshësh dhe me larmishmëri ngjyrash tërheqëse. Kjo lodër e veçantë do t’i zbavizë fëmijët për një kohë të gjatë pasi çdo lëvizje e dorës do të aktivizojë tinguj të ndryshëm. Ka një përshtatje të lirshme për të mos bezdisur kyçin dhe është bërë nga materiale jashtëzakonisht të buta.
Karakteristikat:
- Rrake në formë byrzylyku
- Tingujt e ndryshëm do të tërheqin vëmendjen e fëmijëve
- E realizuar me materiale shumë të buta
- E rehatshme dhe elastike
- Mund ta lani në lavatriçe me 30 gradë
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 19 x 6 cm
In stock