Rrake dore – Dhelpra

2,100 L
Rrake në formë byrzylyku me fytyra të lezetshme kafshësh dhe me larmishmëri ngjyrash tërheqëse. Kjo lodër e veçantë do t’i zbavizë fëmijët për një kohë të gjatë pasi çdo lëvizje e dorës do të aktivizojë tinguj të ndryshëm. Ka një përshtatje të lirshme për të mos bezdisur kyçin dhe është bërë nga materiale jashtëzakonisht të buta.
Karakteristikat:
- Rrake në formë byrzylyku
- Tingujt e ndryshëm do të tërheqin vëmendjen e fëmijëve
- E realizuar me materiale shumë të buta
- E rehatshme dhe elastike
- Mund ta lani në lavatriçe me 30 gradë
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 19 x 6 cm
S’ka stok
Rrake dore - Dhelpra
2,100 LRequest a Call Back
- Delivery & Return
Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore.
Dërgesat & Ndërrimet
Çdo porosi brenda qytetit të Tiranës ka një kosto transporti, 200 lekë. Për rrethinat në Tiranë dhe çdo qytet të vendit ka një kosto transporti prej 300 lekë. Për porositë nga Kosova, kosto e transportit është 850 lekë, ndërsa me vendet e tjera, kostot e transportit janë sipas çmimeve të operatorëve postarë.
Bee Kids ofron mundësinë e ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specifikohen në momentin e ndërrimit të porosisë. Ndërrimet e produkteve të blera, në dyqan ose online, bëhet deri në 3 ditë nga momenti i blerjes. Gjithashtu ndërrimet bëhen me produkte të një vlere të barasvlefshme ose më të lartë.
Informacioni
Na kontaktoni për çdo informacion apo shqetësim tuajin në një nga format e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
WhatsApp: +355 68 904 1249
- Ask a Question
Rrake dore - Dhelpra
2,100 LAsk a Question
Marka | Trixie |
---|---|
Përmasa | 19 x 6 cm |
Kategoritë
- A
- AA
- Baby Adventures
- Baby L Wishlist
- BLACK FRIDAY
- Çantat Paketuese
- Combo offer
- Gift by Megi
- Govata
- Kejsi Wishlist
- Laura Wishlist
- Lodra dushi
- Lodra ne oferte
- Marlow
- Në oferte
- Rafaela
- Stola
- Uturakë
- Veshje me 50%
- Veshje ne oferte
- 🖤🖤
- Produkte
- Best Seller
- e-Priam
- Dhurata me ♥
- Fëmijët
- Halloween
- Happy School
- Karroca
- Lojëra
- Organizuese lodrash
- Scooter
- Plazh
- Shtëpia
- Vogëlushët
Related Products
Një mënyrë e thjeshtë, zbavitëse dhe edukuese me të cilën të vegjlit tuaj të luajnë dhe njëkohësisht të zhvillojnë shqisat e tyre përmes prekjes dhe lëvizjes! Vjen me 9 blloqe kubash të vogjël që ndihmojnë zhvillimin e shikimit, të dëgjuarit e të prekurit nëpërmjet lojës. Blloqet janë të realizuara nga dru i ricikluar, pa kimikate dhe i tharë në furrë. Ngjyrat e përdorura janë jo toksike dhe me bazë uji.
E shkëlqyer për:
- Koordinimin sy – duar
- Zhvillimin e shikimit
- Zhvillimin e dëgjimit
- Zhvillimin e të prekurit
- Nxitjen e imagjinatës
Mosha e rekomanduar: 12 muajsh
In stock
Lodrat e para për bebet e vogla, të bëra me 100 % gomë natyrale, të lehta, me forma dhe ngjyra tërheqëse dhe të sigurta për tu kafshuar. Janë ideale për stimulimin e shqisave dhe zhvillimin e lëvizjeve të shkathëta. Çdo top dhe kub ka një reliev të ndryshëm me forma të gdhenduara për të stimuluar prekjen si dhe ngjyrat të ndryshme për të stimuluar shikimin.
Karakteristikat:
- Seti përmban 2 topa dhe 2 kuba
- Bërë nga 100% nga gomë natyrale
- Ngjyra të lehta për të stimuluar shikimin
- Ndihmon në shkathtësimin e vogëlushëve
- Reliev i ndryshëm në çdo formë për të stimuluar prekjen
- Të sigurta pë t’u kafshuar
Molla Pepita do të stimulojë shqisat e foshnjeve teksa i qetëson mishin e dhëmbëve. Vogëlushët tuaj do të mund ta kafshojnë, thithin, të luajnë me të, ta mbajnë si lodër dushi etj. E realizuar me një proces artizanal, ekologjik me gomë 100% natyrale nga pemët Hevea. Ajo është bërë e gjitha në një copë të vetme, pa vrima, për të shmangur krijimin e baktereve dhe mykut. Gjithashtu është e pikturuar me dorë me pigmente natyrale me bazë uji. Të gjitha njësitë janë të realizuara një nga një, kështu që janë unike!
Çfarë e bën të vyer:
- E butë, e lehtë për t’u kapur dhe e sigurt për t’u kafshuar
- Stimulon shqisat e foshnjes dhe qetëson mishrat e dhëmbëve
- Pikturuar me dorë me pigmente natyrale
- Plotësisht e sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë së produkteve për fëmijë
- Higjenike dhe pa vrima
- Lodër ekologjike, e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin
- Pa përmbajtje lëndësh kimike
Të dhëna teknike:
- Bërë me gome 100% natyrale nga pemët Hevea
- Madhësia: 2.2 x 13.5 x 6.9 cm
In stock
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i siguruar me rraken me fytyrë maçoku. Një lodër aktiviteti shumë origjinale që do t’i zbavisë ata tuaj duke i stimuluar njëkohësisht shqisat. Koka e maçokut është e mbushur me forma të vogla plastike të cilat duke u lëvizur do përplasen me njëra – tjetrën dhe do të lëshojnë tinguj gazmorë. Vogëlushët mund ta mbajnë në dorë dhe ta tundin lehtësisht falë dorezës prej druri.
Karakteristikat:
- Rrake gazmore me fytyrë maçoku
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- E përshtatshme për moshat nga 3 muajsh
- Ide dhurate fantastike
- Përmasat: 6.5 x 10.5 cm
In stock
Kjo lojë e mrekullueshme përbëhet nga një shufër mbajtëse e veshur me material të butë 3D nga i cili, pothuajse sikur të ishin majmunë, janë varur tre kukulla 100% pambuk me ngjyra të ndryshme. Fëmijët do t’i adhurojnë miqtë e tyre të butë dhe do të lozin me to për orë të tëra!
Karakteristikat:
- Përshtatet të gjithë lëkundësit BABYBJÖRN.
- Stimulon zhvillimin e aftësive motorike të fëmijës nëpërmjet lojës.
- E lehtë për t’u vendosur dhe hequr nga një i rritur.
- Pëlhurë e butë edhe për të vegjlit.
- Dizajn emocionues për fëmijët kuriozë.
- Ngjyra të lehta qetësuese
Out of stock
Luga fantastike e markës Boon nuk është një lugë e thjeshtë, por një zbulim i vërtetë që do ta shndërrojë kohën e ushqyerjes në një moment të rehatshëm, argëtues, por mbi të gjitha të pastër dhe të rregullt. Luga ka një dorezë silikoni që shërben njëkohësisht si ”serbator” dhe mund të mbajë deri në 90 ml ushqim të lëngshëm. Mjafton të vendosni ushqimin brënda saj dhe me një presion të lehtë lëreni të zbresë gradualisht mbi lugë, të gjitha me një dorë!! Falë kapakut, asgjë nuk derdhet duke e bërë atë të përsosur për udhëtime. Mund ta ushqeni fëmijën tuaj kudo që të jeni!
Karakteristikat:
- Lugë dhe mbajtëse ushqimi 2 në 1
- E përkryer për ushqyerjen e të vegjëlve për fazën 1 ose 2
- Kapaciteti: 90 ml
- Pastrohet shpejt dhe thjeshtë edhe në pjatalarëse
- Mosha e rekomanduar: + 4 muajsh
- Materiali: silikon pa BPA, PVC dhe ftalate
- Përmasat: 5 x 18 x 9.7
Këshilla për larjen:
- Lajeni mirë para përdorimit të parë dhe pas çdo përdorimi
- Lajeni secilën pjesë veç e veç
- Mund ta lani në pjatlarëse
- MOS e përdorni në mikrovalë
- MOS e vloni ose sterilizoni
In stock
Brrmmm Brrmmm! Makina Terreno, e ilustruar me një qen të bukur që drejton një makinë të montuar në 4 rrota të vërteta dhe mund të tërhiqet së bashku me litarin e bashkangjitur. Kjo është një lodër argëtuese, me vlerë të madhe që do të bëjë pas vetes të gjithë fëmijët e vegjël pasiqë mund ta tërheqin dhe manovrojnë duke mësuar aftësitë e koordinimit ndërsa luajnë.
Karakteristikat:
- Bërë prej druri
- Ngjyrosur me ngjyra jo toksike
- Pamja dhe ndjenja e kësaj lodre tërheqëse janë të shkëlqyera
- Rrotat krijojnë stabilitet
Të dhënat teknike:
- Përmasat: 16 x 23 cm
- Mosha: +18 muajsh
Out of stock
Një lodër aktiviteti shumë origjinale për të rritur shkathtësimin e vogëlushëve tuaj, duke filluar nga mosha +12 muajsh. Lojë druri me shumë aktivitete me një shteg metalik, një shteg zigzag, një dado për të vidhosur dhe zhvidhosur dhe një zhurmues që rrotullohet me topa shumëngjyrësh.
Karakteristikat:
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- Zhvillon shqisat dhe aftësitë motorike
- E përshtatshme për moshat nga +12 muajsh
- Një ide perfekte dhurate
- Përmasat e lodrës: 20 x 15 x 15 cm
In stock
Argëtimi i vogëlushëve tuaj do të jetë i siguruar me tingujt e rrakes të mbushur me topa të vegjël plastikë brënda petaleve të lules. Një lodër shumë origjinale për të bebet ku në njërën anë kanë një fytyrë të bukur të ilustruar dhe në anën tjetër, një pasqyrë që lejon fëmijët të zbulojnë veten. Falë transparencës së petaleve, vogëlushi juaj do të jetë në gjendje të vëzhgojë topat e vegjël me ngjyrë që lëvizin si pasojë e lëvizjes së dorës. E bërë me një dizajn tërheqës dhe që mund të mbahet lehtësisht në dorë, falë një doreze prej druri.
Karakteristikat:
- Rrake në formë luleje
- E dobishme për të aktivizuar dhe zhvilluar të gjitha shqisat
- Ideale për të argëtuar të vegjlit
- E përshtatshme për moshat nga +3 muajsh
- Ide dhurate fantastike
- Përmasat: 10 x 5 cm
In stock
Dalja e dhëmbëve të parë është me siguri periudha më emocionuese por gjithashtu shkakton edhe shqetësim si për foshnjën ashtu edhe për prindërit. Baby Fishy ju vjen në ndihmë vogëlushëve dhe prindërve. Peshku prej silikoni me relieve të ndryshme do të qetësojë dhimbjen dhe kruajtjen e mishit të dhëmbëve çdo herë që foshnjet do ta kafshojnë, ajo është e bërë me materiale 100 % të sigurta për fëmijë.
Çfarë e bën të vyer:
- I butë, i lehtë për t’u kapur dhe i sigurtë për t’u kafshuar
- Vjen me një dorezë për tu kapur dhe mbajtur lehtësisht nga bebet
- Inkurajon kafshimin dhe qetëson dhimbjen dhe kruajtjen e mishit të dhëmbëve
- Plotësisht i sigurtë për fëmijët duke plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë për produktet e fëmijëve
- Pa përmbajtje lëndësh toksike
- Mosha: 0+ muajsh
Të dhëna teknike:
- Madhësia: 7 x 7 x 5 cm
In stock