aboutus2

Si mund të përshkruhet me dy fjalë dashuria për fëmijët, dëshira e çiltër për zhvillim
dhe argëtim të shëndetshëm të tyre, lehtësim dhe plotësim të nevojave të prindërve të rinj dhe jo vetëm?
E thjeshtë: Bee Kids!

Bee Kids fokusohet e tëra rreth pasionit.

Pasion i ndërlidhur ngushtë me ju dhe fëmijën tuaj. Ne dëshirojmë të shtojmë vlerë në jetën tuaj të përditshme, të kuptojmë gjithmonë e më qartë çfarë ju bën të lumtur, çfarë e përmirëson jetën e familjes tuaj, çfarë ju jep kënaqësi, çfarë ju argëton dhe ju suprizon, për ta transformuar atë dije në shërbime dhe produkte cilësore të pakrahasueshme.

beekidsabout3

E thotë historia jonë…

E krijuar në vitin 2017, Bee Kids që në fillimet e saj ka patur si objektiv të zgjedhë për të përfaqësuar ato brande që nuk bënin kompromise me cilësinë e tyre. Përse? Sepse si fillim nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti i fëmijëve tanë.

Së dyti zhvillimi i duhur është një ndër hapat kryesor në rritjen e fëmijës, hap të cilin çdo prind e ka me shqetësim të madh.

Dhe pikërisht falë politikave tona u vijmë në ndihmë prindërve me produkte të çertifikuara dhe lojëra zhvilluese për të gjitha moshat por gjithashtu dhe argëtuese, sepse në fund të fundit fëmijët kanë nevojë të argëtohen, dhe ju të kaloni më shumë kohë cilësore me ta, të gjithë bashkë në familje.

Po mua si prind, si mund të ma lehtësoni jetën?

Bee Kids, në çdo moment të ditës që ju kaloni me fëmijën tuaj, mund t’ju vijë në ndihmë falë produkteve inovative dhe të konceptuara nga prindër, për prindër.

Ne synojmë që ju ta shijoni sa më shumë të qënit prind, duke ju lehtësuar vështirësitë e ditës dhe duke ju lënë më shumë kohë në dispozicion ta shijoni atë me fëmijën tuaj.

E dimë që të jesh prind nuk është e thjeshtë, por ne jemi këtu t’ju kujtojmë, sa herë të ketë nevojë, që është realisht një eksperiencë e jashtëzakonshme…

beekidsabout4

Jetojmë atë që krijojmë. E krijojmë, e jetojmë.

SHPORTA NË BEE

close